Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Në Tiranë në këto orë nuk flitet për asgjë tjetër, duke pritur të lexojmë mesazhe të tjera të koduara që vijnë si nga prokurorët, ashtu edhe nga të pandehurit.

Ishte muaji prill kur Erion Veliaj deklaroi se kishte pirë një kafe me disa kolegë, në fund të një dite të tërë duke iu përgjigjur pyetjeve të dy Prokurorëve të SPAK-ut për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës doli nga marrja në pyetje me tone kërcënuese, drejtuar mbi të gjitha gazetarëve, të cilët nuk ishin treguar miqësorë ndaj tij, duke i renditur ata në listën e zezë.
Ai tha gjithashtu se kishte bashkëpunuar me “kolegët” e tij të SPAK-ut dhe se ishte i qetë për vazhdimin e hetimeve.
Por mëngjesin e sotëm, policët e Byrosë Kombëtare të Hetimit trokitën në derën e banesës së tij, në galerinë e arteve të gruas së tij, ku kanë sekuestruar edhe telefonin e saj dhe flitet që ndoshta kanë trokitur edhe dhe në derën e vëllait të kryebashkiakut (i cili drejton shpërndarjen e kontratave për reklama, për mediat që nuk janë në listën e zezë).
Pasdite magjistratët e antikorrupsionit të Prokurorisë së Posaçme kanë lëshuar një deklaratë ku kanë njoftuar se kanë hapur një hetim për familjarët e Veliajt në kuadër të një procedimi penal.
“Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, thuhet në prononcimin e shkurtër të SPAK për media.

Me sa duket, ajo kafe e gjatë e prillit mes “kolegësh” nuk i kishte kënaqur hetuesit e SPAK-ut.
Por në Shqipëri, pak si në Palermo, për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht, duhet të shkosh përtej njoftimeve zyrtare për shtyp dhe të dish të lexosh sinjalet, gjërat e mbetura pa thënë.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet për dy ditë në një vizitë zyrtare në Hamburg, i ftuar i homologut të tij gjerman. Policët e dërguar në shtëpinë e tij nuk mund të mos e dinin se Veliaj nuk do të ishte në shtëpi. Pse, atëherë, ata shkuan të trokisnin në derën e tij? Le të supozojmë se është një mesazh për kryetarin e bashkisë: nëse kthehesh këtu do të të arrestojmë.
Dhe Veliaj duket se e ka marrë dhe e ka kuptuar, duke qenë se në profilin e tij në Facebook poston imazhin e një tigri nga Kopshti Zoologjik i Tiranës. Të gjithë e dinë se Tigri ishte pseudonimi i zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të akuzuar për ryshfet ndaj inceneratorëve, i cili u largua jashtë vendit pasi foli me hetuesit. Pra përgjigja e Veliaj duket se është: do të flas dhe unë dhe mund të rri jashtë vendit.

Edhe pse shumë media (ato të përfshira në listën e pastër të kryebashkiakut dhe vëllait të tij) janë përpjekur ta fshehin lajmin duke e vendosur në fund, apo pas të tjerave, deri në orët e vonshme të ditës, sot në Shqipëri nuk flitet për asgjë tjetër.
Prej disa ditësh po qarkullojnë edhe hipoteza për një ofensivë gjyqësore që duhet të godasë si qarqet politike të qeverisë, ashtu edhe opozitës dhe që me gjasë është në fillimet e saj. Me gjasë qarkullon edhe mundësia e një kandidati të ri për kryeministër nga radhët e PD-së, i gatshëm të dalë në skenën politike pas dështimeve të ndryshme duke filluar nga Basha.

Një projekt për revolucionin e sistemit politik shqiptar i lindur nga administrata Biden, por që me shumë gjasë nuk do të pengohej nga ardhja e Donald Trump në krye të SHBA-ve.
Në Tiranë në këto orë nuk flitet për asgjë tjetër, duke pritur të lexojmë mesazhe të tjera të koduara që vijnë si nga prokurorët, ashtu edhe nga të pandehurit.
Dhe, në pritje të lëshimit të prangave, pyesim veten: kush e ka tani radhën?/ Albanian Post
Gjithkush që banon në Tiranë prej të paktën 20 vjetësh...
Mediat e Erion Veliajt, ato të paguara me paratë e korrups...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë gjumash ...
BKH ka kryer një aksion këtë të premte në shtëpinë e E...
Lajmi i ditës sot ka qenë kontrolli që i është bërë sh...
Oficerë të BKH-së, me vendim të GJKKO-së dhe me urdhër të ...
Pas një vendimi të GJKKO-së, oficerë të BKH-së kanë zbarku...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet socia...
Pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Erion Veliajt dh...
Sot, oficerët e BKH-së mësynë në shtëpinë e Erion Veliajt ...
Erion Veliaj është arratisur drejt Hamburgut, pasi ka mësu...
Pas kontrollit në banesën e Erion Veliajt, oficerët e BKH-...
Bashkia e Tiranës ka nxjerrë një njoftim që Erion Veliaj n...
Mëngjesin e kësaj të premte agjentët e BKH-së kanë zbarkua...
Agjentët e BKH-së mësyjnë në shtëpinë e kryebashkiakut Eri...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se mazhoranca p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka deklaruar se nuk do të ...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk i është përgjigjur thi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi qëndrimet e partiv...
Lulzim Basha, personi i cili përçau Partinë Demokratik...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...