Nga Skënder Minxhozi/ Një vit i çmendur (dhe normal) shqiptar
Në një tjetër kontekst, epitetet “i çmendur” dhe “normal” do...
Festivali i 60 i një institucioni 83-vjecar si RTSH (me fillesa që në vitin 1938) çeli mbrëmë siparin e një jubileu që ngjau më shumë me nje përçudnimin nën logon e një televizioni pa fytyrë e pa identitet. Drejtues mediokër të RTSH-së, të sprovuar ndër vite si puthadorës të politikës majtas e djadhtas, kanë kohë që vegjetojnë në televizionin e parë e të vetëm që paguhet nga taksat e shqiptarëve; ata, mbrëmë më shumë se kurrë, i kanë vënë vulën e turpit këtij televizioni dhe vetë Festivalit, i cili ka vite që kontestohet për prurje përgjithësisht të dobëta muzikore dhe për braktisjen nga emrat e spikatur të këngës.
Mbrëme ky Festival erdhi në një ’60-vjetor turpi’ më i pocaqisur se kurrë; me regjisor e prezantues të ricikluar nga televizionet private, nën një skenografi e grafikë ‘patatinash’, skenar të dobët e mikrofona difektozë, duke shëmbëllyer më shume me nje ‘ Street art event’ (aktivitet rrugësh) se sa një event tradite siç është në të vërtetë “Festivali i Këngës” – një nga më të vjetrit në kontinent – por që fatkeqësisht RTSH-ja ka vite që s’e ‘katranos’ dot vetë, pa marrë borxh te privati njëhere ‘brekët’ e njëherë ‘sytienat’ (…e dhimshme dhe e turpshme për ‘gjigandin’ e vetëm të medias publike në vend, që gllabëron miliona lek nga taksat e shqiptarëve dhe operon me një ‘ushtri’ prej mbi 1000 të punësuarish, por ‘sigurisht’ pa këllqe për të dalë me fytyrën e vet në një jubile si ky i Fest 60).
I shkruaj i keqardhur këto rreshta, si një prej ish-figurave të RTSH-së dhe Festivaleve (‘fytyra’ e lajmeve shqip e anglisht për plot 8 vite në RTSH, drejtues i tre festivaleve të këngës në 1990, 1991 e 2004, e i mjaft eventeve/spektakleve të rëndësishme në skenë e ekran, nën logon e RTSH-së e jo vetëm…!). Ndihem thuajse i obliguar të mos hesht sot, kur i distancuar nga RTSH dhe rehtuar në punët e mia, shoh se si ky institucion vazhdon të endet në duar mediokrish të padenjë e njëherersh të shumëpërfolur për afera korruptive, e për malinjitet të pashoq, në mënyrën e trajtimit, demotivimit …deri në largim të profesionistëve me integritet e kontribute afatgjata në RTSH. Kjo qasje e sjellje prej pushtuesi, e ka katandisur RTSH-në në një televizion pa fytyrë e pa identitet, që edhe në 60-vjetorin e Festivalit merr ‘borxh’ regjisorin nga Topi, prezantuesit nga Topi…Klani…e kioska te tjera, sepse në ekzistencën e saj 83 vjeçare si media, s’ka mundur dot të mbajë asnjë nga të vetët (të rinj e të vjetër)!
Fatmirësisht, koha është ajo që krijon memorje kolektive, e që në syrin publik i jep vleresimin apo përçmimin e merituar çdo individi apo person publik; me kohën jane harruar mbretër…e jo më ca zvarranikë rudimentarë që s’kanë mundur kurrë të qëndrojnë në këmbët e veta pa intriga e pa lëpirë!
_______________________________
Nga RTSH dhashë dorëheqjen në verën e vitit 2012 për t’ju bashkuar programit prestigjioz Fulbright në Amerikë së bashku me 19 profesionistë të spikatur në fushën e medias audio-vizive, nga mbarë bota, duke hapur perspektiva e mundësi të reja profesionale për mua, …me gjasa për të mos u rikthyer më në RTSH për sa kohë që skutha pa shkollim e pa vizion vazhdojnë të gëlojnë si shushunja koridoreve të atij institucioni, duke e mbajtur ende ‘peng’.
Në një tjetër kontekst, epitetet “i çmendur” dhe “normal” do...
Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfs...
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Në Kushtetutën Amerikane kur flitet për ndarjen e pushteteve...
A mundet Shqipëria e Edi Ramës, kjo që ka gjoja rritje ekono...
Nga Lutfi DervishiPublikimi listave të pagave vuri në qendër...
Nga Ermal HasimjaLexova librin e Lea Ypit. 99% e librit ësht...
Nga Dr.Arben RamkajÇdo krizë e madhe globale, ka vënë serioz...
Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave person...
Nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me pagat, kjo e fundi...
Nga Ylli DylgjeriBravo Allajbeu! Bravo se ke gjetur fiks nje...
Sali Berisha, zgjodhi Air Albanian për Kuvendin e tij dhe at...
Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 mil...
Nga haberet e kazanit mediatik që po vlon prej dy ditësh në ...
Nga Përparim Kabo Ajo listë pagash që qarkullon on line po i...
Nga Armir ShkurtiNuk e kam për “fraksionin gastro”. Pra për ...
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i f...
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...