Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

"Takimi i Madh i Anamoravës, 2024", Takim PanShqiptar- Ndërballkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, i organizuar nga "Gazeta e Alpeve" (GA) në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare në Botë (LSHB), u mbajt më 5 tetor 2024, në sallën "Sun Garden Events" në "Vali Ranch Resort & Congress Center", përndryshe i thirrun "Qyteti i Bardhë" ose, siç e quajti dr. Mentor Petrela në kumtimin e tij: "Mini Atlantik City", në Përplanicë, Vali Ranch, Gjilan, Republika e Kosovës.
Në "Takimi i Madh i Anamoravës, 2024" nderonin me praninë e tyre 417 të Ftuar Nderi: personalitete diplomatike, akademike, politike, të biznesit, mediave, letërsisë, kulturës, shoqërisë civile etj.: nga Anamorava; Republika e Kosovës, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Kanadaja, Australia, etj.

Kryesia e Këshillit Kombëtar Organizativ të Takimit: Ramiz Tafilaj - Kryetar, Nazmi Jakurti- Nënkryetar i parë, Mentor Petrela- Nënkryetar, Ermina Lekaj- Perlaskaj - Nënkryetare, Ramiz Lushaj- Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit ishte në kryesim të organizimit e mbajtjes së “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.
Moderatorë të Takimit ishin Eni Çobani dhe Nazmi Jakurti.
Në Sekretarinë e Takimit ishin: Ismet Azizi (Kryetar), Refik Hasani (Nënkryetar); Faruk Polloshka, Fatime Prelvukaj, Bled Hoxha (antarë).

Mikpritës dhe Sponsor Premium (i Përgjithshëm, Kryesor: për Sallën e Takimit, Koktejl dhe Drekën e Takimit,disa vende/dhoma fjetje në hotelin e tij) Fehmi Fetahi, pronar i "Vali Ranch Resort & Congress Center".
Fjalën e Hapjes së Takimit e mbajti Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshëm i "Gazeta e Alpeve", Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit. etj.

Fjalën kryesore Përshëndetëse e pati av. Nazmi Jakurti- Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit.
Fjalën e Mirëseardhjes e mbajti Fehmi Fetahi, Mikpritësi i Takimit, President Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë, për Zvicren dhe investitori më i madh i Zvicres në Kosovë, “Qytetar Nderi” i Gjilanit, etj.

U mbajtën kumtime, si tema: tema: “Shekulli XXI– Shekulli i Shqiptarëve” nga prof. dr. ambassador, Ksenofon Kristafi - Këshilltar i Jashtëm i Presidentit të Shqipërisë, ish Ambasador- Përfaqësues i Shqipërisë në OKB në Gjenevë, ish Sekretar i Përgjithshem i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë; tema: “Pse po ikim…” (për ikjen e trurit nga trojet etnike shqiptare) nga akademik, prof. dr. Mentor Petrela, Antar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe i disa akademive e asosacioneve europiane e botërore.

Përshendetën “Takimin e Madh të Anamoravës, 2024”: Xhim Xhema- (mesazh elektronik), patrioti e biznesmeni i shquar shqiptaro- amerikan nga Medvegja e Luginës së Preshevës, lobuesi më i madh për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës në SHBA; Lazim Destani- (letër përshëndetje) nga Tetova, Maqedoni e Veriut-Gjermani, “Nderi i Kombit”, President Nderi i RRBDSH në Botë, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare; Nikollë Camaj- (video mesazh), Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi; Besa Tafilaj- Pinchotti, Uashington D.C. (video mesazh) Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës; Dr. Faton Bislimi- Kanada (video mesazh) politikan, profesor universitar ndërkombëtar, lobues i shquar i Kosovës e Luginës së Preshevës në Amerikë e Kanada; Shaip Kamberi- deputet i Luginës së Preshevës në Republikën e Serbisë; në emër të Kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, (që ndodhej në Londër, përshëndeti Nënkryetarja e komunës, Leonora Morina- Bunjaku): Erkan Arifi- Kryetar i komunës së Likovës në Maqedoni e Veriut: Ardita Sinani- Kryetare e komunës së Preshevës (e lexoi shefi i Kabinetit, Besmi Shabani); Lutfi Haziri- ish Kryetar i komunës së Gjilanit dhe ish Zëvendëskryeministër i Kosovës; veprimtarja e shquar Ermira Selimi- e Bibliotekës së "Kongresit të Manastirit" në qytetin e Manastirit në Maqedoni e Veriut; një delegacion i huaj norvegjez, i kryesuar nga biznesmeni i njohur Osvald Bjelland; etj.

Gjatë Takimit përshendetën këngtarët: Shkodran Tolaj nga Deçani i Kosovës; Besiana Mehmedi nga Kërçova - Maqedoni e Veriut; Ansambli i Këngëve e Valleve "Gjilani" i komunës së Gjilanit; Engjëll Haxhikadrija (violinist) nga Mitrovica; Yllka Dema nga Gjilani, Skënder Hasi nga Drenica e Kosovës.
"Takimi i Madh i Anamoravës, 2024" ndau edhe disa Mirënjohje e Çmime të ndryshme.
Fjalën e Mbylljes së Takimit e mbajti Ramiz Lushaj- Kryeredaktor i "Gazeta e Alpeve"- media PanShqiptare- Ndërballkanike- EuroAtlantike (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Luginë e Preshevës e Sanxhak, Maqedoni e Veriut, Europë, Amerikë, Kanada, Australi, Mërgata Shqiptare në Botë).

Nga “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do iu dërgohen disa Apele etj., (sipas tematikave e problematikave…), disa institucioneve ndërkombëtare, disa shteteve të botës, në disa seli të Trupit Diplomatik në Ballkanin Perëndimor, etj.
Në vitin e ardhshëm (2025) do të botohet edhe libri tematik e voluminoz: “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” (format A5, me ngjyra, etj), me autor Ramiz Lushaj, botues, gazetar, studiues, veprimtar i Shoqërisë Civile.

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, është Takimi/Kuvendi i 16-të që mban “Gazeta e Alpeve”, është vazhdim i traditës së saj me organizimin e Takimeve/Kuvendeve të tilla, në 6 vitet kalendarike të fundit, si: në Tiranë (2019, 2021, 2023), në Plavë-Guci (2019, 2021, 2022, 2024), në Gjakovë (2019, 2021), në Shkodër (2021), në Vermosh (2022), në Pejë (2022), në Ulqin (2023), në Prishtinë (2022, 2024), në Anamoravë (Gjilan, 2024) dhe takimi i ardhshëm, “Takimi i Ohrit, 2025”, do të jetë në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.



Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-202...
Është tragjikë të shohësh drejtuesit e lartë të opozit...
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...
Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulo...
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...