Më mirë me policinë sesa me partinë
Para disa ditësh isha i ftuar për të folur në promovim...

Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli ynë që la nam në lutjet e tij për mëshirë ndaj drejtuesve të "Top Channel".
Ja si përgjërohej Sokoli ynë aso kohe publikisht:
"Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj 'Top'-in si shtëpinë time. Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dypalëshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”.
Se ç’punë kishte publiku me dramat që Sokoli ynë kishte me drejtuesit e tij, këtë nuk na e shpjegoi Sokoli ynë. Por, si një kryeservil dështak po shfrytëzonte mirëbesimin që ata drejtues i kishin dhënë për të bërë emision politik jo të qaravitej duke e lëshuar dorezën e dinjitetit si qurrash.
Dita vijuese ishte edhe më qurrashe për Sokolin tonë. Ai u paraqit në institucionin të cilit i kishte shpërdoruar imazhin duke i keqpërdorur hapësirën publike. Roja e pa si qen të rrahur dhe i deklaroi:
“Kam urdhër që mos të të lë të futesh brenda”…

Sokoli ynë futi bishtin ndër shalë dhe vuri thembrat atje ku kishte majat.
Një zot e di se çfarë do bëja po të fyhesha kaq rëndë.
Por Sokoli ynë ka një fiksim ndaj poshtërimit publik, sa më shpesh t’i ndodhë aq më shumë e kërkon. Sokoli ynë është mister viktima. Ëndërron që dikush ta pështyjë, ta linçojë, ta rrahë, ta pallojë. Vdes të mbajë fjalime publike nënshtruese si ai deklarimi i dashurisë së njëanshme ndaj "TCH" në transmetim të drejtpërdrejtë.
Sokoli ynë ka një zell për nënshtrim ndaj të fortit. E ka treguar sa herë i është dhënë mundësia, jemi dëshmitarë publikë. Rasti i "TCH" që përmenda është tipik, por e njëjta gjë vihet re sa herë ka përballë njerëz të pushtetit. Aty Sokoli ynë gjen të fshehura brenda vetes skuta të errëta kënaqësie ku eksitimi nga poshtërimi i lë gjurmë të thella në fytyrë, ballë, sy e duar. Një buzëqeshje djallëzore kënaqësie i buis në portret sapo Kryeminsitri i bërtet si një nxënësi filloreje që nuk ka bërë detyrat. Një dozë lumturimi pervers ia pushton qenien. Si atëherë kur sillej vërdallë, lakuriq, para një qenieje të panjohur virtuale, për t’ i treguar aletet.

Por eksitimi nga poshtërimi, dëshira për dhunim fizik, seksual a moral shkon paralelisht me dëshirën për të poshtëruar apo dhunuar.
Ai që lëpin dhunuesin vdes ta imitojë atë. Dhe Sokoli ynë prej 12 vitesh tashmë, lëshon stërkala dhune verbale ndaj Opozitës dhe njerëzve që e mbrojnë atë.
E kemi parë drejtpërdrejt histerinë e tij të neveritshme ndaj Padër Gjekës kur ky po i ankohej Sunduesit të Gjithëfuqishëm. Sokoli ynë u bë bishë. Duhej t’i demonstronte Liderit Suprem se në praninë e Krylakeut të tij, askush nuk mund ta prekte, t'i tregonte se “vërtetë ti më dhunon, por edhe unë kam lakejtë e mi që i dhunoj si ti”.
Dhe Padër Gjeka ia lëpiu këmbën dhunuesit. U skuq e mpak, iu hollua zëri e i mbaruan fjalët. Sokoli u kënaq po aq sa kur Lideri i hakërrehej atij me stuhinë e fjalëve të përdala, kaq të ëndërruara nga Sokoli ynë.
Sokoli ynë poshtërohet rregullisht. Vetëm "TCH" e ka poshtëruar disa herë. Jo vetëm duke e larguar me bisht ndër shalë, por edhe duke e rimarrë në punë e riposhtëruar. Si një shenjë talljeje publike me një lake. Kam qenë në anën e "Top"-it sa herë e ka bërë këtë. E ka përzënë konen drejt lakejve të tjerë të Liderit, për ta ushqyer me kocka të lëpira pushteti. Që ky i rilëpinte gjithë shije duke ëndërruar hakmarrjen. Sa herë e risillnin e poshtëronin sërish. Sokoli ynë vetëposhtërohej përmes editorialesh dhunuese ndaj të dobëtëve, opozitarëve, kundërshtarëve të Liderit Suprem. Si një pitbull i ndërsyer nga vullneti i papërmbajtur për poshtërim. Pa ia kërkuar kush sigurisht.

Sokoli ynë qenka skërmitur përsëri. Me gjuhën e çerrit të Komandantit paska kërcënuar me jetë një eksponent të Opozitës. Unë nuk kam kurrfarë raporti me Gaz Bardhin, kurrë nuk e kam takuar në jetë. Por e njoh Sokolin dhe editorialet masturbuese të tij. Ato shkulme antiopozitare që paralajmërojnë furtuna të reja, burgosje të reja, vrasje të reja ndër kundërshtarë të Liderit.
Sokoli ynë e paska paralajmëruar Gaz Bardhin se karma do të kthehet. Pavarësisht se SPAK-u ka thënë që bisedat janë montazh dhe Sokoli ynë duhej të merrte anën e të kërcënuarit. Si çdo gazetar normal në këtë botë. Anën e të dobëtit të kërcënuar.
Por Sokoli ynë është kryelëpirësi i të fortit dhe kamxhikosësi i të dobëtit. Ai sapo është kthyer nga udhëtime të gjata nëpër botë ku shpenzon paratë e përfituara nga zelli për poshtërim, ndaj ka ardhur me energji të reja “editoriale pitbulle”.
E filloi fort: Kërcënoi me vdekje. “Ka që përfundojnë si VINI (Ervin Salianji) ka që përfundojnë si Visi (Ervis Martinaj) tha Kryelëpirësi.
Pra, po i thoshte Bardhit se Salianji përfundoi mirë, ti do ta hash si Martinaj që as trupi të mos gjendet…
Po pse bre Sokoli ynë, pse kështu?
Po si nuk u lodhe 12 vite duke lëpirë bre Sokoli ynë? Po si nuk u lodhe 12 vjet duke kërcënuar Opozitën bre Sokoli ynë?
Po një fjalë të mirë se the bre Sokoli ynë?
Po janë të mbaruar bre Sokoli ynë, janë krejt të mbaruar, lëri në hallin e vet bre Sokoli ynë!
Po bëj sikur bre Sokoli ynë!
Po na bëre me turp të gjithëve me poshtërimin tënd bre Sokoli ynë!
Para disa ditësh isha i ftuar për të folur në promovim...
Ne e kemi çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!...
Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Myslima...
Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike ...
Opozita nuk ia ka dalë dot në ciklin e katërt të protestav...
"Takimi i Madh i Anamoravës, 2024", Takim PanShqiptar- Ndë...
Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-202...
Është tragjikë të shohësh drejtuesit e lartë të opozit...
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...
Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulo...
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...