web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtra e madhe që doli zbuluar!

7 Dhjetor 2024, 10:49, Opinione Edvin Kulluri

Gënjeshtra e madhe që doli zbuluar!

Qe prej nisjea se punes nga SPAK me hetimet mbi shume zyrtare dhe ish-zyrtare te niveleve te larta, disa prej tyre e sidomos Berisha, Meta e Ahmetaj qe terhoqen pas vetes edhe PD dhe PL por Ahmetaj jo pasi nuk pati fuqi ta fuse PS ne kete kurs, kane akuzuar SPAK si mashe te Rames dhe Sorosit per te goditur kundershtaret e Rames!

Per shume militante radikale te PD dhe PL kjo fabule qendronte dhe mbase qendron. Po ashtu nje pjese e opinionisteve te lidhur me njemije fije politike dhe financiare me interesa te perbashketa me kete pjese te opozites apo dhe te nxitur nga faktore te huaj jo miqesore ndaj Shqiperise, kane mbajtur te njejten narrative ndaj SPAK!

Per sa kohe subjektet e hetuara me peshe me te madhe politike ishin Berisha dhe Meta, ka patur dhe shqiptare te tjere qe e besoninin kete konspiracion! Nuk u mjaftonte Beqja, Ahmetaj e dhjetera zyrtare te larte socialiste te hetuar, nen akuze apo dhe te denuar! Nuk u mjaftonte as goditja e grupeve kriminale qe kane mbeshtetur hapur PS qe te bindeshin se pas reformes ne drejtesi nuk qendronte faktori nderkombetar dashamires ndaj Shqiperise si SHBA dhe BE por Sorosi dhe Rama!

Edhe pse e votuan vete reformen ne 2016 prape ulerisnin per RamaFormen apo SorosReformen pa u skuqur fare! Nga dje kane mbyllur gojen per Sorosin pasi eshte e njohur marredhenia e Veliajt me Alex Soros! Jane po keta qe thonin se po nuk u godit Veliaj, SPAK nuk eshte i besueshem!

Po tani c’do thone?! Ne fakt ata e dijne mire qe sebepi Soros ka qene vecse nje sebep per te delegjitimuar SPAK qe mbeshtetet nga shumica e shqiptareve, SHBA-BE dhe disa parti te reja e disa deputete jashte influences se Berishes!

Gënjeshtra e madhe që doli zbuluar!
Erion Veliaj dhe Alex Soros

Ata qe kane sulmuar SPAK nuk duan barazi para ligjit! Nuk duan te hetohen e gjykohen ata qe kane punuar kunder interesit publik por te vetes dhe nje grushti njerezish rreth tyre! Ata e e kane trajtuar Shqiperine si placke pushteti! Genjeshtrat nuk mbajne gjate, ndaj kjo foto vlen me shume se njemije fjale! Lerini perrallat dhe gjeni avokate te mire! Per te tjerat vota e 11 majit vlen me shume se genjeshtrat!





19:37 Opinione Klodian Tomorri

Dumani dhe Gratteri

Dëgjova intervistën e kreut të SPAK-ut te Dudushi dhe ...

Lajmet e fundit nga