PD-së i mungojnë qiparizat
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...

Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-në më 8 janar kundër Berishës, me arsyetimin se pas doktorit ishte shumica e demokratëve. Dhe mbase këtë e ka besuar vërtet deri dje pasdite, kur ai grusht njerëzish që Berisha dërgoi për të tek Drejtoria e Policisë, e kanë ftilluar se, pavarësisht dhembshurisë që mund të ndjejë për të, Sali Berisha është dhe mbetet një dhe i vetmi “i burgosur politik” në Shqipëri. Kjo ishte forma elegante e përgjigjes që kryetari i PD-së i dha Salianjit dhe grupit të atyre që u përpoqën të krijonin një pol të dytë interesi opozitar pas atij të katit të tetë. Më pak elegant doktori u tregua ndaj Gaz Bardhit, me të cilin qartazi nuk ndau dje mirëkuptimin për ngujosjen në selinë e PD për të mos dorëzuar Salianjin.
Mjafton pak shkollë politike për të kuptuar se berishizmi nuk ka lidhje me iniciativën e lirë politike, aq më pak mund të tolerojë hilet e vogla të atyre që nuk konsiderohen besnikë. Zjarrin e djeshëm të entuziazmit të Gaz Bardhit për ngujimin në PD, mosdorëzimin e Salianjit dhe ngrirjen e marrëdhënieve me parlamentin, Berisha e fiku me një kovë ujë në konferencën e sotme për shtyp. Ai i kujtoi kryetarit të grupit parlamentar se syshkeljet me Elisen (që anuloi mbledhjen e kryetarëve të hënën) janë veprime diletante. Berisha paralajmëroi sot një valë të re rebelimi dhe proteste brenda sallës së parlamentit. Sali Berisha as nuk mori mundimin të përmendte Gaz Bardhin sot lidhur me këtë vendimmarrje, për të cilën do të vendosë “pro” dhe Këshilli Kombëtar nesër. Pas këtyre lëvizjeve, Gazment Bardhit i duhet të mjaftohet me begenisjen që Edi Rama i bën herë pas here duke i nisur fermane në platformën X. Me gjasë, i ngazëllyer nga pasioni i Gazit për t’u përgjigjur dhe inati i Berishës që veç lexon replika përdëllyese, Edi Rama vijon shkëmbimet e mesazheve me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, edhe pse në fakt mund t’ia lërë Niko Peleshit këtë detyrë.
Duke e parë në rrafshin politik, arrestimi i Ervin Salianjit ka sjellë një dinamikë të re në skenën ku Rama dhe Berisha shfaqin hapur ambiciet e tyre për të përfituar sa më shumë nga situata. Arrestimi i Ervin Salianjit, në planin personal, është padyshim një ngjarje e rëndë, edhe pse në planin politik, deputeti demokrat do të përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum. Këtë ai nuk do ta ketë të thjeshtë, po të mendosh se vetëm 24 orë pas burgosjes, mes kolegëve të grupit të tij parlamentar ka nisur gara e ethshme se kush do ta zëvendësojë si drejtues politik në Elbasan.
Për opozitën Salianji është thjesht viktima e Fatmir Xhafës dhe ca gjykatëve të Apelit ndërsa Sali Berisha është kalorësi që i ka shpallur luftë gjithë drejtësisë. Ndaj thirrja e tij sot për një betejë finale në parlament është testi final se për të qenë në listën e ardhshme të deputetëve nuk mund të mjaftohesh vetëm duke përmendur emra prokurorësh dhe gjykatësish.
Ky është momenti që të gjithë duhet të kuptojnë se paqes së firmosur mes Gazit dhe Elisës i ka skaduar afati. Amnistia penale dhe kodi ri zgjedhor ishin fryt i marrveshjes së parë (dhe ndoshta të fundit) që Gazment Bardhi firmos për llogari të Berishës.
Tashmë që ky mision ka përfunduar kryeministrin dhe kryetarin e PD nuk i pengon askush të nisin përpjekjet për të neutralizuar problemin e përbashkët – atë me SPAK. Kaosi i paralajmëruar në parlament nga opozita dhe aktiviteti i komisionit Xhafaj nga mazhoranca kanë të dyja në shënjestër institucionet e drejtësisë. Dhe nuk është sekret për të kuptuar se bëhet fjalë për SPAK-un. Sikundër po kaq lehtë merret me mend se për të risjellë kaosin në Kuvend, burgosja e Salianjit është një motiv i fortë. Si dhe për t’i treguar botës se reforma në drejtësi duhet mbrojtur nga kjo opozitë destruktive, mjafton Komisioni Xhafaj.
Burgosja e Ervin Salianjit duket se do të jetë “kurbani” i fushëbetejës së politikës me Prokurorinë e Posaçme. Nuk kanë lindur dhe aq rastësisht legjendat në këto troje. Që të qëndrojë solide “kalaja kundër SPAK”, u gjet edhe Rozafa e radhës, Salianji. Rama i jep qartësisht sinjale përuljeje Xhafës duke i “murosur” Salianjin për të siguruar përkrahjen e tij në varrosjen e drejtësisë.
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sig...
Prej dy ditësh jam munduar të informohem për këtë nismën e...
Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më ...
Si sot një vit më parë, forca paramilitare serbe, të p...
Lista e oportuniteteve si dhe rreziqeve të sigurisë, j...
Qeveria duhet t’u kthejë menjëhere 6.541 profesionistë...
Një nga fjalët që urrej më së shumti është “pjesëmarrje”. ...
Nuk kanë limit Bollino-t, apo Carlo-t, me K apo me C, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...