“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Kam thënë vazhdimisht se kjo opozitë, ashtu siç është sot nuk ka as shifrat, as dëshirën e as vullnetin që të përmbysë realisht Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nga pushteti.
Sepse nuk mundet! Sepse nuk do! Sepse është rehat në opozitë dhe bën para pa firmosur asnjë gjë! Sepse është e “bunkerizuar”, pa ide novatore, e konsumuar në retorikë dhe e personalizuar; peng i egoizmit, injorancës dhe paaftësisë për reformim. Sepse dëshiron që të ndryshojë sjellja e shoqërisë ndaj saj dhe jo sjellja e saj ndaj shoqërisë.
Opozita aktuale është “investimi më i madh” i qeverisë dhe dhurata më e çmuar për të.
E fragmentarizuar dhe e paaftë të sjellë ndryshimin opozita thjesht vërteton që do të ngelet përjetësisht në opozitë me mendtë dhe sjelljen që ka.
Opozita “zyrtare”, ajo e “rithemeluara” dhe e “bashkuara në diversitet” bën revolucion e mosbindje partiake me leje nga policia e me orar, një herë në muaj. Përpiqet të bindë demokratët se do të bëjë gardërobë të re me kostumet e vjetruara dhe voton mbylljen e politikës për figurat e reja, duke bashkuar votat në Kuvend me ata, të cilët do të përmbysë shtatorin e një viti të papërcaktuar.
Që kauzë të vetme ka lirimin e liderit dhe qeverinë teknike, të cilën nuk do ta marrë kurrë, por që i duhet ta përdorë si retorikë për të justifikuar humbjen e sigurtë pranverën tjetër.
LSI, sot PL, ashtu shushunjë siç ka qenë gjithmonë, me liderin më të papëlqyer për shqiptarët, pret përsëri t’u pijë gjakun demokratëve dhe të mbijetojë në tregun politik nga votat e tyre.

Disa presin e ëndërrojnë Mundësinë, t’u mundësojë shqiptarëve ndryshimin.

Euroatlantikët e qendrës së djathtë presin gjyqin dhe vërtiten pa busull, duke dëshmuar se si brenda një kohe të shkurtër, nga grupi më i fuqishëm i opozitës ngelën më i dobëti, për shkak të atyre deputetëve me “integritet” që përzgjodhëm në 2021 dhe që lëpinë aty ku pështynë në shtatorin e para tri viteve. Por edhe për shkak të ndryshimeve që do të vinin në shtator, pastaj në nëntor, pastaj në shkurt, mars apo maj.
Ca të tjerë shkojnë më Djathtas se e djathta, deri në vitin 1912, por për pronat nuk thonë gjë. Kauzë kanë antiberishizmin, si kundërvënie ndaj “Free Berisha”! Republikanët dhe një parti që lufton e bashkuar për të drejtat e njerëzve, presin çfarë do të kafshojnë nga demokratët “zyrtarë”!

Çamët duan pjesën e tyre, duke bërë presion si të pavarur.
Agrarët, njëlloj si “të rithemeluarit e të bashkuarit në diversitet” hanë me ujkun, por qajnë me bariun. Ulen në tryezë bisedimesh me të djathtët, por i shkelin syrin të majtës për vende të sigurta në Kuvend.
Thurrësit dhe ata që do të “na bëjnë” janë kundër të gjithëve...
Në fakt, në opozitë të gjithë janë kundër të gjithëve... Dhe në vend që opozita të rritet nga skandalet dhe paaftësia e një qeverie të konsumuar nga tri mandate pushteti, tkurret në opozitçkë dhe i garanton mandatin e katërt Ramës.
Dhe bëjnë politikë me ndonjë tymuese, karrige të djegur në Kuvend, me ndonjë “përleshje” me kangjellat e gardës, me ndonjë denoncim për nxjerrje pistolete nga policia, apo edhe me ndonjë protestë të paralajmëruar në Bruksel...
Dhe nuk e kuptojnë që u ngjajnë atyre aktorëve apo sportistëve, të cilëve u ka kaluar koha, i kanë lënë fuqitë, zëri, bukuria, sharmi, por që jetojnë me lavdinë e dikurshme dhe duan rikthim.
Ndërkohë që koha është e pamëshirshme dhe në skenë e sport dalin aktorë të rinj.
Edhe në politikë. Ndryshimi një ditë do të vijë, por kur të largohet e gjithë kjo klasë politike që na mban peng, kjo klasë politike regresive, e vjetruar, e konsumuar dhe e zhytur në skandale./ CNA
Dëgjojmë shpesh që edhe njerëzit që fatkeqësisht i shërbej...
Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisë...
Ndërsa po ndiqja intervistën e Ditmir Bushatit në "Top Sto...
Këto ditë mësuam nga DW, se një ish–agjent i Stasi-t,...
Ka disa njerëz që janë të lumtur me gjendjen që po kalon S...
Pa ndonjë surprizë të madhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kër...
Fox News kërkoi debat në 24 tetor. Harris heshti, Trum...
Për mendimin tim, Trump po fiton. Mund të jem gabim, s...
Në vijim gjeni përmbledhje strategjike mbi oportunitetet d...
Një ditë më parë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë vizitoi...
1) Giorgia Meloni apo kryeministrja e Italisë, nënshkruan ...
Një zonjë e shkuar në vite, tregon se një ditë, një i ri i...
Java që po mbyllet nisi me protestën më të ashpër të vitev...
E paskan kuptuar që të gjithë njëlloj, nga më e ndyra tek ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Para disa ditësh isha i ftuar për të folur në promovim...
Ne e kemi çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!...
Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Myslima...
Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike ...
Opozita nuk ia ka dalë dot në ciklin e katërt të protestav...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...