Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar dje pas veprimeve aktive të SPAK-ut, në lidhje me hetimin e pasurisë së tij.
Në mëngjes, kur Ajola Xoxës iu paraqitën oficerët e BKH-së, Erion Veliaj u trondit dhe postonte edhe tigra si trim nga Hamburgu, por në mbrëmje, kur u kthye në Tiranë, mesa duket i erdhën disi mendtë e kokës.
Gjithsesi, ai vazhdon të bëjë të njëjtat gabime dhe të njëjtat budallallëqe që ka bërë gjithmonë, duke menduar se ai është i gjithëpushtetshëm dhe i paprekshëm.
Veliaj bëri një reagim, ku akuzoi mediat, a thua se janë ato përgjegjëse për hajdutëritë e “5D”-së, inceneratorëve, 5 majin, pasurinë e tij të shfrenuar dhe intrigat e tij të fëlliqura politike.
Në reagimin e tij, Veliaj thonte se ishte një kastë e vjetër politike dhe ky i përkiste brezit të ri të politikanëve, që e pranonte hetimin.
Në fakt, brezi i vjetër, njëri u mbyll në ballkon, tjetri është në burg, shumë të tjerë po hetohen apo janë arrestuar. Ky djali i këtij brezit të ri dje kishte shansin të vendoste standardin e politikanëve të rinj, por Erion Veliaj nuk është një politikan i ri, është një hajdut i vjetër në detyrë.

Antonio Costa, ish-kryeministri i Portugalisë, i cili tashmë është një nga zyrtarët më të lartë të BE-së, dha dorëheqjen nga detyra e tij për shkak të një hetimi që kishte filluar prokuroria, kishin shkuar te shefi i tij i kabinetit dhe si një qytetar europian dhe dinjitoz dha një shembull të fortë.
Costa dha dorëheqjen dhe tha se për sa kohë po hetohem, sa të përfundojnë hetimet jam në shërbim të drejtësisë. Tek ne kush ta japë zdromsi?

Erion Veliaj nuk e bëri këtë, nuk e dha dorëheqjen, por u mbrojt duke hedhur helmin e tij të intrigave.
Që të tregonte se ishte një politikan i brezit të ri europian, Erion Veliaj dje duhet të kishte dhënë dorëheqjen sepse SPAK kishte shkuar në shtëpinë e tij, jo në shtëpinë e shefit të kabinetit, kishte shkuar te bashkëshortja e tij, që ai e shiti në mënyrën më të pistë dhe të neveritshme, kishte shkuar te vëllai i tij, Arbër Veliaj. (Lexo këtu)
Asnjëri prej tyre, as Ajola Xoxa, as Arbër Veliaj nuk janë subjekte të SPAK-ut, vetëm në rast se janë pjesë të grupeve kriminale, gjë që nuk është e tillë.

Është Erion Veliaj subjekt i SPAK-ut dhe ata po hetohen për shkak të Erion Veliajt. Që të çlironte bashkëshorten, zonjën e tij, vëllain e tij dhe qytetarët, Erion Veliaj dje duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Dje ai mund ti hapte rrugën vetes për tu bërë kryeministër nesër, në fakt zgjodhi fundin e tij politik tashmë të lexuar.
Veliaj nuk e bëri këtë sepse nuk është një politikan i brezit të ri europian, nuk mund të dalë dot në lartësinë e një qytetari, të një intelektuali, për të ecur përpara, ndoshta edhe për t’u bërë nesër kryeministër, pse jo?
Mjaftonte të dorëhiqej, të shkonte para drejtësisë, të pastronte veten nga akuza dhe të kthehej si një lider për të çuar Shqipërinë përpara.
Por një zdroms nuk bëhet dot lider, do të mbetet në kanalet e pista të intrigave të tij, ku përjetësisht nuk do ta pastrojë kurrë fytyrën./ CNA
Erion Veliaj dje ka reaguar pas disa urdhrave të GJKKO-së,...
Analisti Ergys Mërtiri foli mbrëmjen e sotme për kontr...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina To...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjete...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është kthyer ng...
Unioni Internacional Demokratik (IDU) i përbërë nga 84 org...
Në të gjithë gjatësinë e Unazës së Madhe të Tiranës është ...
Lajmi i rëndësishëm i ditës së sotme është kontrolli i...
Ishte muaji prill kur Erion Veliaj deklaroi se kishte ...
Gjithkush që banon në Tiranë prej të paktën 20 vjetësh...
Mediat e Erion Veliajt, ato të paguara me paratë e korrups...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë gjumash ...
BKH ka kryer një aksion këtë të premte në shtëpinë e E...
Lajmi i ditës sot ka qenë kontrolli që i është bërë sh...
Oficerë të BKH-së, me vendim të GJKKO-së dhe me urdhër të ...
Pas një vendimi të GJKKO-së, oficerë të BKH-së kanë zbarku...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet socia...
Pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Erion Veliajt dh...
Sot, oficerët e BKH-së mësynë në shtëpinë e Erion Veliajt ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...