Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së shtetit dhe të kombit. Fillimviti shkollor sigurisht që është një ditë e shënuar në shpirtin arsimdashës të kombit shqiptar.
Me këtë rast, ne kujtojmë me nderim e përulje plejadën e mësuesve, pedagogëve dhe personaliteteve të shquar shtetarë shqiptarë në fushën e arsimit. Kujtojmë veçanërisht një shembull që është unik për këtë qëllim të shenjtë: Mirash Ivanaj, Ministër i Arsimit në vitet e Mbretërisë Shqiptare, i lauruar me dy diploma të shkëlqyera universitare.
Mirash Ivanaj, edhe pse kundërshtar në pikëpamje e bindje politike, i’u kërkua republikanit nga Mbreti Zog, që të pranonte detyrën e Ministrit të Arsimit për të bërë një reformë rrënjësore në fushën e arsimit.
Kjo reformë e ideuar prej tij kërkonte mbështetje të plotë dhe të gjithanëshme duke përfshirë edhe ndryshime kushtetuese (Statuti Themeltar i Shtetit), me synimin që arsimi të përshkohej vetëm nga fryma komb?tare dhe karakteri plotësisht laik, duke m?njanuar presionet e rrezikshme t? t? huajve, të organizmave private dhe të institucioneve fetare, të cilat përcillnin të tjera interesa.
Duke evokuar këta emra të mëdhenj, ndjehemi të gjithë përgjegjës që aktualisht arsimi në Shqipëri është në gjëndje emergjence kombëtare, përderisa një sërë strategjish për reforma strukturore dhe eksperimente të shpallura në vite me terma grandomanie, kanë dështuar dhe përderisa vijon ende të mbetet instrument ndikimi politik.
Vite më parë dështoi eksprimenti paradoksal, kur në Shqipëri lulëzuanuniversitete fantazmë, duke arritur një universitet për 50 – 60,000 banorë, kur shumica e tyre nuk plotësonin as standardet minimale për të qenë të tillë!
Është kjo arsyeja që edhe universiteti ynë më i mirë, është më i fundit në rajon për nga standardet.
Askush nuk përgjigjet se sa njihen diplomat e arsimit shqiptar në vendet e tjera, pse nuk njihen, cili është shkaku përse nuk njihen dhe kur do të njihen?
Në vlerësimet më të fundit Komisioni i Venecias për renditjen europiane të arsimit parauniversitar, Shqipëria ka zbriur 15 vende më poshtë se në vitin 2023. Askush nuk jep përgjigje se përse në vitin 2017 kishim 153 nxënës për 1,000 banorë, ndërsa në vitin 2022 kishim 136 nxënës për 1,000 banorë.
Strukturimet dhe ristrukturimet e shpeshta në të gjitha nivelet e administratës kanë rezultuar në kaos edhe në administrimin e arsimit.
Kështu, struktura me katër drejtori rajonale të arsimit parauniversitar është një nga eksperimentet tashmë të dështuara. Këto drejtori, ashtu si edhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar janë shndërruar më së shumti në struktura, ku në drejtim janë caktuar militantë politikë.
Për turp kombëtar, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka as komision, as nënkomision parlamentar për arsimin.
Ka vetëm një Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, a thua se jemi ende një vend komunist që shqetësim kemi edukimin e njerëzve, ndërkohë që Ministria përkatëse, normalisht dhe historikisht, quhet “Ministria e Arsimit” dhe jo “Ministria e Edukimit”!
Është kjo arsyeja që Kuvendi dhe komisionet e tij nuk dijnë dhe as që nuk pyeten për reformat që kryhen në arsim.
Prandaj është urgjente ngritja e një një strukture kombëtare me ekspertë të shquar në fushën e arsimit, pa dallime politike, e cila të evidentojë problemet dhe të përcaktojë prioritetet dhe reformat përkatëse për të dale nga kjo emergjencë.
Është urgjente që drejtoritë e arsimit të kthehen në bazë qarku, sikurse kanë qenë, ndërsa në bashki të rikthehen zyrat arsimore.
Është urgjente që arsimi parashkollor dhe arsimi profesional të rikthehen në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Është urgjente të rishikohen kurrikulat dhe niveli i teksteve mësimore, për të përcjellë si azhurnimin me zhvillimet e reja, ashtu edhe frymën kombëtare, si dhe historinë e afirmuar kombëtare, jo shijet personale apo politikat partiake.
Kjo urgjencë pëballohet duke rishikuar Ligjin Nr.69/2012 “Per Arsimin Parauniversitar ne RSH”, si dhe Ligjin Organik Nr.80/ 2015 “Për arsimin e lartë në RSH”.
Ndër çështjet pastërtisht kombëtare, arsimi kombëtar nuk duhet të jetë çështje politikash apo paradash partiake. Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së shtetit dhe të kombit./ CNA
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...