Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe me keqardhje riciklimin e oshilacioneve si dhe trimërimin mbas lufte të z. Vuçiç, Presidentit të Serbisë (ish-Ministrit të Milosheviçit) si dhe ushtarit të axhendës së Rusisë – Putiniste, se: “do t’i shpallte luftë Kosovës për ri-kthimin e gjendjes së mëparshme (para 1999) gjeopolitike në Kosovë dhe Metohi… ”?!
Ndërsa këto turfullime, gjithsesi, kanë gjetur një interes të shtuar jo vetëm mbarëkombëtar, por edhe në Washington, Bruksel, etj në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO”, do përpiqem, të përcjell publikisht disa gjetje dhe përgjigje/mesazhe strategjike, jo vetëm ndaj Beogradit të pushtuar nga oshillacionet e Millosheviçit:
Së pari, të zgjohet dhe të harrojë ëndrrat neo-staliniste në rajon dhe posaçërisht për Kosovën martire, pasi përtej të gjithave: “prej datës së çlirimit nga pushtuesit serb (12 Qershor 1999) Republika e Kosovës, sigurisht që nuk është por dhe nuk ka për tu kthyer më kurrë si pjesë e jurdiksionit territorial dhe hartës gjeopolitike të Serbisë”. Pikë.

Së dyti, të lëri përrallat me/pa mbret që nuk i beson as më as Moska, as Dodik, dhe sigurisht as ushtria e radikaleve në Beograd. E vërteta, pra kufijtë dhe harta gjeopolitike e patjetërsueshme janë rrenjosur dhe skalitur me gjakun e dëshmorëve të kombit në shekuj si dhe nga fuqia ushtarake e Aleancës Euroatlantike në 1999. Kështu "përsa kohë të ketë edhe Shqiptarë si dhe prezencë të USA/NATO-s në Kosovë, Serbia ka ZERO shance për të “shpallur luftë", por dhe ka ZERO fuqi për të sulmuar ushtarakisht sovranitetin si dhe tërsinë teritoriele të Kosovës”.
Thënë këtë, përsëris thirrjen miqësore për aktorët mëndjehapur në Beograd: “të mos lejojnë që qeveria e Vuçiç, etj mbas tij, të shpenzojnë kot stër koti mbi 1.5 miliard € në vit nga djersa dhe mundi i popullit serb (për armatatosjen me tanke; Mig-29, rafale, helikopter, raketa dhe dronë vrasës) pasi e vërteta është se asnjë nga vendet ndërkufitare (përfshi Kosovën) apo Aleancë nuk e rrezikon sovranitetin e Serbisë”.

Së treti, riciklimi manktheve të Millosheviçit (Eprorit) apo trimërimi juaj (z.Vuçiç) 25 vjet mbas humbjes së luftës gjakatare, mund të ushqejë militantët si dhe axhendën e radikalëve në Beograd; interesat e krimit të organizuar, apo “laraskat dhe sorrat rreth liqenit Ujmanit ...”, por kurrsësi nuk munden të trembin kombin shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar ( që gjunjëzoi makinerine kriminale tç Millosheviçit në 1999) të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE) !
Së katërti, pa mëdyshje, që edhe 25 vitet pas çlirimit të Kosovës apo 31 muajt e luftës neo-naziste të Putinit në Ukrainë: “oshilacionet e Beogradit zyrtar, i gjej të sikronizuara me interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan”. Por Kremlini ka dështuar për të hapur një front të ri lufte si dhe për të mbajtur ndezur frymën antiperëndimore/USA në rajon. Po ashtu z. Vuçiç, ka (keq) dështuar për të bërë viktimën apo për të pirë nga 5 nëna (Moskë, Washington, Bruksel, Pekin, Paris)!
Së pesti, përtej dhe përfshi këtë rast (kërcenimin për shpallje lufte ndaj Kosovës dhe NATO-s..!!) përsëris se megjithë përpjekjet dhe progresin 25 vjeçar për tu larguar nga urrejtja dhe gjakëderdhja shekullore, fatkeqësisht paqja, siguria, stabiliteti demokratik dhe ardhmëria euroatlantike për 6 vendet e ballanit perëndimor, mbetet ende të kërcënuara kryesisht nga Serbia.

Në shtesë, gjeni edhe “tre rekomandime strategjike” për faktorët shtetërorë si dhe ekspertet/kolegët mendjehapur në Prishtinë, Tiranë, USA/NATO, etj:
1. Përkundër “dogmave internacionaliste dhe kakofonisë sovraniste”, Prishtina zyrtare kurrsesi nuk do duhet të marrë (pa u konsultuar) vendimmarrje me impakte strategjike, që minojnë themelet e besimit me “çlirimitarët e vërtetë/USA/NATO, që prej 25 vitesh vijojnë të mbajnë peshë kritike për sigurinë dhe ardhmërinë e Kosovës”. Për më tepër: “riciklimin e dalldisjes/kërcënimeve ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës”, të mos i konsiderojnë si oportunitete populiste, por si “përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne”, përtej prezencës së NATO-s (që nuk do të jetë e përjetshme); vendin ku, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin me dinjitet të Kosovës nga konsumatore në kontribuese për sigurinë si dhe integrimin e rajonit në NATO dhe BE!
2. Tirana dhe Prishtina zyrtare, e kanë përgjegjësi të lartë shtetërore dhe historike njëherësh, të zhvillojnë projektin: “2- Shtete Sovrane, 1-Komb i vetëm”, duke mos u fshehur prapagandës egocentrike që vjen nga fuqia e mbipushtetit dhe mbas “gishtit të përkujdesjes diplomatike”, por duke harmonizuar dhe garantuar SHBA/NATO/BE se kjo “qasje e vonuar” do të kontribuojë për paqen afatgjatë në rajon, sigurisht përfshi edhe Serbinë.

3. Aktorëve me peshë strategjike si dhe ekspertëve/kolegëve në rajon, Washington, Bruksel, etj do t’i ri-sugjeroja që perspektivën e paqes dhe stabilitetin e rajonit, ta para-kushtëzojnë me rikthimin e vetëm dy masave të mirëbesimit reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave Beogradi “të imponohet” se: (a) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake duke mos kërcënuar integritetin teritorial të Kosovës; (b) nuk do të vendos instalime dhe as aktivitete ushtarake (25 km distancë ajrore dhe 10 km tokësorë), në kufijtë shtetërore mes vendeve. Këto dy kushte gjithësesi duhen të monitorohen nga USA/NATO/BE, që mbeten faktor kritik për paqen në rajon.
Ndërsa, përkundër riciklimit të urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore, besoj edhe më fortë se këto turfullime staliniste për luftë mbeten gjithsesi këmbana alarmi, për të mbajtur zgjuar kujtesën e popujve të ballkanit se: “paqja mbetet misioni i vetëm, në interes të bashkëjetesës paqësore, sigurisë, mirëqënies si dhe ardhmërisë euroatlatike të Shqiperisë, Kosovës, MV, Malit të Zi, Bonje-Hercegovinës dhe Serbisë”!
* Autori: Gjeneral Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, ...
Sot, në opozitën shqiptare mbizotëron një situatë absurde....
SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e p...
Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmêri, deri më t...
Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuven...
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së ...
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...