Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Bledian Koka
Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e parë të vitit të ri ashtu siç e mbylli të vjetrin. Duke i kujtuar demokratëve sesi historia e tyre është shpallur non-grata pa fakte, prova apo arsye!.
?Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij ? Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të “strehohet” për tu mbrojtur?-shkruan Basha në postimin e tij në Facebook, fiks ditën kur e ka shëndruar PD-në një bunker të mirëfilltë personal që la jashtë si Gazin edhe Joridën!
Është e tepërt të sjellësh në vëmendje se çfarë ?masakrimi? social i bënë demokratët pas këtij postimi.
Fjalët më kumbuese si ?humbës? dhe ?tradhtar? janë epitetet që nuk ka mbrojtës me 20 mijë euro në muaj që ia retushon me kunderpropagandë Bashës nëpër banaqet televizive.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike e uzurpuar nga Lulzim Basha, kunati i tij dhe zëdhënësi Gazmend Bardhi, i është nënshtruar bunkerizimit real.
Nga sot e tutje në PD mund të futesh vetëm me fjalëkalimin ?Luli i ka fituar 3 palë zgjedhje?. Në 4 muajt e fundit, lidershipi uzurpator i PD-së, ai që ende ka guximin të mbrojë dhe të shesë dështimin si fitore, ka artikuluar në publik deklaratat më lunatike që një apo disa politikanë kanë guxuar të bëjë në 30 vitet e fundit.
E gjitha kjo, vetëm e vetëm që karrigia e Lulzim Bashës së bashku më firmën e vulën e tij si kryetar të zgjasë edhe një orë, një ditë apo makar, deri në Prill.
Prandaj Lulzim Basha është akoma aty, sot ai injoroi përfundimisht ?ultimatumin? e Komisionit të Rithemelimit të 4800 delegatëve dhe 44 mijë anëtarëve të PD-së që kërkojnë largimin e krye-humbësit nga drejtimi i partisë.
Në kundërshtim me këtë, Luli nxori Gazin për t’i thënë demokratëve se ai po i mbron demokratët nga Sali Berisha.
Sepse PD nuk u bë qesharake kur Lulzim Basha doli para demorkatëve në 26 Prill dhe u tha atyre se ?beteja fillon tani?, por u bë meme kur ?KRYETARI? filloi të nxirrte Gazin për t’i ?mbrojtur? demokratët nga Sali Berisha.
2 miliardë euro arsye për tu ngujuar në PD!
Po pse Lulzim Basha ka ?çmendur? deri këtë pikë?
Lulzim Basha është akuzuar deri më tani për një seri dosjesh që mund të jenë aryse e tij për të qenë peng i Edi Ramës apo edhe i vullneteve të paarsyeshme të aksh diplomati me ndikim në Shqipëri. Nga dosja ?Toyota Auris? e deri tek ajo ?financimeve të jashtëligjshme në SHBA?, ishin ferrat ku xhaketa e Lulit si kryetar mund të kishte ngecur nën dyshimet e arsyeshme që kanë ngritur këto dosje në raport me të ligjshmen.
Por Lulzim Basha është një politikan që ia ka hedhur gjithmonë me procedurë, dhe këto dy dosja nuk mund të bënin përjashtim.
Prej disa ditësh, opinioni publik po njihet me përfshirjen e familjarëve të Lulzim Bashës, konkretisht kunati i tij Erion Isufi në përfitime nga projekti ulta-okult i tjetërsimit të Portit të Durrësit në një ?Abu Dhabi? të ri. Investimi që pritet të kushtojë 2 miliardë euro, është në thelb një projekt masiv tjetërsimi të pronës publike që i jepet dhuratë një arabi që ëndërron të jetojë në Përmet, e që i cili është ngujuar prej disa javësh në Shqipëri, çuditërisht!
Ku hyn Lulzim Basha në këtë projekt?
Gazeta Shqip, në artikullin e saj të datës 4 Janar 2022 me titull ?Fijet që lidhin Lulzim Bashën me Portin e Durrësit? raporton ndër të tjera se ?Basha lidhet me Portin e Durrësit përmes kunatit të tij, të paktën sipas dokumenteve të dorëzuar nga dy kompani në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.
Po ashtu Gazeta Shqip sqaron më tej se ?Janë katër emra që rezultojnë si në dokumentacionet e dorëzuar nga kompania Moveo Technology, ashtu edhe nga kompania Symphony Real Estate, që është ngritur për të zbatuar projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit. Moveo Technology zotërohet në masën e 40 për qind të aksioneve nga kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi së bashku me babanë e tij, Xhafer Isufi. Emrat që dalin në dokumentacionet e të dyja kompanive fillojnë që me Oltjan Hoxhollin, administrator si te Moveo Albania Technology, por edhe te Symphony Real Estate, te kjo e fundit deri në datën 8 gusht të vitit të kaluar.
Emrat e tjerë që autorizohen përmes prokurave të posaçme për të vepruar në emër të të dyja kompanive janë Elda Llambi, Ergisa Hasanbelliu dhe Andi Shyti?. E thënë me pak fjalë, kompania ?Symphony Invest Limited?, do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, për të realizimin e projektit. Ajo është e regjistruar në QKR më datë datë 25 maj 2021 si degë e kompanisë mëmë ?Simphony Invest Limited?, e regjistruar në ishujt Kajman, njohur si parajsë fiskale. Krahasimi i dokumenteve të kësaj kompanie me njërën nga kompanitë ku Erion Isufi rezulton pronar ngre dyshime të forta se kunati i Bashës është i përfshirë në përpjekjet për të përfituara tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit”, shkruan Gazeta Shqip.
Cfarë do të duhej të bënte një lider opozite?
Porti i Durrësit është një pasuri kombëtare, për të mos thënë mbarëkombëtare! Ai port funksionon si i tillë prej 2400 (dy mijë e katërqind) vjetësh. Në prill të këtij viti, Porti i Durrësit do të ndalojë të funksionuari si i tillë dhe bizneset Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo edhe Serbisë do të duhet që si alternativë të përdorin ose portin e Selanikut ose atë Dubrovnikut. Shkatërrimi i këtij porti për interesa okulte biznesi, është një goditje e rëndë për pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë dhe potencialin ekonomik që ai port çliron për buxhetin e Shqipërisë.
Në një vend normal, opozita e një vendi do të duhej të thërriste protesta mbarëkombëtare për ta ndaluar një orë e më parë zbatimin e një projekti, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.
?Lideri i opozitës? është futur me kokë në tortën e gatitur nga qeveria që copëton si qeni copën e mishit atë që në fakt është pasuria kombëtare e shqiptarëve. Prandaj sot për mua është e qartë se ngujimi i Lulzim Bashës në PD nuk është as punë pengu aq më pak dosjesh. Lulzim Basha është thjeshtë një kambist i rëndomtë i cili asetin më të madh të opozicionin shqiptar e ka ?THYER? me Edi Ramën për disa mijë metra tokë në portin e Durrësit!.
Prandaj në 8 Janar, protesta para PD-së nuk është thjeshtë akti i shporrjes përfundimtare të një pazarxhiu që ka marrë peng opozitën, por është fillimi i qëndresës popullore për të shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi i garantuar që nis me shkatërrimin e Portit të Durrësit e bitis me projektin e Jugosllavisë së Madhe, asaj që na e shesin për ?Open Balkan?.
Nga Oerd BylykbashiKur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç ...
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvil...
Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë....
Nga Mentor Kikia E keni parasysh plakun Mere, personazhin e ...
Nga Artan Fuga Një apel publik drejtuar:Qytetarëve!Deputetëv...
Bananja nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të ...
Nga Kreshnik SpahiuPse shqiptarët vlersojnë ata që i genjejn...
Nga Pëllumb KullaNuk kisha patur rastin ta shoh lmin e Mamaq...
Kur isha i vogël,mbasditeve,afër dy orë,gjyshja na “arratise...
Nga Hasan BelloNë arkiva gjendet një sasi e madhe dokumentac...
Nga Ylli Dylgjeri1-Këmba përpjete me tabanin e grisur te këp...
Nga Mimoza HajdarmatajReflektim në 31 vjetorin e themelimit ...
Nga Paulin MarkuPas humbjeve të zgjedhjeve të 25-Prillit der...
Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë...
Nga Kastriot FrashëriFestivali i 60 i RTSH, prova se nuk pro...
Festivali i 60 i një institucioni 83-vjecar si RTSH (me fill...
Në një tjetër kontekst, epitetet “i çmendur” dhe “normal” do...
Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfs...
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Në Kushtetutën Amerikane kur flitet për ndarjen e pushteteve...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...