Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), z. Skender Brucaj, organizoi një takim të posaçëm me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Takimi u mbajt në një sallë plotësisht të mbushur, duke përfshirë personalitete të rëndësishme të komunitetit mysliman, përfshirë mikun tim, z. Behauddin Gashi, dhe myftiun e Elbasanit, z. Agim Duka. Kryeministri mbajti një fjalim të shkurtër, ku shpalosi planin e tij për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë në Tiranë, duke theksuar se ajo do të ishte xhami pa "kullë". Një nga çështjet që ai preku ishte debati i hapur me familjen Kruja për kompensimin e një pjesëze toke, ku do të ndërtohej xhamia, një fenomen i njohur për sfidat e pronësisë në Shqipëri.
Pas fjalimit, kryeministri Rama iu drejtua z. Brucaj me fjalët: "Tani është radha jote për të bërë detyrën, unë timen e përfundova." Ky ishte një moment vendimtar për projektin e xhamisë, i cili tashmë kishte nisur një debat të gjerë publik. Në atë kohë, ishte krijuar edhe Këshilli i Teologëve, një organ me emra me peshë në fushën e teologjisë islame në Shqipëri. Kryetari Brucaj organizoi një mbledhje të posaçme në xhaminë Riza Pasha në Durrës, ku u diskutua në detaje çështja e pronësisë, shtetit dhe ndërtimit të xhamisë. Pas debatit, u mor një vendim konsensual që sqaronte se xhamia nuk po ndërtohej mbi një tokë të zaptuar, siç u përhap në rrjetet sociale.
Ky vendim më dha kënaqësi, pasi kisha kontribuar me një analizë te detajuar prej 11 faqesh lidhur me çështjen e xhamisë. Disa muaj më vonë, një vizitë zyrtare nga ish-kryeministri i Turqisë, z. Recep Tayyip Erdo?an, tashmë president i Turqisë, për inagurimin e punimeve të xhamisë së madhe në Tiranë, vulosi këtë projekt. Në inaugurim morën pjesë kryetari i KMSH-së, Baba Edmond Brahimaj, teologë të shquar dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe fetare. Mbaj mend që bëra një fotografi me imam Bilalin dhe imam Elvis Naçin, si një kujtim i rrugëtimit të gjatë dhe përpjekjeve për ndërtimin e një xhamie madhështore në zemrën e Tiranës.
Kjo xhami përfaqëson jo vetëm një simbol të identitetit fetar të myslimanëve shqiptarë, por edhe një lidhje të thellë historike dhe kulturore të Shqipërisë me trashëgiminë e saj islame dhe me marrëdhëniet natyrale me Turqinë. Si çdo projekt i madh, edhe ky u përball me sfida dhe polemika, përfshirë protestat dhe ankesat për ndikimin e tij mbi arkitekturën e qytetit, si dhe shqetësimet mbi të ashtuquajturin "rikthim të otomanizmit" në Shqipëri. U debatua gjerësisht për dizajnin e xhamisë, pozicionin dhe ndikimin e saj në hapësirën publike.
Megjithatë, sfidat nuk ndaluan përparimin e projektit. Investimi i qeverisë turke, përmes Dijanetit, dëshmuan se përkundër zërave të brendshëm, ky projekt ishte një arritje e madhe për myslimanët shqiptarë. Ndërkohë që debati mbi çështje të tilla si FETÖ dhe ndikimi i Turqisë në Shqipëri vazhdon në media dhe politikë rëndësia e ndërtimit të kësaj xhamie si një hap përpara për komunitetin mysliman shqiptar është e pamohueshme.
Ajo që mbetet e rëndësishme është se ky projekt do të lërë gjurmë të përhershme në strukturën sociale dhe kulturore të Shqipërisë. Në fund të ditës, xhamia e Namazgjasë do të qëndrojë si një monument i bashkëjetesës fetare dhe i përpjekjeve për të ruajtur trashëgiminë islame në një vend ku diversiteti kulturor dhe fetar ka luajtur një rol të rëndësishëm ndër shekuj./ CNA
Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike ...
Opozita nuk ia ka dalë dot në ciklin e katërt të protestav...
"Takimi i Madh i Anamoravës, 2024", Takim PanShqiptar- Ndë...
Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-202...
Është tragjikë të shohësh drejtuesit e lartë të opozit...
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...
Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulo...
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...