Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Elvi Fundo
Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu, Bashkimi, ka publikuar në vitin 1994 një libër me rreth 170 faqe, më pas i ribotuar me titull “Vjeshta e Ankthit”.
Bashkim Shehu si një shkrimtar, si një publicist, tregon rrjedhën e ngjarjeve në familjen e tij, në momentet kur diktatori ishte bërë gati për të goditur bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, bashkudhëtarin e tij gati 40 vite.
Në librin e tij, Bashkimi flet për diskutimet me të atin, për letrat që digjte në oxhak, për informacionet që kishte duke i kërkuar të ishte më i kujdesshëm me daljet me bashkëshorten, me sjelljet e saj.


Gjithashtu në librin “Vjeshta e Ankthit”, Bashkim Shehu, mes rreshtash tregon se pas një kohe ftohtësie, rreth një muaj ftohtësie, në tetor, gjatë Kongresit, Enver Hoxha ishte treguar më i afruar, më i ngrohtë me Mehmetin dhe siç shkruan Bashkim Shehu për 2-3 ditë ne fluturonim nga gëzimi, pastaj na kapi një ankth i tmerrshëm.

Kjo, në fakt është ajo që po ndodh edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Edi Rama, kohët e fundit po tregohet edhe më i ngrohtë me kryebashkiaun e Tiranës pas jo një muaji, por shumë muaj ftohtësie.
Tashmë, Erion Veliajn e ka kapur ankthi ashtu si Mehmet Shehun 40 vite më parë, i cili më pas përfundoi i vrarë/vetëvrarë, një çështje që ende debatohet edhe sot e kësaj dite, por një gjë është e sigurt, Mehmet Shehu ishte viktimë e diktatorit Enver Hoxha, i cili kishte vendosur që të godiste bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, bashkudhëtarin e tij më të afërt, njeriun e tij më besnik.

Sot, në Shqipëri po përsëritet historia, por jo në kohë diktature, në kohë tjetër të një demokracie të përzier me autokraci, me shumë kontroll pushteti drejtuar nga Edi Rama, ku Veliaj shihej si bashkudhëtari i tij më i ngushtë.
Vetë kryebashkiaku i Tiranës e ka kuptuar prej muajsh se ka qenë i përbuzur nga ai që mendonte se mund ta mbronte, mund ta shpëtonte dhe do t’i linte edhe karrigen e kreut të PS-së kur të largohej, por kishte harruar se Edi Rama nuk do ta bënte këtë kurrë, pasi ndryshe nga Enveri është ende shumë i ri dhe nuk mund të pranojë të ketë gjarpërinj nëpër këmbë.
Ndoshta, leksionin e ka marrë që nga koha e Enverit, i cili e goditi Mehmet Shehun në vitet e fundit të jetës së tij, për të garantuar familjen e tij dhe i persekutoi familjen, i burgosi, i internoi ata që diktatori i kishte pasur si fëmijët e tij.
Këtë leksion Edi Rama e ka marrë mirë. Prerjen e kokës të Mehmet Shehut për të siguruar të ardhmen e tij dhe familjes Enver Hoxha nuk e bëri pa qëllim. Dhe kur Erion Veliaj ndihet më i rrezikuar se kurrë, sytë kthehen nga Edi Rama dhe te “Vjeshta e Ankthit” e Bashkim Shehut, të përsëritet historia.
Një muaj ftohtësi dhe disa ditë afërsi, një vit ftohtësi dhe disa ditë afërsi, më pas Mehmet Shehu u gjet i vdekur. Disa muaj ftohësi mes Ramës dhe Veliajt dhe ky i fundit është i vdekur politikisht, kjo çështje nuk diskutohet më. Ajo që diskutohet është se kur do të prangoset.
Për ata që besojnë se SPAK-u është një institucion i pavarur, ku këtu hyj edhe unë si i tillë dhe prokurorët që po hetojnë nuk kanë lidhje me kryeministrin. Për më tepër, as nuk duan t’ia dinë për të.
Por e gjitha duket si një përsëritje historie. Por mjafton ta shikosh politikisht dhe përtej përsëritjes së historisë së 40 viteve më parë, lexon se si e njëjta parti prodhon dhe ekzekuton në të njëjtën formë produktet e saj me disa ndryshime që vijnë nga koha.
Fundi politik i Erion Veliajt është akti më i dhimbshëm, por i duhuri për Edi Ramën. Kurse çuarja para drejtësisë e kryebashkiakut të Tiranës është akti i duhur i SPAK-ut. Nga e gjitha mëson se çdo politikan e ka një fund, me lavdi ose jo, sipas asaj që ka zgjedhur vetë si drejtim në jetën e tij publike, të përfundojë si Erion Veliaj apo më keq se ai, të përfundojë si Mehmet Shehu apo më keq se ai, apo të rrojë e të shohë dhe të shkruajë historinë./ CNA
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u ...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit mediat...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij mediatike të fun...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vendosi n...
Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka fillua...
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë...
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme...
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...