Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashkëjetesë me politiken dhe korrupsionin, vijojnë të përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Shkaku është i njohur: krimi, jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por qëndron më lart se shteti në kapacitete dhe në inisiativë. Madje, e komandon shtetin.
Nuk ka mëdyshje se, kur fuqia e shtetit funksionon me institucione dhe kur vullneti politik iu nënshtrohet institucioneve, qytetarët ndjehen më të sigurt për jetën e tyre por edhe për qetësinë publike në përgjithësi.
Kur potencialet e krimit janë më të mëdha, janë institucionet ato që bëjnë diferencën, është fuqia e tyre, ndër to, fuqia e institucioneve të sigurisë. Shtetet e kërcënuara nga krimi, iu drejtohen pikërisht këtyre institucioneve, midis tyre xhandarmërisë. Është kjo arsyeja që, një numëri konsiderueshëm shtetesh të botës, ndër to shtete të mëdha si Franca dhe Turqia, aplikojnë sistemin e xhandarmërisë si forcë policore publike.
Gjatë tre dekadave të fundit, dy zhvillime të mëdha që kanë ndodhur pikërisht në vendet europiane, duket se tregojnë për një rritje në numër dhe në rëndësi të forcave të tipit xhandarmëri: së pari, xhndarmëria është zgjeruar më shumë se sa forcat e tjera të sigurisë dhe, së dyti, xhandarmëria po luan gjithnjë e më shumë rol të spikatur në adresimin e shumë sfidave të sigurisë të pas Luftës së Ftohtë.
Kontrolli i kufijve, lufta kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, mbajtja nën kontroll e rebelimeve të frymëzuara nga motive etnike, fetare apo politike, angazhimi në operacione paqeruajtëse, etj., i bën forcat e xhandarmërisë të kenë rol unik në këto misione.
Në krahasim me forcat e tjera të policisë, xhandarmëria mund të ofrojnë një force më të mirëpajisur ushtarakisht, deri edhe grupe të blinduara, çka i bën ato më të afta për t’u përballur me grupet e armatosura dhe me të gjitha llojet e dhunës.
Xhandarët luajnë një rol të rëndësishëm në rivendosjen e rendit dhe ligjit në zonat e konfliktit, zonat e largëta rurale, etj., detyra të cilat u përshtaten qëllimit, trajnimit dhe aftësive të tyre.
Rritja dhe zgjerimi i njësive të xhandarmërisë në mbarë botën lidhet edhe me problemin gjithnjë e më të ndjeshëm të përdorimit apo mospërdorimit të njësive të mirëfillta ushtarake në përballimin e kërcënimeve të brendshme. Sikurse është e njohur, përdorimi i forcës ushtarake në funksion të sigurisë së brendëshme, zakonisht ka degjeneruar misionin e tyre, çka rezulton në pasoja të pafalshme, sidomos për shtetet demokratike.
Pas konstituimit në Shqipëri të Mbretërisë më 1928, Xhandarmëria, e cila më pare përbëhej nga një numër simbolik, u shndërrua në një nga armët kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Në vitin 1928 numri i përgjithshëm i saj arrinte në rreth 3600 xhandarë dhe oficerë komandues, duke përmbledhur dhe policinë qytetëse, siç quhej në atë kohë policia bashkiake.
Në vitin 1928, Xhandarmëria Shqiptare u organizua në nivel qarqesh, rrethesh e postë komandash, në përshtatje me shtrirjen gjeografike të popullsisë së vendit. Pak vite më vonë, në ndihmë të Xhandarmërisë, Mbreti Zog angazhoi një grup këshilltarësh anglezë, me në krye një gjeneral britanik, çka shërbeu jo vetëm për rritjen e profesionalitetit, por sidomos për ta shkëputur atë nga ndikimi italian. Kufijtë e paprekshëm të shtetit shqiptar dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë, të cilat ishin bërë proverbiale në ato vite që mbahen mend edhe sot si koha e artë e sigurisë publike, e rendisin armën e Xhandarmërisë Shqiptare përkrah armëve dhe shërbimeve kryesore të ushtrisë sonë kombëtare.
Një nga gazetat e asaj kohe shkruante: “Viset, edhe ma të largëta të atdheut, u pasunuen me një tok godinash, në të cilat ushtaraku e shplodhte trupin dhe nga të cilat nisej kur e lypte detyra për të rikthyer paqen dhe rregullin, atje ku ato ishin të cënue. Udhëtari që dikur u trembej maleve tona, kalon sot lirisht dhe i sigurt dhe në kepat ma të braktisura, mbasi pothuaj nuk ka kënd në Shqipninë tonë, që të mos gjendet një vatër gjindarësh”.
Xhandarmëria Shqiptare, e edukuar me besnikërinë e pafundme ndaj Kombit, edhe pse përbënte rreth 20% të forcës së përgjithëshme të armatosur të vendit, në çastin kritik të pushtimit të vendit nga Italia fashiste luajti rol kryesor në mbrojtjen e qyteteve-port, kryesisht të Durrësit, ku ishin përqendruar forcat dhe mjetet kryesore pushtuese italiane. Mbrojtja shqiptare kundër forcave të pushtimit, praktikisht komandohej nga majori i xhandarmërisë Abaz Kupi.
Xhandarmëria e asaj kohe aplikonte forma të hapura informacioni. Në të kundërt, regjimi diktatorial i kohës komuniste e suprimoi Xhandarmërinë, duke e zëvendësuar me forcat e sigurimit dhe duke aplikuar forma të fshehta spiunazhi e shtypjeje psikologjike.
Është e pafalshme që sot, në një sistem politik që parakupton sigurinë e plotë ekonomike e publike, të kemi gjëndje më të pasigurt. Në këto kushte, alternativa e ringritjes së xhandarmërisë, me statusin e një force elitare sigurie, përbën zgjidhjen e duhur për rivendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në çdo cep të jetës së vendit./ CNA
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazh...
Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryemin...
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmë nga Kompleksi...
E pyeta Filipin: -Të mungon Koço Devole? -Ndihem si peshk...
Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden dhe...
Gjuha është një mjet komunikimi për fiset dhe popujt, e ci...
Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i ës...
I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabar...
Po të dëgjojnë se çfarë thonë pensionistët sot, duhet ...
Thuajse 90% e opinionit publik merren sot me Ilir Metën dh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...