Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Përparim Kabo
Ajo listë pagash që qarkullon on line po i heq maskën sistemit të ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten…Të irrituar se u shkel privatësia juaj….dhe keni kërcyer një bojë njeriu….vazhdoni ndiqeni juridikisht ….
Edhe Ëikileaksi bëri bujë, Julian Assange u burgos…por bota mori vesh shumë të vërteta. Ju pasunorët tanë pse keni frikë nga historia juaj, pagat që ju merrni janë pjesë e saj….Ato nuk mund të fshihen sa kohë që ju keni disa lloj veturash, keni shtëpi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet.
Ju me djersën e ballit i keni bërë ato sepse merrni paga të larta…apo jo?!
Në fund të vitit edhe po qetë në sektorin privat bëni deklarim të të ardhurave tek Tatimet….
Pra shteti ua di “dhëmbë dhe dhëballë”-por tani me këtë publikim ua mori vesh edhe publiku i gjërë.
Ju nuk doni sepse jeni hequr të varfër, me pasuri që u kanë ardhur nga bashkëshortet e shkathëta, apo nga pleqtë, nga kursimet e vjehrrave, nga ndonjë dhuratë apo hedhje paresh në dasma….!
Por pa le të ndalemi më konkretisht…Nëse një gazetar merr 20 milionë të vjetra në muaj apo 18 milionë, kjo është pagë dhe ai paguan detyrimin fiskal mbi të ardhurat, apo atje përfshihen dhe fitime që lidhen me transaksionin e reklamave. Pra, bëhet fjalë për një e ardhur nga dividenti. Nëse është kjo e dyta, atëhere e ardhura i shkon institucionit psh Televizionit, ku ti punon dhe ai ndan dividentin nëse je ortak atje dhe jo i punësuar si rrogëtar…
Por çfarë ndodh, ti je atje si gazetar drejtor lajmesh apo editorialist. Gjen kompaninë e reklamave dhe paratë që merr i ndan me pronarin, pastaj pjesa që mbetet e merr ti dhe e emërton si pagë.
Nëse bën kështu ti nuk paguan detyrim për fitimin por vetëm detyrim mbi të ardhurat.
Po çfarë keni bërë ju more mediatarë që të paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve? Asgjë, ju vetëm keni kap llogoren për të mbrojtur njerën palë politike, kundër palës tjetër, e gjithë kjo sjellje vetëm me bazë interesi, duke përfituar makutërisht në kurriz të interesit publik.
Ju e keni shpërdoruar publikun dy herë, herën e parë si pasunorë përballë varfërisë ekonomike të popullit, dhe herën e dytë si shërbëtorë të parasë galopante dhe jo interesit publik të shoqërisë. Pra jeni edhe ju pushteti i parasë asgjë më shumë.
Pashë në kete listë se si në nje kompani fasonerie pagat e të gjitha niveleve 300 mijë lekë të vjetër. Një abuzim i hapur për të mos derdhur sigurimet shoqërore. Po si ka mundësi që edhe punëtorja e kësaj fasonerie të marrë këtë rrogë, dhe përgjgjësja dhe ekonomisti apo dhe administrator.
Ti shtet ku i ke sytë, Inspektoriati Shteteror i Punës çfarë ka bërë deri më tani, po tatimet?
Kontrolli i të ardhurave dhe detyrimet lidhen me raportet që krijohen me politikat fiskale dhe me nivelin e jetesës dhe sigurimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Ende tek ne flitet spekullativisht për pagen mininale dhe jo për minimumin jetik, i cili nuk matet vetem me pagen por edhe me faktore te tjere te tregut, si çmimet, inflacioni, deflacioni, kreditimi dhe lloji parase në kreditim per shkak te fluktacionit të parase…
Nëse në keta 30 vite populli u varfërua dhe mbi 40 % është për mbijetesë dhe një pjesë u pasurua deri në hedonizëm, kjo gjendje lidhet me krimin ekonomik, me korrupsionin dhe trafiqet, me abuzimet dhe dëmtimin e financave publike por edhe me bashkëpunimin me të gjithë këta faktorë.
E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbrëmje nëpër studio televizive këta me paga disa milionëshe….pse hedhin helm dhe llum balte dhe zift, ja përse. Sepse pasi e shiten shpirtin e oponencës publike, ata si operatorë të tregut u majmen dhe sot që dolen se sa paguhen po bërtasin, na është shkelur e drejta.
Po mirë more mediatarë kur vidhet pasuria kombëtare, prona publike apo pronat e pronarëve të ligjshëm, ju përse nuk flisni…?
Nuk flisni sepse nga ato pasuri dhe para trashen llogaritë tuaja qe mbrëme ua mori vesh e gjithë shoqëria.
Nuk ka qënë aksident as gabim. Ajo u bë dhe pas saj do shohim dhe abuzimet me kreditë, me lejet e profesionit, me koncensionet, sepse kjo gjendje do përmbyset.
Ju jeni tashmë me dëshiren e pasurimit nga ana e gabuar e historisë sepse nuk u lidhet dhe nuk i shërbyet demokracisë por u lidhet me tregun dhe me operatorët shpesh informalë të tij.
Nga dje mbrëma askush nuk iu beson më ju. Paraja nuk e blen dot pavdekësinë! Por paratë tuaja ju lanë tashmë edhe pa të vërteten, mbetet heronj të gënjeshtrave.
Tani shkoni në gjykata që të gjeni shkaktarin që iu zhveshi në sytë e opinionit publik./CNA.al
Nga Armir ShkurtiNuk e kam për “fraksionin gastro”. Pra për ...
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i f...
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Kur Serbia nuk njeh ende krimet e luftës dhe as kërkon falje...
Pas ngjarjeve, dy kuvende paralele dhe një referendum për sh...
Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një ...
Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht lu...
Nga ajo çfarë u pa më 11 dhjetor në Air Albania, është fare ...
Nuk është peng i askujt, nuk e shantazhon dot askush, askush...
Mjaft u befasuat me vjedhjet qeveritare. Të gjithë janë hajd...
Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokuro...
A është arrestimi i Lefter Kokës një skemë e zgjedhur nga SP...
Fjalimi i Bashes sot flet se ky politikan nuk di dhe nuk ka ...
4446 delegatë votuan dje pro shkarkimit të Bashës në Kuvendi...
Nga Bejdo Malo……U gëzova shumë kur pashë mbi 3000 forca poli...
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të s...
Përjetova një situatë shumë të veçantë, si asnjëherë më parë...
Nga Ylli DylgjeriFurgona me polici, autoblinda, shihedhesa, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...