Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur ishim të rinj, njerëzit që e gëzonin këtë status na dukeshin kandidatë për Shën Triadhë, me një këmbë në varr d.m.th. Na vinte keq për ta ndaj ua falnim çdo gafë që bënin. E kanë nga vitet që mbajnë mbi shpinë, i justifikonim. Por tani, që u barabita, them se kot u kam rënë më qafë.
Kjo moshë ende mund të quhet moshë “djaloshare”. Përderisa ec mbi 20 mijë hapa në ditë, përderisa shkoj me makinë në Korçë e kthim dhe nuk lodhem, përderisa verës bëj not 1 km çdo ditë, përderisa plot shokë akoma i kam në punë a kam të drejtë të them; ndihem si riosh? Apo ajo më kryesorja; sa herë syri më sheh një vajzë të bukur truri më urdhëron, ktheje, ktheje ore kokën dhe mahnitu! O njeri!
E nejse, çova te Sigurimet një jetëshkrim timin të viteve të punës dhe po prisja një sms prej tyre. Nuk vonoi. Erdhi.
-Çdo gjë e ke ok, por për 9 vitet që ke punuar te gazeta “Bashkimi” në arkivë nuk gjendet asnjë dokument. Askund nuk të del emri!
Kaq. Pyeta urgjent kolegët që punuam bashkë.
-I kemi vërtetuar me gjyqe vitet që punuam atje, -më thanë.
Një fjalë goje kjo. Gjyqet në Shqipëri po nisën sot je me fat nëse përfundojnë kur të del nipi ose mbesa në pension.
-Shko në bibliotekë, ore, kërko koleksionin e gazetave dhe fotokopjo shkrimet e tua nëpër vite! Besoj shërbejnë si dokument, kanë vlerë si prova që ke qenë gazetar për 9 vite, -më tha gruaja.
M’u duk zgjidhje. Në Bibliotekën Kombëtare një mëngjes ia nisa vët e vët e vët me celular në dorë. Shihja emrin tim te gazeta, fap fotografoja shkrimin. Pas nja dy orësh u lodha, e lashë. Po printoj njëherë këto e nesër vij prapë, vendosa. Po kurioziteti më shtyu të lexoj shkrimin te fotoja e parë. Qe i marsit 1983 me titull “Lakteshi kërkon shokë”. Më erdhi ndër mend me detaje. Sikur më ndodhi sot. Isha me shërbim në Pogradec.
Nga hoteli, pasi hëngra një paçe, shkova në komitet. Shefi, sa u nisa nga Tirana një ditë më parë, më tha që ishin të interesuar për një shkrim mbi tufëzat. Sot ky emërtim të bën për të qeshur, por ato mote bëri për të qarë gjithë fshatarët e atdheut. Se ua mblodhi qeveria gjithë bagëtinë që kishin në shtëpi. Duke filluar nga lopët, nga dhitë, delet, qingjat, derrat. Më pas u çmend, donte edhe pulat, edhe gjelat, edhe zogjtë që këndonin nëpër pemë. Do i bashkojmë tufa-tufa në kooperativë që të lirohen fëmijët e gratë nga mbarëvajtja e tyre për kullotje dhe për mjelje. Do kishin kohë të lirë gratë, ndërsa fëmijët do mësonin më shumë.
Ky trumbetohej si synim e askush nuk e tha që fshatari nuk do kishte një pikë qumësht për kalamajtë. Do e merrte atë në dyqanet e fshatit, buçiste radioja dhe televizori. Shpejt përvoja tregoi se qumështit iu harrua edhe emri, edhe ngjyra. Tamam kur ndihej ky hall i fshatit unë shkruajta të kundërtën. Ja, te ky shkrim që do e paraqisja si dokument për pension. E zezë mbi të bardhë, me emrin tim, shkruaja ato vite, fshatarët paskan qenë të lumtur e të gëzuar se shpëtuan nga lodhja me bagëtinë.
Tani atyre u ngelej kohë pa hesap për argëtim e aktivitete artistike. Qejf o qejf, nënkuptoja. Ndërsa fëmijët qenë të ngazëlluar aq shumë sa e shprehnin në fytyrat e tyre të shëndetshme efektin e tufëzimit. Tani ata nuk kullosnin më dhitë dhe lopët, por gjithë ditën “kullosnin” mbi libra dhe mbi dije. Shkruaja që qumësht kishte me bollëk jo veç në dyqan, por dhe në kopshte, dhe në çerdhe. Që…
U sa turp më erdhi nga shkrimi, por edhe nga vetja. Unë në ato vite e prekja çdo ditë mjerimin e vendit, shkoja vetë që në 1 të natës të zija rradhë për një shishe qumësht në mes të Tiranës. Si familje merrja veç një kg mish Argjentine në javë që më shumë se gjysmën e kishte dhjamë. Ndërsa vezë deri në dhjetë kokrra… Ama lapsi im shkruante krejt përmbys, kokëposhtë. Normal që ato kohë të çonin në gijotinë po të thoshe të vërtetën, por mund të gënjeja më pak. Kaq e kisha në dorë. Mund të mos i fusja me shumicë bojë të bardhë një sfondi të zi. Ta përzieja me ca gri p.sh. Më tej lexova shkrimet e tjera. Neveri më vinte, aq më shumë që në fund të tyre qe emri im. Sa do doja që ta fshija, ta zhdukja emrin dhe mbiemrin, ta lija anonim, por ishte e printuar gazeta, nuk qe on-line si sot.
M’u duk vetja fiks si lëpirësit e sotëm të qeverisë që dalin çdo natë në televizione. Madje unë paskam bojatisur më mirë se këta. Sa shërbëtor i zellshëm, i devotshëm dhe i paskrupullt paske qenë, i thashë vetes. Doja të kërkoja falje, por nuk dija si ta bëja. E meriton ky popull të dal te sheshi “Skënderbej” dhe me megafon në dorë të rrëfehem, t’u përulem. Por e di që nuk bëhet kjo, s’ka mundësi. Shkova në shtëpi e ndërkohë që gruas i thashë që bëra plot foto nga shkrimet e mmia e mbylla shpjegimin:
-Vitet që isha në gazetë nuk do t'i çoj te Sigurimet. Më mirë të mos më njihen për vjetërsi pune.
-Pse?
-Se për një mal me rrena që shkrojta ato 9 vite ky popull më ka dhënë rrogë. Dhe goxha rrogë. Të majme dhe të shoqëruar madje me dieta e shpërblime pafund.
-Dhe? -pyeti ajo me çudi.
-Dhe, dhe ky popull nuk mund të më japë edhe pension tani. Boll ka harxhuar për mua.
Atë çast doja të gjeja një fjalë që ta nxinte, ta bënte sterrë gazetarinë time të atyre viteve, që të isha bindës. Dhe e gjeta:
-Ato mote qenë haram, o grua. E nuk më bëhet hallall një pension që lind prej haramit. Haram, haram. Kupton?
E theksova që të bindja dhe veten se ky veprim ishte formë ndjese. Kaq mund të bëja e të flija copa-copa tash e tutje, se rehat as që bëhej fjalë.
-Po do të marrësh veç gjysmë pensioni, o burrë!
-Aq të marr se aq më takon. Se aq meritoj, - i shqiptova fort këto fjalë që ta mbyllja bisedën që më futi në një vorbull turpi dhe ndjese. “Vite harami” u shkojnë si epitet atyre 9 viteve që dua t’i fshij e që s’mundem. Se ruhen me policë ndrydhur në biblotekë, ndën ca kapakë të trashë kartoni…/ CNA
Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...
Qe prej nisjea se punes nga SPAK me hetimet mbi shume zyrt...
Nuk bëj pjesë te besimtarët në SPAK, as ata në Amelikë...
Gazetari Mero Baze ka kërkuar të hetohet kryebashkiaku...
Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe ...
Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të “...
Në shumë vende europiane po përkujtohet nga intelektua...
Dëgjova intervistën e kreut të SPAK-ut te Dudushi dhe ...
Festat e nëntorit kaluan shumë bukur. Festimi i 28 nën...
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit tronditi opinio...
NDERIMI I MUNGUAR PËR PRESIDENTIN MOISIU, NDERI I HUMB...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, por ...
Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm nj...
28 Nëntor 1912, joveçse datë e shënjuar e shpalljes së pav...
Paraprakisht, dëshiroj t'ju bashkohem urimeve të mbarë-Shq...
U bënë disa ditë që në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka nx...
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur instiktivisht, cili...
Shumë janë përpjekur ta analizojnë bardhë e zi rezulta...
Shkrimi i plotë i Albert Vatajt: Ai është burri më i ...
Asgjë në këtë botë por edhe përtej saj nuk është rastësi p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...