Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Partia Demokratike njoftoi sot se ka dorëzuar në SPAK një padi të dytë ndaj Carlo Bollino-s, këtë herë për "BUNK’ART".
Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka, u shpreh para gazetarëve se kontratat për përfitime fondesh nga “Bunkart 1” dhe “Bunkart 2”, janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe se pasi subjekti përfitues, në këtë rast Bollino, nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe kolegjiumi.
E para, bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 11.985.000 lekë.
"Me urdhrin nr.309, datë 30.10.2014 të Ministrit të Kulturës, urdhërohet financimi i projektit 'BUNKERI' që do të realizohet nga QSSL në vlerën 11.985.000 lekë, autorizohet znj. Elira Kokona për nënshkrimin e kontratës me z. Ergys Gezka, Drejtor Ekzekutiv i QSSL me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit nr.5208 datë 11.11.2014.
Lidhja e kësaj kontrate është bërë në kundërshtim me ligjin nr. 10352, pasi subjekti përfitues nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe kolegjiumi. Ministër Kulture në atë kohë ishte Mirela Kumbaro", u shpreh Noka.

PD denoncoi më tej se pas përfitimit të fondeve të para shihet se pagesat për "BUNK’ART" i kalojnë një tjetër OJF, “QENDRA URA” dhe kjo ka për drejtues Ergys Gezkën. Kjo e fundit ka përfituar 320.000 euro pagesa nga buxheti i shtetit, përveç të ardhurave të përfituara nga biletat e shitura.
Një moment shumë i rëndësishëm që e lidh Carlo Bollino-n me këto fonde është kompania "Spazio Eventi Albania".
"Kompania e themeluar nga ‘presta-nome’ i Karlos, Lindita Doda (kjo themeloi kompaninë 'MTSC' që përfitoi pronën për 'REPORT TV') dhe disa shtetas të tjerë. Në vitin 2018, Alba Malltezi blen 59% të aksioneve të kësaj kompanie. Nga analizimi i bilanceve të ‘Spazio Eventi Albania’ konstatohet se është përfituesi fundor i shumës 11.985.000 lekë të dhënë nga Ministria e Kulturës", u shpreh Noka.

Sipas PD-së, pjesë shumë e rëndësishme e kallëzimit është emri Ergys Gezka dhe familjarë të tij që kanë ngritur një skemë me disa OJF, të cilat përfitojnë fonde nga buxheti. Ergys Gezka është bashkëpunëtor i Bollino-s.
"I përdoruri i Carlo Bollino-s për 'BUNK’ART', Ergys Gezka, ka mbajtur disa funksione publike gjatë periudhës 2015-2021 në Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave. SPAK duhet të bëjë ndjekjen e parave dhe do të kuptojë fare qartë se Carlo Bollino ka ngritur një skemë të sofistikuar organizatash fiktive për të përfituar para publike. Një pikë tjetër shumë e kallëzimit penal është financimi i kompanisë së Carlo Bollino-s, C-7 Communication Systems nga kompania në zotërim të Igli Gjelishtit, 'Image&Communications Development'. Kompania e Igli Gjelishtit ka përfituar 12 milionë dollarë tenderë në periudhën 2019-2023, para të cilat kanë financuar fiktivisht Carlo Bollino-n për të ndërtuar 'Report TV' dhe jo vetëm", u shpreh ai.

Personat e akuzuar janë në padinë e dytë:
-Elira KOKONA, shtetase shqiptare, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në momentin e ngjarjeve. Aktualisht me detyrë drejtoreshë e Korporatës së Investimeve në varësi direkte të Kryeministrit.
- Carlo Bollino, shtetas italian, i natyralizuar shqiptar, lindur në Lecce (Itali), banues në Tiranë, pronar i “Report TV” dhe “Shqiptarja.com”.
- Alba Malltezi, ortake në shoqërinë “FFM Group” sh.p.k. dhe në shoqërinë “4B Communications” me adresë për efekt njoftimi: "Shqiptarja.com", Rruga “Ndre Mjeda”, “Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana'”, (Reparti i Orëve) - Tiranë, Shqipëri.
-Igli Gjelishti, shtetas shqiptar, pronar i kompanisë “Image & Communications Development”.
-Ergys Gezka, ish-drejtor në Ministrinë e Financave dhe aktualisht ekspert i burimeve njerëzore pranë OJF - Shoqatës “LiburnEtik”.
-Arben Gezka, drejtues i Shoqatës “Dora e Pajtimit” (DEP)./CNA
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë së fundmi një...
Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, gjatë konferencës së...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë mëngj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi këtë të martë Lul...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi, ka ...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për përjashtimin ...
Këtë të martë është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shpreh gjat...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve ...
Pas vendimit të sotëm të dhënë nga Apeli i Gjykatës së...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryebas...
Mazhoranca socialiste po përgatit një skemë për të god...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Prej më shumë se një jave, CNA ekskluzivisht zbuloi skemën...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me mbësht...
Deputeti Xhelal Mziu ka folur për aksionin opozitar dh...
Tentativat e 99-çave të Rilindjes dhe “vullnetarëve” të En...
Beteja kundër SPAK-ut duket e qartë dhe ende maxhoranc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...