5 përgjigje turfullimeve të Vuçiç t’i shpallur luftë Kosovës?!
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe m...

Më erdhi ndër mend ky vargëzim emrash nga leximi i plotë i 500 faqeve të akuzës kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kam qeshur plot herë siç dhe jam indinjuar qindra herë. Dhe konkluzioni? Një vërë në ujë, e thotë bukur populli ynë trim dhe liridashës.
Po pse mo, me paratë që paguan Argita për shpenzimet mjekësore të Berishës do provoni korrupsionin, ju të SPAK-ut? Me sponsorizimet për shërimin e plot fëmijëve në atdhe do argumentoni se familja Berisha ka grabitur?
Me kthimin e pronës të Malltezit te Malltezi do provoni që u vodh pasuria e këtij vendi? Ndaj u indinjova. Por dhe qesha. Se më erdhi në kujtesë një episod nga drejtësia e Enverit, që e kam lexuar diku. Ia vlen ta paralelizoj se kjo e sotmja është fiks, ose motamo, ose tamam, ose tëpkë, ose njësoj si drejtësia e Edverit. E Edi Ramës d.m.th. që na e shiti Reformën në Drejtësi si verë cilësore dhe po e shijojmë si uthull të shpëlarë.
Ja ç’ka ndodhur 60 vjet para, që SPAK-u e ka kopjuar pa bërë fare ndryshime.
Në një fshat të Korçës duhej të futej patjetër në burg Bedriu. Ishte fshatar i mesëm, por që kishte reputacion në fshat dhe po mendohej se do bëhej pengesë për krijimin e kooperativës. Donin ta futnin në burg, por nuk po gjenin asnjë provë. Plot prokurorë dështuan, e Partia lart donte urgjent të arrestohej Bedriu. Në ato çaste ngutjeje, doli vullnetar prokuror Spartaku.
-Për 12 orë gjej unë prova të forta, - u zotua.
Dhe nuk vonoi. Sa ra nata, te qymezi i pulave të Bedriut hodhi brenda një foto të Enver Hoxhës. Në mëngjes shkoi atje me policë. Bënë kontroll në shtëpi dhe më pas në qymez. Nga andej një polic doli me portretin e Enverit, që mezi njihej. Se e kishin dhjerë pulat. Glasat qenë kudo dhe dukej që qenë të freskëta, të ngrohta. Kaq mjaftoi. Prova: glasat te fytyra e diktatorit. U quajt armik, agjent i Amerikës dhe u dënua mbi këto glasa që gjeti Spartaku.
Ndaj më erdhi ndër mend vargëzimi SPAK-u, Kulaku dhe Prokuror Spartaku. Njësoj edhe 500 faqet e akuzës ndaj Berishës. Mbushur me glasa mllefi e urrejtjeje ndaj Berishës. Madje më keq. Mllef, inat e urrejtje ndaj familjes Berisha./ CNA
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe m...
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, ...
Sot, në opozitën shqiptare mbizotëron një situatë absurde....
SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e p...
Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmêri, deri më t...
Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuven...
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së ...
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...