"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregulla që kanë mbajtur këtë demokraci dhe kanë krijuar shtetet më elitare në botë. Mjafton të shikojmë Europën, standardet e saj dhe a pretendojmë ne si Shqipëri që të jemi një vend europian. Në rast se nuk shkojmë te këto rregulla të pashkruara, atëherë gjithçka do të shkojë edhe më keq.
Nuk ka nevojë të lexosh filozofët e lashtë grekë, as të dëgjosh historitë e Romës, as më të freskëtat në Europë me dorëheqje, me skandale, me korrupsione, mënyra si është vepruar, si janë larguar dhe si janë ndërtuar rregullat e pashkruara të demokracisë.
Mjafton të shikosh se çfarë ndodh me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, për të kuptuar se sa keq po shkon demokracia dhe sa regres po bëhet.
Janë kontrolluar, pasi dyshohen, dy persona, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut dhe Arbër Veliaj, vëllai i tij.Sekuestro telefonash, shuma të mëdha parash, kontroll në banesë e kështu me radhë. Kryebashkiaku reagoi dhe tha s’ka hetim ndaj tij, por thjesht ishte marrë telefoni i Ajolës. (LEXO KETU)

Erioni e mohoi gruan e tij, nxori një tigër në fillim, pastaj tha hetimi është ndaj saj. As Ajola Xoxa dhe as Arbër Veliaj nuk janë subjekte për t’u hetuar nga SPAK-u, pasi ky institucion heton krimin e organizuar ose persona, zyrtarë të lartë të shtetit me akuza për korrupsion. (LEXO KETU)
Ajolën dhe Arbrin nuk i dimë të lidhur me grupet kriminale. E vetmja lidhje është Erion Veliaj dhe akuza për korrupsion ndaj tij. Këtu fillon dhe një nga rregullat e demokracisë.
Në momentin kur hetohesh me një akuzë për korrupsion, për të shpëtuar fytyrën e një institucioni jep dorëheqjen.Është një nga rregullat kryesore të demokracisë e jo më pastaj hetimet të shkojnë në dhjetëra apo qindra dosje që përfundojnë te bashkëshortja, te vëllai e kështu me radhë.

Nuk lidhet në demokraci zyrtari pas karriges, por në momentin që ka një akuzë të dyshuar ai jep dorëheqjen deri në përfundimin e hetimeve.
Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, për të mos hedhur baltë mbi institucionin.
Ai është nën hetim i dyshuar për korrupsion. Hetohet Ajola, hetohet Arbër Veliaj. SPAK-u ka për detyrë të mbajë sekret hetimin, opozita ka për detyrë të bëjë politikë, mediat të zbardhin dhe të raportojnë dhe fillon goditja e institucionit.
Institucionet dhe bashkia nuk kanë pse bien bashkë me një kryetar bashkie që dyshohet dhe është duke u hetuar.
Bie Erion Veliaj apo jo kjo është çështje e kohës dhe hetimeve që ka SPAK-u, por institucioni duhet shpëtuar dhe që të shpëtohet institucioni dhe që të ketë standarde të vërteta, të zbatohen rregullat e pashkruara për të qenë vërtetë një demokraci, Erion Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Erion Veliaj s’e jep. Duhet ta kërkonte Edi Rama publikisht se nuk ka rëndësi se çfarë bën kryeministri e merr e çon në një cep atje në fushatë dhe e heq nga drejtues politik, çështja është që institucioni i bashkisë po përbaltet.
Nuk ka arsye për të mbajtur Erion Veliajn, duhet mbajtur rregulli i demokracisë, duhet mbrojtur institucioni sepse tani të gjithë kanë filluar, një thotë u gjetën 80 mijë euro në zyrën e Ajolës, një tjetër 200 mijë, Sali Berisha tha 240 mijë, tha dhe një hamam që qe gjetur aty brenda.
Do të fillojnë hamendësime, akuza, baltë, të vërteta, të pavërteta të përziera me njëra-tjetrën, por këto rëndojnë mbi Bashkinë e Tiranës.
Në fakt është Erion Veliaj që po hetohet dhe për të vendosur rregullat e demokracisë Erion Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
CNA ka bërë dhe një raportim që Veliaj humbi shansin për t’u bërë kryeministër sepse mund të ishte dorëhequr, të kishte dalë qytetar i lirë, të zbardhte akuzat e SPAK-ut dhe më pas të kthehej furishëm dhe pse jo të bëhej kryeministër i vendit në rast se është ky burrë i ndershëm.
Por Erion Veliaj nuk e jep dorëheqjen se është frikacak, se do të fshihet pas gishtit, do të lidhet pas karriges, është një nga kolltukofagët, siç i quan Fan Noli, më të neveritshëm që ka njohur shteti shqiptar.
Ndaj është gati që bashkë me të ta "varrosë" edhe Bashkinë e Tiranës. Por lidershipi politik nuk duhet ta lejojë që një institucion të bjerë me emrin e një individi, qoftë ky Erion Veliaj./ CNA
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...