Shembulli dhe modeli i Rilindjes janë sot deformimi më i madh që po i bëhet shoqërisë shqiptare

Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve dilemën e tij të madhe nëse duhet të vendosen filtra sigurie për rrjetet sociale apo duhet marrë një vendim drastik, siç tha ai, për mbylljen e plotë të tyre. Tronditja shoqërore që shkaktoi vrasja e një 14 vjeçari nga një bashkëmoshatar i tij, pranë një shkolle në mes të Tiranës, e detyroi Edi Ramën të dilte vetë sot personalisht përpara kamerave, pas mbledhjes së qeverisë. Dhe, në pamundësi që për këtë rast të deklaronte se fajin e ka Saliu dhe opozita, shpalli pretencën për "TikTok"-un dhe "Snapchat"-in.
Sigurisht që ngjarje të tilla tragjike nuk bëjnë automatikisht me faj qeverinë, ato mund të ndodhin kudo në botë. Përgjegjësia e atyre që janë zgjedhur për të drejtuar, konsiston në sistemin edukativ që ndërtojnë dhe masat efikase që premtojnë të marrin për të rritur sigurinë. Por të dalësh para qytetarëve dhe këto përgjëgjësi t’ia kalosh "TikTok"-ut, duke lënë të kuptohet se qeveria ka bërë gjithçka dhe mbyllja e plotë e disa rrjeteve sociale do e zgjidhë problemin e dhunës në shkolla, është skuthëri politike dhe pandjeshmëri ndaj një tragjedie.
Edi Rama nuk ka zbuluar ujin e nxehtë duke thënë se disa platforma online nxisin dhunën. Por ai nuk është kryeministër për të përsëritur analizat e sociologëve e psikologëve. Ai në radhë të parë duhet të analizojë se çfarë modeli i ka ofruar shoqërisë në 12 vite qeverisje, si edukativ ashtu edhe social.
A ka përgjegjësi "TikTok"-u për nivelin e degraduar arsimor e edukativ këto 10 vitet e fundit? Për mashtrimin e 2013-ës se buxheti i arsimit do të shkonte në 5 përqind të GDP me ardhjen e Rilindjes në pushtet? Po për kullëzimin e terreneve sportive, kinemave, qëndrave kulturore e rekreative? Shqipëria ka njohur një rënie të lirë si në cilësinë e arsimimit ashtu edhe në krijimin e mjedisit të shëndetshëm e të sigurtë për edukimin e brezit të ri. E këtu futet edhe siguria në shkolla, ku çdo ditë raportohet për akte dhune, shitje e përdorim narkotikësh e deri tek mbajtja e armëve. Mbyllja e "TikTok"-ut vështirë të jetë zgjidhja për këto fenomene, pavarësisht idesë gjeniale të Edi Ramës.

E sa i takon modelit social që disa platforma si "TikTok"-u ofrojnë, duke shkaktuar devijime të rrezikshme, është mëse e vërtetë, por ato janë ku e ku më të papërfillshme në krahasim me modelin që Rilindja i ka imponuar shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti. Gjuha e dhunës, bullizuese, seksiste e denigruese e kryeministrit ndaj kundërshtarëve politikë, lë pas edhe tiktokerët më të zellshëm në këtë fushë. Zgjedhjen dhe promovimin si përfaqësuesit më të lartë të qyetarëve në Parlament, pushtet lokal dhe qeveri, të kriminelëve, banditëve dhe hajdutëve, nuk ka platformë online që ta promovojë si model më mirë se sa Rilindja. Depuetë që qëllojnë me armë, që godasin me grushta në Kuvend, që paguajnë për vrasje, që trafikojnë drogë, strehojnë vrasës e blejnë vota. Të zgjedhur lokalë që dhunojnë me shkopa bejsbolli e kërcënojnë me armë, ministra që vjedhin edhe të sëmurët në spitale e kryebashkiakë që rruajnë paratë e buxhetit direkt për xhepat e tyre. Drejtorë e shefa që zhvasin taksat e qytetarëve për llogaritë e kompanive të tyre private apo për të mbushur tubat e aspirimit. A ka platformë në botë që mund të ndikojë si model suksesi tek të rinjtë më shumë se sa kjo e Rilindjes?

Nëse kryeministri nuk do të marri përgjegjësinë që i takon si për modelin edukativ ashtu edhe atë social që ka instaluar në këto 12 vite, më e ndershme do të ishte të heshtte se sa të shpallte “masa drastike” për mbylljen e plotë të "TikTok"-ut e "Snapchat"-it. Sepse nuk ka platformë virtuale që mund konkurrojë me atë reale të Rilindjes. Fotot dhe videot e Edi Ramës and co nëpër fushata me këngëtarë, që jo vetëm predikojnë dhunë por janë dhe vetë të përfshirë në të, madje që edhe sponsorizohen në rrjet për t’u shpërndarë sa më shumë, ku ndryshojnë nga mesazhe të ngjashme në "TikTok"? Po transformimet estetike të ministreve e drejtueseve të shtetit që shteruan krejt botoksin dhe e kanë shndërruar parlamentin dhe qeverinë në sallon mode, a kanë më shumë ndikim se sa manekinet që fryjnë buzët në "Instagram"?
Për të mos folur pastaj për hipokrizinë e një kryeministri, që përgjegjësinë për sigurinë në shkollat shqiptare do t’ia rrasi Zuckerbergut apo kinezëve, ndërkohë që ai vetë dhe oborri i tij, i kanë fëmijët në shkolla private, madje duke i garantuar në trafik edhe me Policinë e Shtetit.
Shembulli dhe modeli i Rilindjes janë sot deformimi më i madh që po i bëhet shoqërisë shqiptare, i cili nuk mund të mbulohet me fajin e ka "TikTok"-u. Edi Rama mund të mbylli gjithçka dëshiron në këtë vend, madje pa patur dilema fare, i ka mundësitë. Por ai nuk mund të mbyllë dot kurrë sytë e njerëzve, para të cilëve është përgjegjësi real dhe jo virtual i dramës që po jetojnë.
Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të...
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...