Vasili: Pesë gjykatësit kushtetues, që bashkë me Ramën shitën Shqipërinë!
Sot Gjykatësit italianë të pavarur dhe me integritet t...

Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur. Do kenë qënë zbathur, mbajnë pothuajse të gjithë të njëjtin model shapkash me gisht, e pothuajse të njëjta bluze.
Mbi fytyrat e tyre s’ka jetë e shprehje. U janë “sulur” flash-et e telekamerave, fotografive e raportimeve të eksituara mbi lajmin e fundit.
Janë 16 hallexhinj që kanë futur në borxh jetën e familjet për të paguar udhëtimin e vdekjes në Mesdhe e për të mbërritur në një tokë europiane.
Në skedat personale lexohet se kanë qëndruar mbi 1 vit e 1 vit e gjysëm si skllevër e nën trajtime dhune e abuzimi në duart e krimit të organizuar libian për trafik qëniesh njerëzore.
Një udhëtim shkon deri 6000-10000 dollarë, pas ditë e ditë pritje në burgjet skafiste të trafikantëve libianë.
Dokumente e çdo send personal u është sekuestruar nga skafistët. Kanë si dëshmi identifikimi vetëm trupin e kujtesën e tyre.
Do ishin në Lampeduza prej 2 ditësh nëse marrëveshje me Shqipërinë nuk do ekzistonte. Do qëndronin në kampin e azilkërkuesve ku kujdestarë socialë, aktivistë e avokatë do trajtonin historitë e të drejtat e tyre.
Por jo. U desh të udhëtonin dhe 1000 milje të tjera, orë e orë më shumë në det për të mbërritur në Shqipëri me një fat të paracaktuar; RIATHDHESIMIN.
Të 16 do të kthehen në vendin e tyre e jo më kot janë zgjedhur të jenë nga Egjipti e Bangladeshi.
Janë dy vendet e listës së parashikuar nga baza ligjore e marrëveshjes Meloni-Rama.
U zgjodhën si shembull për propagandë politike, u përzgjodhën si mall lufte në mes deti në kufirin ekstrem të ujërave ndërkombëtare.
Fytyrat e tyre janë të lodhura ecin si robot nga një dhomë në tjetrën për të kryer kontrollet e rradhës.
Pamjet nga mediat botërore të krijojnë ankth, frikë, turp për cfarë po sheh e po bëhesh dëshmitarë.
“Janë vetëm humanë” , “Janë vetëm humanë si ne”, m’u kujtua thirrja në megafon e kryebashkiakut të Brindizit më 1997 kur anijet me emigrantë shqiptarë mbërritën në brigjet e qytetit të tij.
Në Shqipëri nuk po ndodh kjo.
Pronari barkderr i restorantit të sapo hapur pranë portit po fërkon duart e kontrollon kuzhinën i gëzuar se ata gazetarë e operatorë të shumtë buzë portit, do të mbushin sallat e tij. Fitimi e paraja i ka fryrë dhe trurin.
Banorët lokalë pas turbullimit të parë që shkaktoj lajmi i kësaj marrëveshje, tashmë mezi po presin që të nis zbatimi.
Shumica kanë prezantuar kërkesën për t’u punësuar në kampet. Pagesa e mirë si në Itali.
“Ishallaìh më marrin”, thonë, e justifikueshme shpresa e tyre në një territor papunësie e pagash qesharake. Eshtë një mundësi shprese për ta. Shpresojnë dhe pronarët e dyqaneve të lagjeve të kenë një bilanc më të mirë këtë muaj. U bë kohë që shesin me libër listash për banorët që nuk kanë para për të paguar ushqimin e ditës.
Pronari barkderr i restorantit surreal zgërdhihet me telekamerat që po e intervistojnë. Peshk e trupeshk, i ofron të gjitha.
Kampi i Gjadrit është një turp njerëzor.
CPR- Qendër e Qëndrimit për Riatdhesim e brenda tij një burg. Një lager, një gulag mes Europës në territorin e një vendi që bashkëjetesën e ka histori e në juriduksionin e një shteti që Demokracinë e liritë duhet t’i ketë flamur.
Telat të larta deri në qiell rrethojnë kampin e Gjadrit, shtylla ku janë pozicionuar megafonë e foni si në një kamp ushtrie komuniste , telekamera e shtëpia kutia prej llamarine.
Njëra sipër tjetrës. një dritare, një shtrat e një metër katror jetë.
Në kufirin më ekstrem aty ku kampi puqet me shkëmbin, shtrihet burgu 20 vendash. 45 policë burgjesh janë kontraktuar të punojnë në to.
Në aurikolarë vjen komenti i një kolegu shqiptar; “Skeni c’të thoni, kampi është i sigurt, askush nuk del dot nga këtu. Ka tela, telekamera, pra sic tha Rama askush nuk do dali, Kot keni folur deri sot.”
Historia mijëvjecare e njerëzimit u baltos nga injoranca.
12 muajt e historisë së melonizmit ramist e ramizmit melonist, u cmontuan brenda 12 orë nga drejtësia e pavaruar që mban gur në peshoren e saj njeriun, të drejtat e tij e jo propagandën politike, interesin elektorial, egon arriviste, e as dhunimin e lirive universale, shkeljen e ligjeve, tradhëtinë kombëtare, arrogancën qeverisëse e papaërgjegjësinë humane.
12 muajt e historisë Meloniste-Ramise e Ramiste-Meloniste, nisur më 6 nëntor 2023 në Romë në një konferencë mediatike që informonte një Pakt të errët, i fshehur e i arritur pak javë më parë në kornizën e një perëndimi të kuq mbi det, në një mbrëmje vere gushti buzë bregut shqiptar, u cmontua nga ligjshmëria.
Në atë natë vere, dy kryeministrat toknin gotat e firmosën faqet më të shëmtuara në historinë e brigjeve italo-shqiptare.
E 12 muaj pas aleancës më anomale politike mes një lideri majtist e një lidere djathtiste, 12 emigrantët e parë e të fundit të delirit të tyre egoist po udhëtojnë drejt shpresës, tokës europiane e demokracisë europiane nga ku presin të rinisin jetën./ CNA
Sot Gjykatësit italianë të pavarur dhe me integritet t...
Pyetja është përse Parlamenti i viteve 1997-2005, kur ...
Strategjia e Kamalës te "Fox News": Mos iu përgjigj të gji...
Kam thënë vazhdimisht se kjo opozitë, ashtu siç është sot ...
Dëgjojmë shpesh që edhe njerëzit që fatkeqësisht i shërbej...
Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisë...
Ndërsa po ndiqja intervistën e Ditmir Bushatit në "Top Sto...
Këto ditë mësuam nga DW, se një ish–agjent i Stasi-t,...
Ka disa njerëz që janë të lumtur me gjendjen që po kalon S...
Pa ndonjë surprizë të madhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kër...
Fox News kërkoi debat në 24 tetor. Harris heshti, Trum...
Për mendimin tim, Trump po fiton. Mund të jem gabim, s...
Në vijim gjeni përmbledhje strategjike mbi oportunitetet d...
Një ditë më parë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë vizitoi...
1) Giorgia Meloni apo kryeministrja e Italisë, nënshkruan ...
Një zonjë e shkuar në vite, tregon se një ditë, një i ri i...
Java që po mbyllet nisi me protestën më të ashpër të vitev...
E paskan kuptuar që të gjithë njëlloj, nga më e ndyra tek ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Para disa ditësh isha i ftuar për të folur në promovim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...