Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Një nga fjalët që urrej më së shumti është “pjesëmarrje”. Kushdo që e ka krijuar këtë fjalë ka bërë një dëm kolosal te kultura mbizotëruese që kanë pasur e ende po përthellojnë shqiptarët.
Fjala pjesëmarrje sjell natyralisht atë kuptimin e gjithëpranuar se nëse shkon diku shkon për të marrë pjesë apo pjesën.
Shkon në miting, shkon për të marr pjesën, shkon në protestë, shkon për të marrë pjesën, bëhesh anëtar partie dhe të duket se merr pjesën në parti, e kjo ka përfunduar kaq keq saqë edhe për kauza e çështje të gjithë mendojnë se duhet të marrin pjesën.
E nuk kanë faj, sepse vetë fjala ta ndjell këtë pritshmëri.
“Partecipare” në italisht, “participation” në anglisht, i shkon më për shtat të përkthehen si pjesëbërje jo si pjesëmarrje.
A nuk do të ishte një fillesë e mbarë që ta ndryshonim fjalën pjesëmarrje e ta shndërrojmë në pjesëbërje???
Pjesëbërje në miting, pjesëbërje në protestë, pjesëbërje në parti, etj., etj...
Kështu ndoshta do të shihnim një shqiptar që lulëzon duke menduar e pranuar se gjërat ndryshojnë kur secili prej nesh bën pjesën e vet.
Shqipëria mjerohet nëse vazhdojmë të jetojmë nën motivimin se secili merr pjesën e vet.
E nëse biem dakord fillimisht për një aksion të tillë kombëtar për ta ndryshuar fjalën pjesëmarrje e ta kthejmë në pjesëbërje, mund të kalojmë në një tjetër propozim për një fjalë të re.
Shqipnim.
Çfarë mendoj unë se duhet të nënkuptojë fjala shqipnim?
Ne themi pa pushim se jemi bijtë e shqipes e madje narrativa jonë e krenarisë kombëtare bazohet te shqiponja dhe fuqia e saj.
Shqiponjat fluturojnë lart, hanë zvarranikë, janë krenare, fisnike, mbrojtëse dhe sulmuese.
Por ne bijtë e shqipes duket sikur kemi ulur edhe kokat edhe standardet morale e shpirtërore, prej disa dekadash.
Themi se jemi bij të shqipes, por nëse dikush na thotë, eja të ngremë krye kundër të ligjve, hajdutëve, batakçinjve, zullumqarëve e të korruptuarve, ne shqipet bëhemi dhjaksa e ia nisim të qahemi me shprehje të tipit, eh po këta të lënë pa bukë, jam në punë e kam frikë se më heqin nga puna, ashtu kam një hall te bashkia, etj., etj., etj…
Jemi shqipe në kafe kur flasim për “Big Brother” dhe “Përputhen”, jemi shqipe kur flasim për të shkuarën tonë pellazgjike, jemi shqipe kur flasim për futboll dhe për anunakët, jemi shqipe edhe kur zihemi për Kamala-n apo Trump-in, Izraelin apo Palestinën, etj., etj., por bëhemi dhjaksa kur flasim për kryetarin e bashkisë, deputetin, PS, PD, PL, Rama, Berisha, Meta…
Kur them dhjaksa, nuk flas për sharjet ndaj kryetarit të bashkisë, deputetit, PS, PD, PL, Rama, Berisha, Meta..
Sepse sharje e ankimime ne bëjmë çdo ditë e çdo minutë.
Sharjet, ankimimet, qarjet, qaravitjet dhe qurravitjet i kemi sport kombëtar tashmë.
Sikurse e kam thënë e shkruar edhe herë të tjera, nëse të gjithë hebrenjtë e bënë murin e qarjeve në Jerusalem e nëse u duhet të qajnë para Zotit e t’i luten Zotit shkojnë atje, ne shqiptarët kemi bërë të gjithë nga një mur personal qarjesh dhe nga se hyjmë në garë, se kush e ka murin e vet më të madh se tjetri nuk qajmë të na dëgjojë Zoti, por që të na dëgjojë tjetri…
Prandaj ankohemi, qajmë e qaravitemi e qurravitemi pa pushim çdo ditë e me zell, por ngase nuk qajmë që të na dëgjojë Zoti, por që të na dëgjojë tjetri, nuk marrim më përgjigje nga Zoti, e nuk e kuptojmë dot se edhe tjetri nuk të përgjigjet dot, sepse përgjigjja e tjetrit është një e qarë më e bujshme…
Jemi bërë dhjaksa, qaramanë dhe sharës e mallkues…
Dhjaksa nga mosveprimi, qaramanë nga mosguximi, dhe sharës e mallkues nga mospërgjigjja.
Ne ankohemi e qajmë e qaravitemi e qurravitemi pa pushim në çdo kafe, në çdo qoshe, në çdo dasmë, në çdo vaki, në çdo synetllëk a pagëzim, në çdo tavolinë, takim a grumbullim dhe qajmë e ankohemi që të dëgjojë dikush e për rrjedhojë të na përgjigjet dikush.
Por harrojmë se gara jonë personale e kombëtare për qarjen më të madhe, nuk na vendosin në dëgjueshmëri, por në qaramanëri më të madhe konkurruese, e për rrjedhojë askush nuk mund të na përgjigjet se nuk dëgjon më askush prej dekadash.
Mosdëgjueshmëria dhe mospërgjigjja na lodhin e mërzisin e përfundojmë të zemëruar.
Kur shihni kaq shumë vrer, helm, sharje e mallkime kudo e ngado në kafene, biseda, rrjete sociale, kuptojeni që vjen nga njerëz të zemëruar, të cilët kanë qarë shumë, por askush nuk i ka dëgjuar e askush nuk u është përgjigjur kurrë.
Nuk e kuptojnë të gjorët se duhet të pushojnë qarjet e të ndalin garën e qarjeve që t’u japin mundësi veshëve të dëgjojnë e përgjigjeve t’u kthehen.
Kemi ngatërruar e përmbysur gjithçka.
I nxjerrim hallet e emocionet tona në pazar si plaçkë.
Harrojmë se hallet dhe zgjidhja e halleve kanë qenë, janë e duhet të jenë, e do të jenë një sfidë krejt personale.
Askush nuk flet për hallet e veta, askush nuk bën shok nga halli, askush nuk bëhet anëtar partie nga halli, askush nuk bëhet pjesë e diçkaje nga halli, sepse kjo është receta për t’u bërë skllav e jo për të zgjidhur hall.
Sado i madh halli, mbetet personal e kësisoj sado e madhe sfida për zgjidhjen e hallit gjithsesi mbetet personale.
Nuk ka nevojë për qarje halli, ankimtari e qaramanëri.
Jemi bërë dhjaksa melodramatikë.
Ngado e kudo melodrama.
Andaj që të bëhemi vërtetë bij të shqipes, bëjmë mirë të ngremë kryet, vlerat, guximin dhe standardet morale.
Të fluturojmë lart, të shqipnojmë.
Shqipnimi sipas meje duhet të kthehet në sfidë kombëtare për lartësi shpirtërore, vlere dhe morali.
Të vendosim së bashku të shqipnojmë sepse ky është i vetmi shans që kemi që të marrim e japim përgjigje për gjithçka.
Të dalim nga kultura e ankimtarisë e të hyjmë në një kohë, epokë e kulturë të re të shqipnimit.
E di që kush mendon si qaraman e ka logjikën e thjeshtë.
Ti i thua: Jam Ajnshtajni, jam Gjeni.
Ai të thotë: O vëlla, kam halle, a ke ndonjë lek, a ke pushtet, a më zgjidh dot ndonjë hall.
Ti i thua: Kam bërë Teorinë e Relativitetit.
Ai të thotë: Ore a ke ndonjë lek, a ke ndonjë gjë në dorë ti të më zgjidhësh ndonjë hall?
Ti i thua: Po jam edhe Moxarti, i bie pianos.
Ai të thotë: Po ik ore sharlatan, mashtrues, se nuk paske gjë në torbë ti. Ti fliske kot. Ik mos na ça dërrasat.
Me pak fjalë, ankimtari e qaramani nuk e kuptojnë, nuk e duan, madje e urrejnë virtuozin, të ndershmin e të zotin, e të vyerin.
Ankimtari e qaramani duan vetëm atë që ka pasuri, famë e pushtet, se vetëm këta mund t’u zgjidhin ndonjë hall.
E në shoqëri të tilla, me ankimtari e qaramanëri, le të përpiqen sa të duan njerëzit kreativë, të ndershëm, të zotë e virtuozë që të bien në sy…
Askush nuk i vë re, askush.
Në shoqëritë ankimtare bien në sy e shkëlqejnë vetëm ata që kanë pasuri, famë e pushtet.
Kurthi është i plotë.
Ankimtarët duan të shpëtojnë nga hallet që ua shkaktojnë ata që i kanë në dorë punët.
Punët në dorë i kanë vetëm horrat e pasur, zengjinët e korruptuar, e politikanët zullumqarë.
Si shoqëri ankimtare, ne qahemi e qurravitemi e madje mallkojmë të mllefosur ata që na kanë katandisur në këtë gjendje e thërrasim për ndryshim, por çuditërisht në sy na bien vetëm të pasurit që janë ata, të famshmit që janë ata dhe të pushtetshmit që janë po ata.
Për të dalë nga kurthi duhet të ndryshojmë kulturën.
Duhet të shqipnojmë.
Jo më ankimtari e qaramanëri.
Koha për shqipnim./ CNA
Nuk kanë limit Bollino-t, apo Carlo-t, me K apo me C, ...
Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranë...
Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen ke...
Çfarë mund të presësh, që ky stan të nxjerrë ndonjë bulmet...
Në tejkalim flagrant të kompetencave të saj, Gjykata K...
Asaj gati ju morr fryma e për pak i ra zalia, kur e pa vet...
Në paragrafët episodikë me parashtresa politike, SPAK-...
Përdorimi që enturazhi i majtë rilindas i ka bërë vdekjes ...
Sali Berisha nuk e ka humbur sërish rastin për t’u konfirm...
Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallës...
Më erdhi ndër mend ky vargëzim emrash nga leximi i plo...
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe m...
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, ...
Sot, në opozitën shqiptare mbizotëron një situatë absurde....
SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e p...
Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmêri, deri më t...
Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuven...
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...