3 mos (për) puthjet kritike të z. Macron me Aleancën Euroatlantike!
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...

Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shtojë një tjetër festë zyrtare në kalendar.
2 marsi, dita kur Gjergj Kastrioti dhe princat shqiptarë u mblodhën në Lezhë, nën kujdesin e ambasadorit të Venedikut, për të vendosur fatet e kombit, do të jetë pushim zyrtar.
Se sa shumë kishin nevojë princat për një pushim pas gjithë atyre vendimeve të vështira, nuk mund ta dimë, por një gjë është e sigurt: sot më shumë se kurre qytetarët e këtij vendi, e meritojnë edhe një ditë tjetër pushim!
Siç duket nga lista e pafund e festave zyrtare, çdo muaj kemi nga dy deri në katër ditë pushime të garantuara për të “çliruar shpirtin” nga raskapitja në punë.
Pashkë Katolike, Pashkë Ortodokse, Bajram i Madh, Kurban Bajram, Dita e Verës, Nevruzi, Dita e Shenjt Terezës, dhe padyshim, Dita e Rinise, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Punëtorët mund të pyesin se pse Dita e Punës është pushim, por kjo është çështje tjetër.
Me shtimin e datës 2 mars si festë kombëtare, ky është momenti i artë që të bëjmë atë që dimë më mirë: t'i japim punës... një shans pushimi! Deputeti propozues ishte më se i qartë: “Ne vlerësojmë periudhën më të lavdishme të historisë sonë dhe duhet ta bëjmë këtë duke... pushuar!
Dhe në këtë bollëk festash, nëse ndonjë nga festat zyrtare përplaset me të shtunën apo të dielën, ne kemi zgjidhjen ideale: Pushimi kompensues. Nëse nuk ke arritur të pushosh në festën e Krishtlindjes sepse qelloi e dielë, mos u shqetëso: e hëna dhe e marta janë aty për ty! Siç thotë filozofia moderne: më shumë ditë pushimi, më shumë lumturi.
Më shumë pushime do të thotë më shumë kohë për të reflektuar mbi periudhat e lavdishme të historisë. A mund të imagjinohet një përkujtim më i mirë për Gjergj Kastriotin se një ditë e tërë për të mos bërë asgjë? Ai luftoi për lirinë, ndërsa ne e festojmë atë liri....
Por nuk ka pse të kufizojme veten përditët e pushimit: mund të shpallim pushim “Ditën e “Besëlidhjes së Arbërit,” Ditën e “Heroit të Panjohur që nuk e njohim, por e nderojmë,” dhe pse jo, Ditën e “Pse të mos pushojmë edhe këtë të enjte.”
E premtja mund të shpallet dita e pergatitjes për fundjavën.
Mund të shpallnin ditë pushimi edhe ditët kur jemi bërë miq dhe armiq me jugosllavet, rusët, kinezet.., por nuk mjaftojnë ditët e kalendarit Gregorian!
Tani që shumë punë do t’i bëj Inteligjenca Artificiale, dalin e teprojne tri ditë pune në javë. Boll kanë punuar njerëzit.
Ne duhet të jemi pararoje në rajon dhe me gjerë duke pushuar deri sa të lodhemi.
Eshtë koha që të ngrihemi të gjithë në këmbë .. për të pushuar!/ CNA
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së ...
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...