Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Asgjë në këtë botë por edhe përtej saj nuk është rastësi por sipas ligjit kozmik shkak-pasojë.
Ligji shkak-pasojë është një ligj që kontrollon gjithçka në botën makro edhe mikro edhe mbi të gjithë jetët e njerëzve.
Prandaj nqs njerëzit jetojnë të qetë apo agresiv mes vetes edhe të tjerëve nuk është rastësi por ka një shkak që akumulohet dhe pastaj del jashtë si pasojë, si energji pozitive apo negative dhe kjo kushtëzon ngjarjet e bukura apo të shëmtuara , të mira apo të liga , të dashura apo të urryera , miqesore apo vrastare .
Më konkretisht ngjarjet e dhimshme të frikëshme që po ndodhin rëndomtë në rrugët tona këto ditë, si konflikti tragjik mes adoleshentëve 14 vjeçar duke përdorur armë të ftota me viktima dhe ajo mes të rinjve fatmirësisht vetëm me të lënduar, nuk janë të rastësishme, as thjeshtë një probleme pasoja i vetëm i individëve që përballen tragjikisht mes tyre,ato janë edhe shkaqet e prindërve , familjarëve dhe shoqërisë ku jetojnë .
Shoqëria jonë por edhe në përgjithësi ky brez apostat vuan nga një sëmundje shpirtërore që quhet ateizëm.
Ateizëm do të thotë të mohosh egzistencën edhe t’i qëndrosh kundra Perëndisë . Ateizmi si koncept kundra "perëndive" është i lashtë që nga koha helene , por Individët e parë që e identifikonin veten si ateistë jetuan në shekullin e 18-të gjatë Epokës së Iluminizmit. Revolucioni Francez, i njohur për "ateizmin e tij të paprecedentë", dëshmoi lëvizjen e parë të rëndësishme politike në histori që mbrojti supremacinë e arsyes njerëzore mbi atë hyjnore, deri sa me arogancë deklaroi se "Zoti ka vdekur " ( Niçe), por ai gjeti një shtrirje të gjërë demografike dhe gjeografike në shekullin e kaluar sidomos në vendet e lindjes.
Edhe pse atje ku ateizmi u implementua me dhunë psikologjike dhe fizike dështoi, përsëri kjo sëmundje shpirtërore vazhdon të jetë prezente në shoqërinë tonë sekulare perëndimore , jo thjesht si një ideologji e mirëstrukturuar siç ishte në vendet ateiste komuniste por si një trend në shoqëritë konsumiste , materialiste, hedoniste sot.
Ateizmi apo besimi formalist është shtuar ndjeshëm në njerëz të cilët nuk besojnë ose e injorojnë egzistencën e një Zoti , të Gjithë -ditur , Gjithë- fuqishëm, madje e quajnë besimin në Zot si diçka e tepërt , e vjetëruar, muzeale dhe bezdisëse për një jetë në botë e lirë si sot, ku mund të bësh dhe justifikosh çdo gjë sipas instiktit, me veten , tjetrin dhe shoqërinë.
Në përgjithësi prindërit, shkolla, shoqëria laike mësojnë sot teorinë utopike se njeriu është produkt i rastësisë , evolucionit të dhunshëm ku më i forti sundon më të dobëtin , dmth është një kafshë në zinxhirn ushqimor.
Kjo frymë armiqësore që e implementon teoria evulucioniste mes njerëzve, është bërë evidente sot edhe në familje, si mes prindërish që kërkojnë të sundojnë njëri tjetrin, mes fëmijëve që edhe pse kanë dalë nga një bark ata përsëri shtypin dhe shfrytëzojnë njëri tjetrin, në shoqëri, ku nga pushtetari deri më i thjeshti s’lënë rastë pa shfrytëzuar tjetrin, sepse ky është parimi i jetës shtazore në tokë, më i dobti të shkeli më të dobtin dhe ky është zhvillimi i cpecjes njerëzore.

Kjo mënyrë e egër e të jetuarit dhunshëm sot të jep edhe status në këtë shoqëri xhungle, ku ka gjithnjë e më pak dialog njerëzor dhe gjithnjë e më shumë dhunë verbale, psikologjike, fizike dhe ashtu si kafshët mbas një fitore kundër viktimës , ulërijnë në pyll dhe bëjnë lëvizje triunfuese edhe njerëzit kështu veprojnë me rrjetet sociale sot si tik –tok,instagram , facebook, etj , ku dëshira egoiste për të bërë emër ,ose për t’u treguar me krenari sundues mbi jetën e tjetrit bënë shumë akses mediatik me shumë fansa e lajke si forti .
E gjithë kjo pasojë ka shkakun , që është mungesa e frikës së Perëndisë që do të thotë se njerëzit e tillë nuk besojnë sa ka një Krijues , një Ligjëvënës moral dhe një Gjykatës të drejtë.
Të gjithë këta të pabesë ndjehen sikur janë zoti vetë , të gjithë kanë brenda tyre një krenari eusforike .
Krenaria është një pasion që njeriut i zhvillohet ndjeshëm kur ai sfidon Zotin duke mos iu bindur porosive morale hyjnore dhe kështu njeriu dëgjon djallin armikun e tij ,që i pëshpërit në vesh“ ti je Zoti i vetes” dhe ti kontrollon jetën e të tjerëve si do ti .
Krenaria pasojë e shkakut ateist dëmton aftësinë tonë për të menduar drejt me një mendje të përulur, kur me krenari themi : “Se nuk ka asgjë të gabuar kur vendosim vetë për jetët tona , pa Perëndinë” .Atëhere vjen kotësia dhe prek pjesën dëshiruese , të shpirtit tonë , na bënë të duam e të kryejmë ide të çmëndura që krenaria na sjell në mendje .
Me krenarine ateiste ne jemi krejtesisht injorant se cfarë është vetja jonë , por me kotësinë e vullnetit tonë ndërtojmë një imazh të gënjeshtër të asaj ç’ka jemi me të vërtetë, një krijësë e varfër , e dobët dhe pashmangshmërisht i nështrohen ligjit shkak pasojë.
Krenaria ateiste të çon në justifikim të fajit tënd duke bërë fajtor tjetrin për tu nxitur në hakmarrje dhe kur nuk beson se ka një Krijues të jetës tënde dhe tjetrit, njeriu i pa besë nuk llogarit më as veten as tjetrin, bëhet një bishë me fytyrë njeriu , por bën vepra më të shëmtuara dhe ç’njerëzore se bisha , sepse vret veten dhe tjetrin që është po vetja e tij njerëzore.
Njeriu demonizohet sepse: “ Krenaria pasohet nga e liga finale , kur dikush çmendet dhe humbet mëndjen, duke dëgjuar zëra , haluçinacione dhe vizione të demonëve në ajër “ ( Ava Evangri)
Prandaj asgjë nuk është rastësi edhe kriminaliteti në ritje edhe tek adoleshent, të rijntë, por si thamë është shkak-pasojë, sepse njerëz ateist të mëdhenj edhe të vegjël mohojnë Zotin dhe frikën e Perëndisë , por “Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.që është fillimi i diturisë” ( Fjalë e Urta 7-1).
Shoqëria automatikisht zfazohet sepse : “Tha i çmënduri në zemren e tij nuk ka Perëndi” (Psalmi 14-1).
Kështu ateistët kanë pasojë injorancën edhe kriminalitetit, duke u dënuar nga Perëndia , ose duke marë atë që meritojnë, nga drejtësia hyjnore që vepron edhe pse njeriu i shtazuar ateist e mohon hyjnoren,sepse :"Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.( Romakët 1; 28-32)
Njeriu që nuk beson ose nuk ka frikë Perëndi e ka shumë të lehtë që të bëjë çdo gjë madje edhe krimet më të shëmtuara duke u justifikuar, se kështu duhej, ashtu si thuhet ;"hiqe Perëndinë nga jeta dhe çdo gjë lejohet".
Në qoftë se prindërit e këtyre fëmijëve si të viktimës dhe të viktimizuesit edhe për çdo rast të tillë do t’i mësonin fëmijëve frikën Zotit ata kurrë nuk do përfundonin kështu tragjikisht si viktimë dhe viktimizues që do viktimizoj veten nga krimi që bëri .
Fatkeqësisht njerëzit kujtohen për Zotin kur e keqja ka ndodhur, ose kur nuk ka më shpresë njerëzore, në këto situata tragjike kujtojnë se ka edhe një Zot mbi ne, por Zoti nuk është një ambulanc që kur jemi keq i biem numrit dhe Ai është i detyruar të vijë shpejtë të na shërbejë, shërojë ,apo shpëtojë nga rreziku.
"Kujtoje Perëndinë në ditë të mira që edhe Perëndia të kujtojë në ditë të këqija" , nqse t’i nuk e kujton atëhere do t’i nështrohesh ligjit shkak pasojë, "çfarë ke bërë do ta bëjnë", ose "çfarë ke mbjellë do të korrësh" , sepse Zoti thotë : “Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.” (Fjalët e Urta 1:24-33).
Për ta kuptuar më mirë këtë po ju tregojë dialogun e një gruaje me një prift.
Një prift i tha një gruaje indiferente që nuk interesohej për edukimin e fëmijës së saj: “si po e rrit kështu djalin pa frikë Perëndie” , eh- tha ajo : “ do rritet si pemët e pyllit”.Prifti heshti. Por kur djali u rrit edhe mori rrugë të keqe dhe përfundoi tragjikisht , kjo grua erdhi duke qarë tek prifti dhe u ankua pse djali përfundoi ashtu, atëhere prifti i tha me dhimbje : “si drurët e pyllit”
Prindër fëmijë nuk janë dru pylli që vetëm duan dhe e ujë që të rriten , por duhen edukuar me dije të vërtetë dhe kjo dije është si thamë frika e Perëndisë.
Mos të çuditemi për këtë dhunë që po zhvillohet kaq shumë e egër jo vetë tek të rriturit por edhe tek fëmijët, adoleshentë, sepse fëmijët imitojnë të rriturit dhe ateizmi e shtazon njeriun si të madh dhe të vogël , ashtu si na thot edhe apostull Pavli : “Se në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira , sepse njerëzit do të jenë egoist , .. të pa bindur ndaj prindërve .., të papërmbajtur , mizorë , që se duan të mirën’ ( 2 Timotheu 3 1-3)
Prandaj nuk duhet që të vazhdojmë në trendin e ateizmit ose injorimit të Zotit si prindër dhe shoqëri, sepse Zoti është i drejtë dhe sipas ligjit shkak pasojë njeriu dhe shoqëria merr shpërblimin që meriton në breza edhe tek fëmijë që imitojnë mëkatet e prindërve të tyre: " sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
6 dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.( Eksodi 20 5-6)
Zoti nuk e dhunon njeriun, sepse njeriu është krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafilla 1-26) me liri për të zgjedhur , deri sa ai mund të sfidojë edhe vetë Zotin , prandaj njeriu është vetë përgjegjës për kostot që mer mbi vete sipas veprave që bën , sepse : “Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen; prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin…por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t’u shërbesh atyre, unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t’u zhdukur” (Ligji i Përtërirë 30:1-20).
Por kujdes nga zotat e rremë , sepse atje ku predikohet dhuna dhe vrasja dhe në emër të drejtësisë hyjnore nuk është Zotit i vërtetë por djalli i shfaqur si ëngjëll drite .(2 Korinthianët 11:14), .
“Zoti është dashuri” (1 Gjonit 4:8) “Perëndia nuk e krijoi vdekjen, dhe nuk kënaqet në shkatërrimin e të gjallëve, sepse ai i krijoi të gjitha që të jetojnë”. (Ur. Sol. 1:13)
Zoti i vërtetë, Zoti i dashurisë të mëson të falësh dhe ta përballosh të keqen me mirësi , durim , ashtu si Zoti Jisu Krisht mësonte: “Por unë po ju them juve që më dëgjoni: ''T'i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë.Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën.Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë. Por, ashtu siç dëshironi që t'ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta”.( Luka 6 27-31)
Në këto fjalë të Krishtit po ashtu veprojnë ligjet shkak-pasojë , nqs do falësh dhe durosh, do ruash jetën tënde por dhe do shpëtosh jetën e tjetrit dhe armikun mund ta bësh mik dhe kjo është mençuri, urtësi , fuqi , hyjnore dhe burrëri njerëzore.
Dikush mund të thotë por drejtësia ku është , mos u nxitoni njerëz drejtësinë do e vendosi Gjykatësi i drejtë kur të vijë ora e gjykimit për secilin , sipas besimit dhe veprave ( Zbulesa 22-12), prandaj për atë që beson thuhet : “Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''. ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''.Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.”( Romakëve 12 ;17-21)
Por dikush nga prindërit mund të thotë: “fëmijët tanë nuk na dëgjojnë” . Le ti japim përgjigje kësaj pyetje me këtë dialog.
Një nënë shkoj edhe po ankohej tek një prift At Porfiri . Ajo i thotë: “ Uratë djali e kam adoleshënt dhe nuk më dëgjon . I flasë në shtëpi por ma prish shoqëria jashtë. Atëhere prifti i thotë- “po Zotit i flet për djalin?“ – “eh lutem ndonjë herë Zotit. Zot ma shpëto fëmijën” . Shën Porfiri i thotë kësaj nëne të trishtuar– “Jo, mos i fol më fëmijës që nuk dëgjon ,por foli Zotit me lutje, që Ai ti flasi fëmijës tënd”.
Prandaj sa nuk është vonë , si prindër dhe shoqëri le të kthehemi tek Zoti me zemër, ti bindemi urdhëresës hyjnore :" Nuk do të vrasësh" ( Eksodi 20 -13)) dhe ta lusim Zotit për fëmijët tanë sa nuk është vonë , sepse: “Kush thërret emrin e Zotit, do të shpëtohet”(9 Roamakëve 10-13), sepse kur shkaku është Zoti pasoja është jeta. Amin.
* Miron Çako, përgjegjësi i Zyrës katekizmit Kryepiskopatës të KOASH
Pasiguritë janë rrathët që e shoqërojnë jetën e një sh...
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike,...
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërm...
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte...
Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve di...
Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të...
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...