Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Nga akti historik te ndërgjegjja kolektive

28 Nëntor 1912, joveçse datë e shënjuar e shpalljes së pavarësisë, por sakaq moment reflektimi e mendimi mbi rrugëtimin e kombit shqiptar. Datë që shërben si kujtesë e një kohe kur sakrifica dhe aspiratat e përbashkëta triumfuan mbi luftën. Datë që përtej aktit historik, na fton të kthehemi dhe në periudha të tjera sfiduese dhe frymëzuese, si vitet ’30, kur mendimatarë si Branko Merxhani, Vangjel Koça dhe Mit’hat Frashëri ndërtuan bazat e një ideali të ri kombëtar.
Këto vite caktojnë një periudhë formësimi për Shqipërinë e re. Pas shpalljes së pavarësisë, sfidat ishin të shumta: mungesa e një tradite shtetërore, ndasitë krahinore, fetare dhe kulturore, dhe varfëria e thellë. Në këtë kontekst, mendimtarët shqiptarë ngritën një projekt të guximshëm: krijimin e një ndërgjegjeje të re kombëtare, të bazuar jo vetëm në kufijtë territorialë, por në një unitet shpirtëror dhe kulturor.
Ky projekt, i quajtur Neoshqiptarizma, përfaqësonte. një rrymë mendimi që u kristalizua në këtë periudhë, e konceptonte kombin si një ideal hyjnor, të rrënjosur në shpirtin dhe energjinë krijuese të popullit. Sipas Branko Merxhanit, i frymëzuar nga filozofia e Bergson-it, kombi nuk ishte vetëm një entitet politik, por një forcë e përbashkët që lind nga ndërgjegjja kolektive. Kombi, sipas tij, ishte një “hov jetik” (élan vital), një energji e brendshme, dinamike dhe krijuese që e shtyn jetën përpara, përtej pengesave dhe kufizimeve të jashtme.
Kjo nxitje e brendshme, buron nga vetë natyra e jetës dhe përpiqet të kapërcejë çdo kufizim. Sipas kësaj ideje, jeta ka një aspekt që është më shumë sesa fizik apo material; ajo është krijuese, shpirtërore dhe e pandalshme. Kur kjo ide e fuqishme aplikohet në kontekstin e kombit, ajo merr një kuptim edhe më të thellë: kombi shihet si një organizëm që jeton, zhvillohet dhe transformohet falë energjisë së tij kolektive dhe frymës krijuese.
Pra, dhe në momente krizash të mëdha, kombi bëhet shpëtimtari i vetvetes. Kur individët nuk mund të mbrojnë interesat e përbashkëta, vullneti kolektiv del në pah, duke krijuar një unitet shpirtëror që tejkalon çdo ndasi.
Në vitet ’30, mendimtarët shqiptarë nuk u kufizuan vetëm te teoritë. Ata u angazhuan në krijimin e platformave intelektuale, si revista “Përpjekja Shqiptare” dhe “Illyria”, ku debatuan mbi politikën, arsimin dhe kulturën. Qëllimi ishte i qartë: të formësohej një identitet kombëtar autentik që të bashkonte popullin përtej ndasive. Ato kishin bindjen se emancipimi dhe hapja ndaj botës mund të arrihen përmes rritjes së nivelit intelektual dhe edukimit shoqëror. Pra, një hapje shoqërore që ruan në thelb autenticitetin kulturor. Sipas tyre, pa një ndjenjë të përbashkët kombëtare, modernizimi rrezikonte të çonte në humbjen e identitetit.
Në një kohë kur globalizimi sfidon identitetet kombëtare, mesazhi i neoshqiptarizmit mbetet aktual. Për mendimtarët e grupviteve ’30, të qenit shqiptar nuk është vetëm çështje gjuhe apo territori, por një përpjekje shpirtërore dhe morale për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e përbashkëta.
Në Ditën e Pavarësisë, ne kujtojmë jo vetëm të kaluarën tonë, por edhe potencialin tonë për të kapërcyer sfidat. Neoshqiptarizma na kujton se kombi bëhet shpëtimtari i vetvetes kur individët bashkohen përreth një ideali të përbashkët, duke lënë mënjanë ndasitë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.
Kjo datë na fton të reflektojmë, të pyesim: A jemi ende të aftë të krijojmë një vullnet të përbashkët për të çuar përpara Shqipërinë? Në një botë të ndryshimeve të shpejta, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen tonë si komb, por edhe trashëgiminë që do t’u lëmë brezave në ardhje.
Paraprakisht, dëshiroj t'ju bashkohem urimeve të mbarë-Shq...
U bënë disa ditë që në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka nx...
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur instiktivisht, cili...
Shumë janë përpjekur ta analizojnë bardhë e zi rezulta...
Shkrimi i plotë i Albert Vatajt: Ai është burri më i ...
Asgjë në këtë botë por edhe përtej saj nuk është rastësi p...
Pasiguritë janë rrathët që e shoqërojnë jetën e një sh...
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike,...
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërm...
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte...
Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve di...
Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të...
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...