“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Prej më shumë se një jave, CNA ekskluzivisht zbuloi skemën dhe lojën e qeverisë, e cila po tenton të kontrollojë SPAK-un, duke krijuar një komision “Ad Hoc”, i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, njeriu i cili njihet si “vullnetari” i Enverit.
Përmes këtij komisioni “Ad Hoc”, do të thirret në apel kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, për të raportuar se çfarë po ndodh me hetimet, e gjitha kjo skemë e ngritur me justifikimin për integrimin e Shqipërisë në BE.
Dita-ditës, CNA zbuloi të tjera detaje. Partia Socialiste, për të ndërhyrë në administratën e Parlamentit dhe për të krijuar një reformë që do të sillte lëvizje drejtorish, drejtuesish të institucionit dhe individë të punësuar në administratë, ka krijuar një komision, i cili kryesohet nga Eduard Shalsi si kryetar dhe aty bëjnë pjesë Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Bledi Çuçi dhe Lindita Nikolla.
Misioni i këtij komisioni është të shtrojë rrugën për ngritjen e komisionit “Ad Hoc”, i cili do të jetë i emërtuar për raportimin e institucioneve të pavarura në kuadër të integrimit në BE.
Por çfarë ndodh?
Si fillim, Eduard Shalsi, ose siç mund të quhet ndryshe “idioti i dobishëm”, pranoi publikisht se socialistët kishin krijuar një grup pune brenda grupit të tyre parlamentar, i cili do të çonte Kuvendin në një nivel tjetër, më lart seç është tani, duke përgatitur një komision ku parlamenti do të kontrollonte qeverinë dhe institucionet e pavarura.
Gjatë një interviste të tijën, në televizionin ortak të inceneratorëve, Shalsi deklaroi:
“Ajo që do të duhet të ndodhë është që të rriten kapacitete për të monitoruar dhe kontrolluar punën e qeverisë dhe të institucioneve të pavarura. Parlamenti do të duhet të modernizohet, do të duhet të ngrihet në lartësinë e sfidave të kohës. Do të duhet që të luajë rolin, të cilin i beson kushtetuta”, kështu është shprehur në intervistën e tij në 19 janar.

Pra këtu, “idioti i dobishëm”, Eduard Shalsi, konfirmon atë që CNA ka shkruar pak ditë më parë për skemën se si qeveria po tenton të kontrollojë SPAK-un, për shkak të hetimeve dhe arrestimeve që janë bërë në lidhje me dosjet më të nxehta që filluan të lëvizeshin me ardhjen e Altin Dumanit në SPAK.(Lexo ketu)
Por, nuk përfundon këtu.
Pasi pranoi publikisht krijimin e grupit të punës për të kontrolluar dhe monitoruar qeverinë dhe institucionet e pavarura, në një dalje tjetër televizive, Shalsi, teksa përpiqet të përgënjeshtrojë deklaratat e tij, tregon se është ngritur një grup pune dhe paraprakisht ka nisur përcaktimi i një plani me faza që duhet të kalojë procesi duke mos përjashtuar sërish si alternativë krijimin e një komisionin “Ad Hoc”.
“Sot që flasim kemi një grup pune informal. Ajo që ne kemi filluar si proces është që të përcaktojmë një plan me faza në të cilat do të duhet të kalojë ky proces, qëllimi i të cilit është përmirësimi i efikasitetit, eficiencës së punës së Kuvendit”, thotë Shalsi.
Eduart Shalsi nuk përjashton si alternativë krijimin e komisionit “Ad Hoc”.
Por pas bujës së madhe mediatike që shkaktuan shkrimet e CNA-së dhe reagimet e shumta që pasuan pas zbulimit të skemës së qeverisë për të kontrolluar SPAK-un, ku pati dhe një reagim nga ndërkombëtarët, të cilët shprehën hapur mbështetjen e tyre ndaj kreut të SPAK-ut dhe kritikat për qeverinë, Eduart Shalsi përgënjeshtron deklaratat e tij sërish në ekranin ortak me inceneratorët.
“Idioti i dobishëm” ndërron lëkurën, duke hedhur poshtë deklaratat e tij, duke thënë se nuk është folur për një komision “Ad Hoc” për të kontrolluar drejtësinë.
“Absolutisht nuk është ky, as nuk është folur për një komision ‘Ad Hoc’, as nuk është folur për ndonjë strukturë të posaçme dhe as nuk është folur në lidhje konkrete me organet e drejtësisë.
Nëse ka një forcë politike që ka mbështetur organet e reja të drejtësisë pa kurrfarë hezitimi dhe me të gjitha mjetet edhe financiarisht duke iu përgjigjur pothuajse të gjithë kërkesave të tyre, kjo ka qenë PS.
Nuk është çështje shansi kontrolli zero. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do të shpiket ndonjë artificë, nuk do të krijohet ndonjë komision ‘Ad Hoc’ enkas për sistemin e drejtësisë”, ka thënë Shalsi një ditë më parë në televizionin ortak të inceneratorëve, që ka zhvatur milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke u bërë zëri i bosëve të vjedhjes më të madhe të shekullit.

Shalsi kërkon të fshihet mes fjalëve por, mjafton fakti që ka dalë 3 herë për të njëjtën gjë me tre "muzikë" të ndryshme që të na mbushë mendjen se s’do ketë komision për të kuptuar se e vërteta është se mazhoranca e Rilindjes me 99-çat e saj dhe vullnetaret e Enverit duan të godasin institucionet e pavarura për t’i futur nën kontrrollin e tyre.
CNA mësoi se në mbledhjet me Drejtorët e Përgjithshëm të agjencive dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive dhe atë të qeverisë, kryeministri Rama në alarm është shprehur "mbyllini derën SPAK-ut, mos i jepni dokumente, mos u dorëzoni para tyre dhe ata duhet t'ju njoftojnë 3 ditë para, procedura, teknikalitete dhe të tjera si këto".
Udhëzimet për skenarin e krijuar për të kontrolluar organin e ri të drejtësisë i ka dhënë kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mbledhjen që u zhvilluar në Shëngjin ku është artikuluar se parlamenti duhet të kontrollojë SPAK-un, duhet të gjendet një mënyrë që SPAK-ut t'i vendosen frena.
Pas Lindita Nikollës, një gjë të tillë e ka kërkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm, Bledi Çuçi.
Pas furtunës që shkaktuan faktet e sjella nga CNA Elisa e inceneratorëve, ose Elisa Spiropali nxitoi që të mohonte ngritjen e komisionit “Ad Hoc”, që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Një ditë më parë, CNA ka mësuar se përgatitjet për skenarët kundër SPAK-ut kanë nisur të diskutohen tri ditë më parë gjatë një mbledhje që kryeministri Rama ka zhvilluar me Engjëll Agaçin, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, Klotilda Bushkën, Ermonela Felajn, ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, ish-zv.ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, ministren e Anti-Korrupsionit, Adea Pirdenin.
Gjatë mbledhjes është kërkuar krijimi i një drafti fillestar, i cili do të hartohet nga Engjëll Agaçi. Agaçi ka zhvilluar mbledhje Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive ku i ka udhëzuar se si duhet të veprojnë në rast se SPAK shkon të marrë dokumente në lidhje me hetimet.

Skema është mjaft e qartë. Teksa "idioti i dobishëm", Eduart Shalsi, tenton t’u hedhë hi syve shqiptarëve duke përgënjeshtruar ato që deklaron në televizionin ortak me inceneratorët dhe Elisa e inceneratorëve që i mban ison, nga krahu tjetër qeveria në mbledhjet e saj të fshehta në vila përgatitet vërë në jetë skenarin për të kontrolluar SPAK-un./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me mbësht...
Deputeti Xhelal Mziu ka folur për aksionin opozitar dh...
Tentativat e 99-çave të Rilindjes dhe “vullnetarëve” të En...
Beteja kundër SPAK-ut duket e qartë dhe ende maxhoranc...
Një projekt i qartë i mazhorancës në pushtet, që ka sh...
Për t’i kuptuar pak më thellë qytetarët në perceptimin që ...
A janë shqiptarët të majtë apo të djtathtë, si e vetëident...
Partitë e reja apo organizimet e reja politike, bashkë me ...
Në sondazhin e fundit në Euronews Albania, Barometri ka ve...
Pas 3 vitesh, një socialist ka sulmuar Lulzim Bashën. ...
Blerina Gjylameti, shefe e delegacionit të parlamentit që ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar SHqipër...
CNA raportoi këtë të premte se një grup oficerësh të B...
Mbështetës të ish-kryeministrit dhe qytetarë kanë dalë...
Prej gati një jave, 99-çat e Rilindjes dhe “vullnetarë...
CNA ka denoncuar dita ditës me dhjetëra lajme skemën e Par...
Në qytetin e Laçit punimet për ndërtimin e ujësjellësit të...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur dje nga Shkodra...
Zbardhen bisedat e demokratëve në grupin në "WhatsApp"...
Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një deklaratë për media...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...