Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni publik, në Washington, kryeqytetet e NATO/BE, dhe botë, mbeten ende të “të ekzaltuara” nga një kakofoni histerike e urimeve të kortezisë, apo edhe të sforcuara, për rikthimin trumfalist të Sh.T. Donald John TRUMP si president i 47 i SHBA-së.
Jo vetëm në 2017 (i ftuar dhe pjesëmarrës pa zero pagesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Trump-1 në Washington DC), por edhe në këtë rast/2024, jam ekspozuar publikisht si mbështetës i Trump-2. Thënë këto, sigurisht u bashkohem urimeve për Presidencën e tij të dytë, në misionin e “çlirimit/shërimit nga Deep State dhe demokracia burokratike” jo vetëm në SHBA.
Pa përsëritur anësinë dhe besimin, që kam artikuluar në disa shkrime/statuse të posaçme, në vijim po paraqes një opinion përmbledhës mbi “10 betejat e fituara” nga z. Trump, por edhe “5 mesazhe shpresëdhënëse” për ardhmërinë euroatlantike të kombit tonë (R.Sh dhe Kosovës):
(1). I luftuar pothuaj nga të gjitha anët, faktorët, aktorët, tashmë edhe kundërshtarët e pranojnë se z. Trump bëri histori me këtë rikthim edhe më të fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i fituar të gjitha, pra: “312 votat elektorale për President, shumicën vendimmarrëse në Senat, Kongres, si dhe votën popullore”!

(2). Rifitoi me shumë meritë mandatin e dytë, por edhe besimin e qytetarëve amerikanë për t’i finalizuar reformat e nisura nga Trump-1, duke forcuar fuqinë e Shtëpisë së Bardhë (Presidentit); për t’u përballur me pasojat e krizës ekonomike, korrupsionin, emigracionin e paligjshëm, abortin; me rikthimin e besimit te demokracia funksionale, te modeli “Amerika e para” si dhe ndryshime radikale në Politikën e Jashtme; në marrëdhëniet me NATO-n, BE, Ukrainën, Lindjen e Mesme, Ballkanin, Rusinë, Kinën, Iranin, etj.
Tashmë edhe kundërshtarët e pranojnë se rikthimi edhe më i fuqishëm i Trump-it u mundësua nga Projekti i Tij i bazuar në: “një paketë politikash konservatore për të çliruar ShBA-në, nga “Deep State”, pra nga interesat e aktorëve të nëndheshëm (të pavotuar), burokracia me kollaro demokratike, korrupsioni, filantropistët, etj”. Me fjalë të tjera, e gjunjëzoi statuskuonë e së majtës Obama/Biden dhe fitoi me meritë projekti Trump-2, për ta ç’burokratizuar, reformuar dhe forcuar pushtetin e Presidentit, si garant për ta: “ribërë Amerikën edhe më të madhe, ose një superfuqi të pakonkurrueshme edhe për shekujt që vijnë”!
(3). Në 4 vitet që lamë, u përball si burrë i madh shteti duke fituar me dhjetëra procese gjyqësore, fatkeqësisht të inspiruara jo vetëm nga kundërshtarët politikë/të majtët brenda Shtëpisë së Bardhë, nga fuqia imponuese e oligarkisë që kanë pushtuar/kapur institucionet shtetërore, por edhe nga lufta brenda llojt, pra nga të ashtuquajturit kockat e Partisë Republikane.
(4). Ndoshta “Zoti vetë e shpëtoi nga dy atentatet për ta vrarë me armë zjarri”, sipas shërbimeve të Intelegjencës): “të inspiruara jo vetëm nga shtetet/organizatat terroriste, por edhe nga tentakulat dhe fryma armiqësore e Deep State”. Por siç z. Trump kishte premtuar “të gjithë të interesuarit për ta pasur në burg ose të vdekur”, përfshi terroristët e fshehur mbas atentateve e morën pergjigjen me vota në 5 nëntor 2024.
(5). U përball si askush dhe i poshtëroi me shumë se asnjë tjetër më parë, pronarët si dhe çirakët/sekserët e industrisë mediatike, pra 'fake-news', 'deep-fake', dezinformimin dhe 'exit poll'-et, …. “F*ck you, adresuar ekspertëve të sondazheve” ishte mesazhi i merituar pas zgjedhjeve …!
(6). Përtej fjalëve, me vepra/prova nga nga Presidenca e parë (dëshmitarë + qindra mijëra familje shqiptare), të gjithë u gjunjëzuan (ose pranuan kokulur) se biznesmeni i sukseshëm, z. Trump paraqiti projektin me bindës për ekonominë dhe përmirësimin e ndjeshëm të mirëqenies së qytetarëve amerikanë. Konkretisht: “kalimi nga taksat mbi të ardhurat në vetëm një taksë konsumi”; thjeshtimin e taksave mbi të ardhurat individuale nga: “15% mbi të ardhurat në pagën bazë dhe 30% të ardhurat mbi të; uljen e normës së taksës së korporatave nga 21% në 18%, ndërsa gjatë Trum-1, e uli nga 35% në 21%”!

(7). Fitoi dhe e diskreditoi, makinerinë e dezinformimeve, se: “Trump do e shkrinte NATO-n si dhe do linte në mëshirën e Ariut të uritur rus vendet që nuk përmbushin detyrimet 2%”. Ndërsa z. Trump me vendosmërinë e tij të pakrahasueshme, ka rikonfirmuar projektin Trump-2: “për SHBA të pakonkurrueshme, por edhe nevojën për NATO dhe BE më e fortë, pra për një botë edhe më e sigurt”. Ndërkohë sjell në vëmendjen publike që falë edhe këtij “kërcënimit të shumëpërfolur”: “nga më pak se 5 (para 2017), sot (2024), 25 nga 32 vendet anëtare (përfshi RSh) kanë rritur shpenzimet ushtarake në 2% të GDP, ndërsa BE arriti në 500 miliardë € për mbrojtjen”. Sigurisht të vërtetat/veprat (do) flasin më fort se gënjeshtrat.
Një qasje edhe më agresive se në mandatin e tij të parë, do të aplikohet nga Trump-2 në marrëdhënie me Kinën, që e konsideron një kërcënim serioz për ekonominë dhe interesat e USA. Prandaj ka paralajmëruar Pekinin se do vendosë tarifa të larta ndaj importeve kineze, por ka lënë hapur mundësinë e një marrëveshjeje të re tregtare me Xi Jinping, duke tejkaluar 4 vitet e stanacionit të ngathët/mplakur të Presidencës Biden.
(8). Përtej propagandës internacionaliste, programi Trump-2 bazohet në një politikë edhe më të rreptë (përveç murit digjital) për emigrantët e paligjshëm, që shërbejnë edhe si bazë e krimit të organizuar, drogës, trafiqeve njerëzore, etj. Sipas një sondazhi të fundit, kjo qasje e fortë (disa e quajnë të ashpër), ishte një ndër arsyet e fitores historike, pasi 65% e amerikanëve në shtetet kufitare votuan Trump-2. Nga ana tjetër, gjykoj se me këtë përqasje “të ashpër” ndaj vetëm emigrantëve të paligjshëm, kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar edhe në vendet respektive nga vijnë emigrantët, pasi kjo industri kërcënon jo vetëm punësimin dhe sigurinë e amerikanëve, por edhe të tyre të origjinës.
(9). Sigurisht, ka korrur këtë fitore spektakolare, edhe për shkak se që në krye të herës, ka mbjellë projektin konservator (Reganian) mbi familjen që mbështetet në parimet e djathta duke adresuar pabarazitë racore dhe programe që mbështesin komunitetet e margjinalizuara. Trump-2 ka premtuar se do të krijojë: “Departamentin e Jetës", duke promovuar "Medicare Advantage" për pensionistët, por edhe një përpjekje për të rritur konkurrencën në tregun e kujdesit shëndetësor. Trump-2 parashikon të anulojë urdhrat ekzekutivë të Presidentit Biden për programet e mbrojtjes nga ndryshimet klimaterike, përfshirë ligjet e Agjencisë së Mjedisit, etj., të cilat ai i konsideron: "si nxitësit e industrisë së korrupsionit klimatik…"
(10). Fitoi betejën kundër propagandës majtiste/cinike, që e cilësonin Trump-2 si “Projekt e izacionalist”, nga jo vetëm kundërshtarët politikë brenda USA. Si i privilegjuar/dëshmitar në ceremoninë e 20 janarit 2017, Trump ka rishpalosur dhe konfirmuar edhe më qartë gjatë kësaj fushatë, se, po citoj: “ndërsa garantoj se po/do bëj gjithçka për një Amerikë edhe më të madhe/fuqishme”, gjithashtu u bëj thirrje, udhëheqësve të BE-së, Gjermanisë, UK, Francë etj që: “t'i bëjnë edhe më të forta vendet e tyre respektive, kështu të gjithë bashkë e bëjmë botën më të sigurtë”. Me fjalë të tjera është shumë e përafërt, me qasjen e themeluesut të Turqisë, Ataturk: “Peace at home Peace in the world”, ose e Shqipëruar: “Pa pasur paqe në shtëpi nuk mund të ndërtosh paqe në botë”!
Për më tepër, ka fituar përqasja e Tij e “ekspozimit të forcës në dialog” për ta gjunjëzuar ekonomikisht, ushtarakisht (po qe e nevojshme) dhe gjeopolitikisht Rusinë – Putinist në Ukrainë si dhe ka paralajmëruar Iranin se “do të përballet me fuqinë dërrmuese të ShBA nëse përdor armët bërthamore kundër aleatit strategjik, shtetit Demokratik të Izraelit, apo kundër statuskuo-së dhe interesave gjeopolitike të USA në Lindjen e Mesme”. Kjo “gjuhë e forcës”, u konfirmua edhe në takimin me presidentin Zelensky në Washington: “nëse do ishte z. Trump President, Putini që e njeh mirë vendosmërinë, prandaj as nuk do kishte ndërmarrë këtë marrëzi në shkurt 2022”, ndërsa garantoi se: “do ta mbyllë shumë shpejt luftën”. Gjithsesi mbetet të elaborohet si/kur (?), ndërsa zgjedhjet provuan se 60 % e amerikanëve besojnë se USA duhet të jetë më e ashpër ndaj Rusisë, por edhe ndaj Iranit dhe terroristëve në Lindjen e Mesme.

NË SHTESË, Pse/Sa fitorja e Presidentit Donald Tump mbart edhe “pesë mesazhe shpresë” (?):
Së pari, uroj që kjo fitore të shërbejë zgjimin e aspiratës fisnike të Shqiptrarëve për tu përballur dhe tejkaluar “shtetin e pushtuar nga politikanët e korruptuar, demokracia fasade, pluralizmin e privatizuar nga Kryetarët e pavdekshëm, si dhe fuqina elektorale e Partisë në Pushtet”!
Së dyti, përtej garës së peshtirë, se kush të gjejë fjalët më të madhërishme, për ta uruar Presidentin e sapozgjedhur z. Trump, jo emrat e pronarëve të Partive apo Pushtetarëve të emëruar, por “partneriteti strategjik me USA mbetet me rëndësi kritike, në mos jetik për interesat reciproke RSh-ShBA në rajon dhe mesdhe si dhe ardhmërinë euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës”.
E thënë fare shkoqur, mbetem shumë i sigurt se kushdoqoftë që përçudnisht përpiqet të shpërdorojë Presidentin e ShBA për ta “bërë palë në agjendën e tyre bolshevike” do të (keq) zhgënjehet. Kjo pasi z.Trump ka konfirmuar se qëndra e gravitetit të angazhimeve të Tij mbetet ShBA, pra: “nuk ka as kohë as vullnet dhe as plan, të merret me çdo pushtetar të korruptuar, apo çdo egocentrik që i del/dalldis rrugës”.
Së treti, pa kujtuar dalldisjet e (mbi) Pushtetit që: “Trump” përbën kërcënim për USA dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”(!?), si në 33 vitet që po lëmë pas, edhe gjatë Trump-2 do të dështojnë me turp edhe opozitarët vulëhumbur në Tiranë si dhe sovranistët-markistë të Prishtinës zyrtare, që mesazhet diplomatike, fotot me Presidentin Trump apo me Senatorët, darkat informale apo “mëngjeset e lutjeve”, etj; “t’ua shesin shqiptarëve si mbështetje partiake apo edhe më keq, personale”. Në të kundërt, si dhe Presidentet e USA në 112 vjet, edhe z. Trump ka rikonfirmuar fuqishëm se prioritet nr.1 nuk janë emrat e pronarëve/kryetarëve të partive politike, por për ShBA: “kanë qenë dhe mbeten vetëm shqiptarët si dhe ndërthurja e interesave gjeopolitike të ShBA me ato të RSh në rajon, Mesdhe etj”. Kaq e thjeshtë!
Së katërti, konsideruar peshën/mesazhet e kësaj “fitore spektakolare” besoj edhe më fort se pas 33 vjetesh, Shqipëria ka domosdosmëri jetike të "vetëprodhojë një Trump dhe një Lëvizje Trumpiste” për t‘u përballur dhe tejkaluar krizën më të rëndë të demokracisë, pluralizmin fasadë, pasojat e shtetit të dështuar, duke iu rikthyer me këllqet e saj të djathtës moderne, ku të privalojnë: “Familja, Atdheu, Zoti, Vota, Tregu, Interesat Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit”.
Së pesti, shpresoj po ashtu që krahas mbështetjes konstante nga USA për “njohjen e pavarësisë 112 vjet më parë; çlirimin e Kosovës 1999; anëtarësimin në NATO 2009, etj.”, do të skalitet në memorjen e mirënjohjes (mbarë) Kombëtare edhe “Marrevëshja e Paqes e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nën përkujdesjen e Presidentit Donald Trump-1 (shtator 2020)” nga dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), ose një: “paketë me investime gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë, Port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, si dhe qershia mbi tortë, njohja nga Izraeli e Kosovës, etj”. Për hatër të së vërtetës, duhet të shtojmë se, asnjë njohje e ee për Kosovën përgjatë Presidencës Biden-Harris!?
Duke kujtuar këtë, besoj edhe më shumë që kjo marrëveshje paqe (+), e përditësuar, do të “imponohen nga Presidenca Trump-2”, përkundër riciklimit të oshilacioneve të Millosheviçit, sovranistëve marksistë, etj., bolshevik mendjendryshkur jo vetëm në Kremlin, Banja Luka, Beograd, Prishtinë dhe Tiranë.
Së fundmi, mbetem shpresëplotë se përballë dalldisjes së makinerisë elektorale të pushtetit si dhe përtej “luftës së pistë” për në listën e të ndenjurave të opozitës në Kuvendin e ardhshëm (përfshi trima/et pas betejave turpëruese “për vulën” të Gaze/ërve në 8 janar 2022, etj., apo dhe kryeeuroatlantikasin qesharak që edhe me (i thënçin) qeveri teknike në 2017, PD mori “Noc-Rrokun”, pra 7 ministra delirantë dhe 43 deputetë sekserë), shqiptarët e frymëzuar edhe nga kjo fitore historike e z. Donald Trump, do të zgjojnë vetëdijen fisnike, duke iu bashkuar misionit të së djathtës moderne, që Shqipëria të bëhet demokratike edhe për inat të këtij sekti politikanësh zullumqarë, shtetarësh kusarë, philanthopistë globalë, sovranistësh marksistë dhe sekserëve të gjithë pushteteve që 33 vitet e fundit kanë pushtuar vlerat konservatore dhe sundojnë me “kollare demokratike” kombin tonë të bekuar.
Zoti e bekoftë fitoren e Presidencës Trump-2, partneritetin strategjik ShBA-RSh si dhe ringjalljen e shpresës së shqiptarëve, për ta bërë kombin (R.Sh/Kosovë) si ShBA dhe gjithë Europa Demokratike.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazh...
Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryemin...
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmë nga Kompleksi...
E pyeta Filipin: -Të mungon Koço Devole? -Ndihem si peshk...
Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden dhe...
Gjuha është një mjet komunikimi për fiset dhe popujt, e ci...
Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i ës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...