Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

1) Giorgia Meloni apo kryeministrja e Italisë, nënshkruan me Shqipërinë, një marrëveshje për refugjatët (2023 dimër). Po atë vit kjo Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje me një vend fqinj të Shqipërisë, Serbinë. Madje nga aty nis një lobim të fort për anëtarësimin e Serbisë në Europë. Marëveshja ka të bëj me prodhimin makinave elektrike, Fiat Panda, një koperim tashmë italiano-francez. Pra, me Shqipërinë marrëveshje refugjatësh, ca magazina, ku si përfitim, Shqipëria merr ca bonuse në dorë etj. Dhe siç doli më vonë, e gjitha ishte një kërkesë e vet Shqipërisë, kurse me Serbinë investimet. Që dmth, Shqipërisë jepi ca para dhe lëri kafeve, Serbise hapi një treg të ri pune.
Tani bëjeni vet dallimin.
2) Dy ditë më parë, me paratë e Turqisë dhe të një sundimtari tjetër si Erdogan, u inagurua në mes të Tiranës xhamia e madhe e Namasgjasë. Inagurimi u shty tri herë dhe siç përflitet, kjo për disa mosmarrëveshje se kush do e drejtoj këtë xhami, po qe se e drejtojnë shqiptarët, Erdogani nuk vjen. Po qe se e drejtojnë turqit do vi. Dhe afërmendsh, shqitarët kurrë nuk e kuptuan se ai që të jep paratë, nuk t'i jep kot. Si përfundim Erdogani erdhi, na dha një xhami ku e nga e gjitha kuptuam se drejtimi i përket një bordi tashmë ku bëjnë pjesë edhe disa klerikë turq etj. Megjithatë një ditë mbrapa, dje, Erdogani që Shqipërisë i "dhuron" xhamia, urrejtjen për gylenistët, nënshkruan me Serbinë një marrëveshje për..., "zhvillimin në industrinë e mbrojtjes".
Që dmth, investim i pastër, punësim dhe përfitime të vyera në armatimin dhe modernizimin e ushtrive respektive. Tek ne depot apo magazinat e ushtrisë i mori bijtë e partisë për ''investime stragjike'', turizëm si rasti i deputetes Xhaçka. Sazanin do ia japim dhëndrrit të Donald Trumpit, se gjoja shqiptarët e urrejnë devizën e Enverit kur thoshte se, ''pa patur frikë se bëjmë ndonjë gabim politik, Sazani dhe Karaburuni janë hekur dhe beton''. Nuk e di nëse e kuptojnë shqiptarët këtë, por e thënë thjesht, nga Meloni morëm ca para dhe jo punë, jo investime, ku të punonin të rinjtë dhe të rejat shqiptare, por thjesht ca bakshishe të rëndomta me të cilat nga ekonomia 85% informale, pensionet u rritën, gjysëm buke, 100gr djath, 2 kokrra domate. etj.
Madje Italia dhe Perëndimi tashmë janë vende sekondare në raport me investimet tek ne, pasi Lindjame krye Turqinë, ka dalë në polposition. Kurse nga Erdogani një xhami e cila u inagurua me flamuj shtetërorë, paçka se në Kushtetutë jemi shtet laik.
3) Sot besimet shqiptare janë totalisht jo më pronë shpirtërore shqiptare, pasi kishën orthodokse na drejton Greqia, Xhaminë Turqia. Ku për më keq në studiot shqiptare ka një përplasje rrymash, pa përjashtur dhe konfliktin me gylenistët. Kishën katolike na e ka marrë Vatikani. Dhe një kishe shqiptare që ngriti Fan Noli, mbeti në mërgim ashtu si vet i zoti. Madje as që përmendet dhe as përkujtohet pasi përshpirtjet thuhen sa greqisht, aq latinisht dhe po aq arabisht. Tirana, Shkupi, Tetova, Prishtina, janë një paraqitje e metropoleve të lindjes, Anadollit, ku ferexheja sapo ka nisur një pranverë të re. Ndonjëherë pyes veten, mirë termocentralë nuk prodhojmë dot, po as mure kishash, apo xhamish nuk dimë të ndërtojmë. Nuk kemi fare gur apo tulla gjëkundi? Si është e mundur?
Njerëzve u pëlqen të identifikohen fort vetëm në dy drejtime, fetarisht dhe politikisht. Sa i përket shqiptarisë, ajo tashmë është një relike në bufetë 7 mijë lekshe të socializmës.
4) Eshtë kjo arsyeja që Shqipëria po vdes pak e nga pak. Dhe askush nuk do ta kuptoj. Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk pranon fajin. Gjithkush bën me faj tjetrin./ CNA
Një zonjë e shkuar në vite, tregon se një ditë, një i ri i...
Java që po mbyllet nisi me protestën më të ashpër të vitev...
E paskan kuptuar që të gjithë njëlloj, nga më e ndyra tek ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Para disa ditësh isha i ftuar për të folur në promovim...
Ne e kemi çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!...
Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Myslima...
Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike ...
Opozita nuk ia ka dalë dot në ciklin e katërt të protestav...
"Takimi i Madh i Anamoravës, 2024", Takim PanShqiptar- Ndë...
Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-202...
Është tragjikë të shohësh drejtuesit e lartë të opozit...
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...
Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulo...
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...