Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

U bënë disa ditë që në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka nxënës që mungojnë. Mungon Martini që ndërroi jetë në mënyrën më mizore dhe të pamerituar, shoku i tij i plagosur në spital, mungon autori i krimit makabër, mungojnë dhe shumë të tjerë që ishin prezentë në ngjarjen shokuese. Mungesa ka edhe në shkollat e tjera, pasi prindërit e lemeritur refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkolla nga presioni i kësaj ngjarjeje. Shteti formalisht (si gjithmonë) pretendon se i ka kryer të gjitha detyrat. Ai ka miratuar ligje, kode VKM, strategji, udhëzime, agjenda e plot si këto.
Po citoj disa nga këto akte: Kodi i Drejtësisë për të Mitur, Ligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, Kodi i Familjes, Ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve, etj.. Shteti ka ngritur edhe strukturat për mbrojtjen e fëmijëve, si: Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, me struktura në nivel qendror e vendor, grupet teknike ndërsektoriale pranë çdo bashkie dhe çdo njësie administrative bashkiake, Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, etj.. Në shkolla janë ngritur shumë struktura, duke filluar nga drejtoria, këshilli pedagogjik i prindërve, psikologët, deri tek oficerët e sigurisë.
Duke parë gjithë këto akte e struktura dhe situatën reale, më vjen ndërmend debati i vjetër vjehërr e nuse, kur kjo e fundit sapo kishte hyrë në shtëpinë e burrit: “Kur të shoh më sy – them lumja unë për ty, kur të shoh si sillesh e punon – them mjera unë për ty”. Para tragjedive të tilla ulëritëse nuk mund të justifikohemi me faktin e shumëpërdorur këto kohë, se ngjarje të tilla nuk janë fenomen vetëm shqiptar, por global, pasi sipas OBSH mbi 10.000 të rinj në Evropë mes moshës 15-29 vjeç humbin jetën çdo vit nga dhuna e përdorimit të armëve të ftohta. Në Angli, krimet me thikë mes moshave 13-19 vjeç, çdo vit kalojnë 280. Në SHBA për vitin 2023, numri i vrasjeve me thikë kapin shifrën prej 119.892 personash, ku adoleshentët përbëjnë absolutisht grupin më të madh të këtyre viktimave. Sipas meje, (dhe jo vetëm) ne jemi një shoqëri në krizë. Në një krizë të thellë morale, pasi i ndershmi quhet i pazoti, kurse krimineli quhet njeri i zot.
Kriminelin paraja e bën të bukur e të ditur, e bën edhe deputet, kryetar bashkie e shtetar të lartë. Kjo situatë, ku pothuajse gjithmonë fiton jo i drejti, por “i forti”, ka ulur në minimum vetëvlerësimin e individit dhe të shoqërisë sonë, sa për fat të keq kemi filluar të besojmë se e meritojmë këtë mënyrë jetese dhe nuk aspirojmë më tepër se mbijetesa. Çdo ditë humbasim nga vlerat tona qytetare dhe kulturore, e nënvlerësojmë vetëdijen dhe sjelljen qytetare dhe përgjegjësinë shoqërore. Shqiptari i ndershëm (megjithëse është shumicë dërmuese). Ai që ngrihet pa gdhirë për të shkuar në punën e përditshme, ndihet dhe është i pavlerësuar. Kjo shumica lufton për mbijetesë, nuk flet, nuk bërtet, nuk mallkon.
Ajo pret Perëndinë ta bëjë më mirë. Shumë trishtim, ka pasur të drejtë Platoni kur thoshte: “Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë”. Kjo tragjedi e rëndë nuk ishte rrufe në qiell të pastër, por ishte e paralajmëruar. Ajo na apelon të reflektojmë thellë. Të gjejmë edhe “Kush është fajtori?”. Të gjithë jemi fajtorë. Siç do të akuzonte edhe Migjeni “Merrnje dhe çonje në qytet kët shtatore. Vendosnje në nji shesh! Dhe si përmendore kushtonja ndokujt. Kushtonja atij që ka më shumë merita për kët vend! Po ndoj ministrit o deputeti, o ndokujt tjetër…..”.
E vramë të gjithë ne atë fëmijë, në atë shkollë. Edhe fëmijës tjetër, që përdori thikën, ia shkatërruam ne jetën, të ardhmen, e vramë për së gjalli. Një nga këta fajtorë, jam edhe unë. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova, kur “baballarët e kombit”, të zgjedhurit tanë në parlament e Këshillat Bashkiakë, kacafyten, shahen e përbalten mes veti, si armiq për vdekje të deklaruar dhe përbetuar. Kuvendi, Këshillat Bashkiakë dhe partitë janë pasqyra më e qartë ku shihet se si aleatët, shokët dhe miqtë e djeshëm mund të shpallen hasëm dhe anasjelltas, se si dashuria kthehet në urrejtje e dhunë jo për bindje, as për ideologji, as për politikë, as për alternativa, por për interesa vetjake, të çastit. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova, kur dëgjova se ju blenë votën, duke ju detyruar të shisni shpirtin në një pazar të turpshëm e të pakthyeshëm. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova, kur si rrallë kush në Europë, rezultati i zgjedhjeve del pas disa javësh, përmes një kalvari të gjatë numërimi dhe rinumërimi dhe në fund palët nuk e njohin atë. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur parlamenti dhe bashkitë u kthyen në lëndë e parë për SPAK-un.
Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur hapësirat dhe sheshet e lojërave para pallateve, hapësirat e rrugëve të lagjes ku luanin fëmijët, u grabitën dhe u betonizuan me ndërtime. Kjo bëri që prindërit u detyruan të nxjerrin kafeneve fëmijët e vegjël dhe për të mos i bezdisur, tek rrëkëllejnë kafen dhe alkoolin i japin në dorë një celular. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur pashë prindër që nuk prindërojnë, megjithëse për t’u dukur të kulturuar recitonin shumë bukur vargjet e Naim Frashërit për fëmijët: “Falu gjithë mirësitë/Të rrojën me nder në jetë/të mësojnë dituritë/Të bëhen të vërtetë/Të nderojnë mëmëdhënë/Vlerat t’ia lartësojnë/Mbi gjithë botën ta ngrenë/Si lule ta zbukurojnë”! Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova/denoncova kur dëgjova komshiun duke u ulëritur gruas dhe fëmijëve. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova për lokalet e mbushura plot me vajza e djem të rinj ndërsa libraritë janë bosh. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur turli horrash promovojnë këngët e tyre me dhunë e krim, të cilat bëhen edhe hit. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur dëgjova se në universitete paguheshin lekë për të marrë provimin, madje edhe për t’u diplomuar si mësues.
Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur shihja dhe dëgjoja qindra orë televizive, që i kushtohen dhunës, krimit, vrasjeve dhe asnjë orë mendjes dhe vizionit; kur kronikat e lajmeve na helmojnë shpirtrat dhe mendjet tona, pasi flasin veç për vrasje, dhunime, krime. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova për rrjetet sociale, që janë kthyer në hapësira llumi, agresiviteti, urrejtjeje e krimi. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova për fëmijët që mallkojnë prindërit e tyre, se nuk janë mafiozë, se nuk u bënë të pasur, pavarësisht rrugës që mund të ndiqnin. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur u mbyllën teatrot, kinematë, bibliotekat dhe libraritë. Unë ndihem fajtor, se heshta dhe nuk reagova kur pashë që nuk po ngjizej në shoqërinë shqiptare porosia e Shenjtores Nënë Terezë për fëmijët: “Fëmijët janë si zogjtë: ju doni t’i mësoni të fluturojnë, por ata nuk do të fluturojnë me flatrat tuaja. Doni t’i mësoni të ëndërrojnë, por ata nuk do të ëndërrojnë ëndrrën tuaj.
Prindërit duhet të jenë të besueshëm, jo të përsosur. Fëmijët të jenë të lumtur, jo të na bëjnë të lumtur. Çfarë mund të bësh për të siguruar paqen botërore? Shko në shtëpi e duaje familjen tënde”! Unë ndihem fajtor, se heshta dhe u bashkova me “vullnetet e ndrydhuna dhe shtypuna” ndaj padrejtësive dhe përhapjes së “kulturës së krimit”, që dinë vetëm të heshtnin ndaj përdorimit të dhunës si mjet “legal” për të “larë hesape”, apo për t’i “zgjidhur” problemet dhe mosmarrëveshjet e natyrshme individuale. Miqtë e mi, kjo tragjedi (që nuk është e vetmja) na tregon se nuk është e mjaftueshme vetëm të fajësojmë individë, familje, shkollë, apo raste të veçanta. Ajo kërkon një rishikim të gjithanshëm të sistemit tonë edukativ dhe social. “Dhe vë pikën këtu/Tani më flisni për borxhet që më keni ju”, – apelon poeti dhe miku im, Xhevahir Spahiu. Në përfundim dua t’i kërkoj përunjësisht falje Martinit, engjëllit të pafajshëm që na shikon nga lart, për të gjitha ato që kisha mundësi dhe detyrë t’i bëja dhe nuk i bëra./ CNA
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur instiktivisht, cili...
Shumë janë përpjekur ta analizojnë bardhë e zi rezulta...
Shkrimi i plotë i Albert Vatajt: Ai është burri më i ...
Asgjë në këtë botë por edhe përtej saj nuk është rastësi p...
Pasiguritë janë rrathët që e shoqërojnë jetën e një sh...
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike,...
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërm...
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte...
Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve di...
Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të...
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...