Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Miku i Erion Veliajt megjithëse u zhvesh nga pronësia mbi truallin e shkollës “Kosova”, u shpërblye mirë me leje ndërtimi nga kryebashkiaku.

Gjithkush që banon në Tiranë prej të paktën 20 vjetësh, e mban mend ngjarjen e rëndë të djegies së shkollës “Kosova” përballë Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Pasi u la që të degradonte, shkolla me histori në Qytetin e Tiranës, një mëngjes u gdhi e shkrumbuar.
Fëmijët ishin larguar prej kohësh të strehuar në shkolla të tjera 9-vjeçare, ndaj “zjarri” e kuptoi që mund ta digjte i qetë.

Djegia duket se favorizoi ish-pronarët, të cilët nuk mund të merrnin pronën truall, për sa kohë mbi të ndodhej një godinë që shërbente për shkollë.
Pas një gjyqi të dyshimtë me një gjyqtare që ka dhënë dorëheqjen nga “vetting”-u, prona iu shit për 2 milionë euro një kompanie ndërtimi, në të cilën rezultonte pronar edhe bashkëshorti i gjyqtares.
Gjyqtarja u shkarkua nga KLD-ja e kohës për këtë shkak, por rifitoi të drejtën të rikthehej në sistem pasi i bindi të gjithë se ajo nuk kishte si ta dinte se me cilët pronarë do lidhte kontrata bashkëshorti.

E besuan dhe e kthyen në detyrë!
Djegia e shkollës “Kosova”, gjyqi i kthimit të pronës dhe kontrata për zhvillimin e pronës, do ishte arsye e mjaftueshme që gjyqtarja të ishte përjashtuar nga “vetting”-u. Por gjyqtarja i shpëtoi përjashtimit me ceremoni dhe eventualisht edhe rihapjes së hetimeve për një djegie të dyshimtë.
Edi Rama, në atë kohë në opozitë, u betua se do e rindërtonte shkollën “Kosova” edhe më të bukur se më parë kur ai të zgjidhej Kryeministër.
Me Erion Veliajn Kryetar të Bashkisë Tiranë, u desh shumë kohë që premtimi i Ramës të bëhej realitet.

Ndërtuesi aktiv i shoqërisë me lidhje të forta me ish-gjyqtaren e dorëhequr, ka famën e një personazhi që nuk respekton kontratat, që nuk përfundon punimet sipas projekteve dhe që është i zhytur në konflikte gjyqësore me ish-pronarët e trojeve ku ka ndërtuar.
Por askush nuk e ndalte që të vijonte pajisjen me leje të reja ndërtimi.
Erion Veliaj shërbente dhe shërben ende si mbrojtës i këtij personazhi arrogant.
Miku i Erion Veliajt megjithëse u zhvesh nga pronësia mbi truallin e shkollës “Kosova”, u shpërblye mirë me leje ndërtimi nga kryebashkiaku.

Për ndërtimet e këtij ndërtuesi ndërroheshin edhe projektet e rrugicave brenda Unazës së Madhe, me qëllim rritjen e vlerës së ndërtimit.
Çfarë interesi kishte Erion Veliaj që të merrte nën sqetull një ndërtues të atakuar publikisht nga Edi Rama?
Kjo është deklarata e Ramës në ditën e inagurimit të shkollës së re "Kosova"
"Mirëmëngjes, dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam”./ CNA
Mediat e Erion Veliajt, ato të paguara me paratë e korrups...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë gjumash ...
BKH ka kryer një aksion këtë të premte në shtëpinë e E...
Lajmi i ditës sot ka qenë kontrolli që i është bërë sh...
Oficerë të BKH-së, me vendim të GJKKO-së dhe me urdhër të ...
Pas një vendimi të GJKKO-së, oficerë të BKH-së kanë zbarku...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet socia...
Pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Erion Veliajt dh...
Sot, oficerët e BKH-së mësynë në shtëpinë e Erion Veliajt ...
Erion Veliaj është arratisur drejt Hamburgut, pasi ka mësu...
Pas kontrollit në banesën e Erion Veliajt, oficerët e BKH-...
Bashkia e Tiranës ka nxjerrë një njoftim që Erion Veliaj n...
Mëngjesin e kësaj të premte agjentët e BKH-së kanë zbarkua...
Agjentët e BKH-së mësyjnë në shtëpinë e kryebashkiakut Eri...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se mazhoranca p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka deklaruar se nuk do të ...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk i është përgjigjur thi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi qëndrimet e partiv...
Lulzim Basha, personi i cili përçau Partinë Demokratik...
Disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ngrit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...