“Marifeti” i Ramës për largimin e të vjetërve!
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...

Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie” kjo datë, unë dua të uroj më së shumti mësuesit. E mbaj mend mësuesen e klasës së parë, Myzejen Kardhashin. Unë, si qaraman, qaja se doja të shkoja në klasën e vëllait më të madh, por ajo më ledhatonte dhe më premtonte se do të kënaqesha shumë në klasën time. Na jepte kaq shumë dashuri, sa na bënte të shkonim në shkollë me qejf… Pastaj në shkollë të mesme “gjeta” mësuesin e letërsisë, Bardhyl Daklin (për koincidencë, jetonin të dy në të njëjtën lagje e rrugicë). Ai më drejtoi udhën e librave…
Por, kujtoj të gjithë mësuesit pa përjashtim, përkushtimin, durimin, profesionalizmin e tyre. Sa autoritarë ishin mësuesit. Pas policit, mësuesi ishte ai që kishim më shumë “frikë”. Mësuesi ishte “pushtetari” më i rëndësishëm edhe për prindërit tanë…
Kohët ndryshuan. Shkolla u bë më demokratike, më e hapur. Mësuesi u bë më pak autoritar dhe më pak “i frikshëm” dhe fëmijët njohën më shumë të drejtat e tyre.
Por rrugës gjërat u prishën, si në shumë drejtime. U harrua raporti mes të drejtave dhe detyrimeve. Nëpër klasa varëm vetëm tabelat me “Të drejtat” dhe harruam “Detyrimet”. Autoriteti dhe dinjiteti i mësuesit ra, si para nxënësve, para prindërve dhe para shoqërisë. Mësuesit nuk guxojnë sot as të ngrenë zërin në klasë, sepse nxënësit u bëjnë video dhe kjo quhet “dhunë verbale”. Videoja u dërgohet “emisioneve investigative” dhe pastaj mësuesin e hedhin në rrugë shpejt e shpejt. Ndërsa në rrjet ne i marrim erzin publikisht.

Vetë shteti kontribuoi shumë në këtë zhvlerësim.
Sot, të bësh punën e mësuesit është shumë e vështirë. Shumica e familjeve mendojnë se është detyrë e shkollës t’ua bëjë fëmijën të mençur, të ditur, të edukuar e çfarëdo tjetër.
Bashkëpunimi mes prindërve dhe mësuesve është sfidë më vete. Harrohet se për të “ndërtuar” një fëmijë duhet bashkëpunim i ngushtë familje-shkollë.
Si kudo, edhe në shkolla ka mësues që ndoshta nuk e meritojnë këtë titull dhe këtë profesion. Si për nga shkalla e formimit profesional, ashtu dhe integriteti. Nuk mund të jetë mësues ai që i drejton nxënësit që të shkojnë te passhkollori X që i jep një honorar për këtë, apo ai që i fton nxënësit në shtëpi të bëjnë kurse për lëndën që jep në shkollë.
Megjithatë, sot unë dua të nderoj pikërisht figurën e mësuesit, të mësuesit që duhet të mbetet heroi i fëmijëve dhe shoqërisë.
Sot dua t'i ftoj të gjithë që ta respektojmë figurën e mësuesit dhe ta ngremë atë sa më lart në sy të fëmijës.
Sepse unë mendoj se shkolla nuk është godina, shkolla është ajo që bëhet brenda godinës. Një ndërtesë mund të jetë vërtet shumë moderne, por nuk do të thotë se ajo është një shkollë e mirë.
Në klasën time të parë, në mes të klasës vendosnim një legen kur binte shi, sepse çatia pikonte.
Ne ngroheshim me një sobë modeste me dru. Por ajo që i ngrohte më shumë shpirtrat tanë ishte mësuesja, që na donte dhe e donim shumë.
P.S: Këtu ndodhet edhe vajza ime...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së ...
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...