Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka filluar hetimi ndaj shtetasit Erion Veliaj. Mbi 4 akuza të rënda penale.
Qartazi sot SPAK-u tha se tamburat e Erion Veliajt, sulmet ndaj prokurorëve, të gazetarëve të oborrit të tij për paditës anonimë e të tjerë nuk janë gjë tjetër thjesht dhe vetëm lojëra politike në grahmat e fundit të një individi që ka shansin të shpëtojë diçka nga morali i tij i pështirë politik.
Mediat e Veliajt u vërsulën mbi faktin se kishte qenë një person anonim të cilin Erioni nuk e dinte, por që kishte ofruar prova dhe fakte të pakontestueshme, të cilat janë verifikuar nga oficerët e BKH-së që më pas kanë marrë në pyetje kryebashkiakun në një hetim të udhëhequr nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurori Olsi Dado.
Por e rëndësishme nuk është kush ka kallëzuar, por a ka fakte dhe prova. Botërisht janë ditur shumë. Erion Veliaj i ka mohuar hetimet ndaj tij, i ka kaluar te bashkëshortja dhe i vëllai, por hetimet janë thelluar e kanë shkuar edhe jashtë dhe deri në kohën kur Veliaj ka qenë ministër, jo vetëm si kryetar bashkie.
Gjithsesi SPAK-u e dha përgjigjen. Përgjigjen e parë e dha për papagajtë mediatikë dhe klientët e tij duke thënë se e vërteta është kjo duke saktësuar veprat penale dhe nenet përkatëse të kodit.
Së dyti, theksoi se Erion Veliaj është hetuar, se ka akuza konkrete, të cilat janë mjaft të rënda, që mund të shkojnë nga 5-15 vjet burg.
Së treti, i tha Erion Veliajt ke kohë që të dalësh vetë nga zyra duke dhënë dorëheqjen ose do të arrestohesh me pranga në zyrë.
Është fakt që Erion Veliaj është një nga fytyrat më të urryera të politikës në gjithë historinë e demokracisë shqiptare, por ai ka shansin të shpëtojë diçka nga dinjiteti politik duke dhënë dorëheqjen dhe duke treguar se është një qytetar i lirë për t’u hetuar dhe të përballet me SPAK-un vetë, në fund ai mund të kthehet se mund të dalë dhe i pafajshëm.
Por duke ndenjur në karrige, duke vazhduar me skenarë intrigash mediatike, me lojëra për të fituar opinion publik apo mbështetjen e socialistëve, duke sulmuar Sali Berishën, këto nuk kanë më asnjë vlerë tashmë.
Thelbi është vetëm një, Erion Veliaj është nën akuzë, nën 4 akuza mjaft të rënda dhe në rast se do t’i kishte ngelur një fije qytetarie do të duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Por dhe po nuk e dha një gjë është e sigurt do të shkojnë ta marrin me pranga në zyrë./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë...
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme...
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...