Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe të Tiranës: Gati në afatin e premtuar
Në të gjithë gjatësinë e Unazës së Madhe të Tiranës është ...

Unioni Internacional Demokratik (IDU) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime rezolutën që kërkon reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e masave ndaj udhëheqësve të opozitës, për të siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata.
IDU kërkon ruajtjen e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si gurë themeli të një shoqërie demokratike, si dhe një sistem gjyqësor të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike.
Po ashtu, theksohet nevoja për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që këto veprime të jenë të paanshme dhe të mos synojnë opozitën.
IDU kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke siguruar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet dhe mbështet krijimin e një qeverie kujdestare, të modeluar sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
IDU ka rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe evropiane të Shqipërisë, duke monitoruar zhvillimet në vend.
Rezoluta:
DUKE QENË SE IDU-ja mbështet fuqimisht sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë. Në Shqipëri, 12 vite qeverisjeje socialiste kanë përqendruar pushtetin në një person, duke i reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Udhëheqësit e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.
DUKE QENË SE korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelët e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash, duke ndërlidhur shtetin me grupet kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin midis zyrtarëve të qeverisë dhe rrjeteve kriminale për të manipuluar zgjedhjet, emërimet nw postet kyçe dhe frikësuar votuesit.
DUKE QENË SE, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shumica socialiste nën drejtimin e Kryeministrit Rama ka dështuar të adresojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik po përshkallëzohet, i shoqëruar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosje të udhëheqësve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme më 27 nëntor 2024 për të anuluar arrestimin e z. Berisha erdhi pas pyetjeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut drejtuar palëve për shkeljet në rastin e tij, duke zbuluar një sistem gjyqësor të kompromentuar nga ndikimi socialist, që është shndërruar në një mjet për shtypjen e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Paralajmërimet e Komisionit të Venecias për kapjen e reformës në drejtësi nga partia në pushtet janë materializuar nën drejtimin e Ramës, duke kërcënuar stabilitetin demokratik të Shqipërisë.
Kërkesat e IDU-së:
Të ndalet persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik;
Ruajtja e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si gurë themeli të një shoqërie demokratike;
Një sistem gjyqësor i paanshëm, i lirë nga ndërhyrjet politike;
Intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të mos synojnë opozitën;
Zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke garantuar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet;
Krijimi i një qeverie kujdestare, e modeluar sipas Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
IDU rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjedhjet e lira dhe rolin kritik të opozitës në rivendosjen e demokracisë. IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe evropiane të Shqipërisë./ CNA
Në të gjithë gjatësinë e Unazës së Madhe të Tiranës është ...
Lajmi i rëndësishëm i ditës së sotme është kontrolli i...
Ishte muaji prill kur Erion Veliaj deklaroi se kishte ...
Gjithkush që banon në Tiranë prej të paktën 20 vjetësh...
Mediat e Erion Veliajt, ato të paguara me paratë e korrups...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë gjumash ...
BKH ka kryer një aksion këtë të premte në shtëpinë e E...
Lajmi i ditës sot ka qenë kontrolli që i është bërë sh...
Oficerë të BKH-së, me vendim të GJKKO-së dhe me urdhër të ...
Pas një vendimi të GJKKO-së, oficerë të BKH-së kanë zbarku...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet socia...
Pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Erion Veliajt dh...
Sot, oficerët e BKH-së mësynë në shtëpinë e Erion Veliajt ...
Erion Veliaj është arratisur drejt Hamburgut, pasi ka mësu...
Pas kontrollit në banesën e Erion Veliajt, oficerët e BKH-...
Bashkia e Tiranës ka nxjerrë një njoftim që Erion Veliaj n...
Mëngjesin e kësaj të premte agjentët e BKH-së kanë zbarkua...
Agjentët e BKH-së mësyjnë në shtëpinë e kryebashkiakut Eri...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se mazhoranca p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka deklaruar se nuk do të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...