Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokurorin Alfred Sejdini, që mashtroi publikisht për të fshehur krimin elektoral të PS në Elbasan, ky instititucion u vu në qendër të vëmendjes me arrestimin e ?bujshëm? të ish ministrit Lefter Koka. Menjëherë u ngritën zërat e propgandistëve që nxituan të thonë se prokuroria e posaçme po godiste edhe majtas. Se tani afera e inceneratorëve po ?digjte? dhe peshqit e mëdhenj. Se më në fund, po hapej sipari i kohës së shumëpritur të mbarimit të pandëshkueshmërisë.
Siç ndodh gjithmonë, në këtë mjedis sa provincial, po aq dhe qesharak, këto ekzaltime të veçuara u mundua ti bashkojë në një në piedestal ndërhyrja e ambasadores amerikane. Ajo glorifikoi suksest e reformës në drejtësi duke siguruar se për SPAK askush nuk është mbi ligjin. Për çudi edhe shumë personazhe të opozitës zyrtare, gjysëm gënjeshtarë dhe gjysëm naivë, e panë këtë që ndodhi si rrjedhim të afilimit euro atlantik që ka marrë PD-ja e tyre.
Në fakt, në gjithë këtë parodi, gjithçka është e gënjeshtërt. Arrestimi i ish ministrit dhe deputetit Koka është një farsë, një vendim i dirigjuar politikisht nga lart, natyrisht me bekimin e njeriut të vetëm që kontrollon drejtësinë e re si gjithçka tjetër në këtë vend.
Për të kuptuar këtë, mjafton ti mbyllësh veshët për tam tamet e daulleve të propagandës dhe të nisësh e të arsyetosh me ftohetësi. Duke proceduar kështu nuk e ke të vështirë të marrësh vesh se kufoma politike e Lefterit është shitur në këmbim të shpëtimit të një gjëje shumë më të madhe. Në mega skandalin e incenetarorëve, që deri tani ka çuar në një dorë të vetme afro 95 milionë euro, shifër që pritet të katërfishohet deri në fund të procesit, ish ministri i mjedisit akuzohet se është paguar përmes kompanive fantazmë që nga ngritur me ta afërmit e tij me afro 3.5 milionë euro.
Po ku kanë shkuar paratë e tjera kur ende sot pas shtatë vitesh asnjë nga inceneratorët nuk është në punë?
Pikërisht për të shmangur këtë pyetje fatale duket sikur një skemë perfekete manipulimi është vënë në punë. Brenda saj SPAK ka qenë vetëm një hallkë sepse drejtimi i operacionit është dirigjuar nga zyra e kryeministrit.
Vetëm tani ne arrijmë të kuptojmë se përse Edi Rama i kërkoi Lefter Kokës të jepte dorëheqjen nga mandati i sapofituar i deputetit. Vetëm tani ne jemi në gjendje të zbardhim se me çfarë e shantazhoi ai ish ministrin që të ndahej nga LSI dhe të mos digjte mandatin. Vetëm tani ne e kuptojmë se pse, nën avujt e alkoolit, i pamë të dy në atë videon e shpifur teksa rekrutonin së bashku edhe deputetë të tjerë.
Gjithçka tregon se kryeministri jo vetëm ka qenë në djeni të mëkateve të ish vartësit të tij në ministrinë të mjedisit, por ai dhe e ka përdorur mjeshtërisht informacionin që dispononte. Madje edhe largimi nga grupi parlamentar i shumicës, pasi kishte shpenzuar ?paratë e fituara me djersë?, për një mandat më shumë në Durrës, ishte i llogaritur. Nuk ka qenë SPPAK që e ka drejtuar operacionin, po ka qenë Rama që ia ka përcaktuar prokurorëve axhendën, duke e larguar Lefter Kokën dy muaj përpara se ata të shkonin ti vinin prangat. Ai duhej të damkosej duke i shkaktuar dëmin më të vogël të mundshëm rilindjes, pra pa qenë më deputet i saj.
Por për të gjithë ata që këtë shtjellim mund ta shohin si pjellë të një fiksimi konspirativ ka edhe një mori faktesh te tjera. Edhe po të shkosh me logjikën e skeptikëve, pra se prokuroria ?ka kapur? peshkun e madh të grabitjes me inceneratorët dhe se Edi Rama është njeriu i pastër që ka qëndruar jashtë kësaj, përsëri llogaria nuk del.
A kishte fuqi ?Teri? të ndryshonte strategjinë e qeverisë shqiptare për të kaluar papritamas nga përpunimi i plehrave me groposje apo riciklim ne teknologjinë e djegjes? A kishte pushtet, ai i vetëm, të shpallte gjendjen e emergjencës kombëtare, që do të justifikonte më pas dhjetra milionë euro të dhëna pa garë dhe tender?? A kishte forcë ai të vendoste, se në një sipërfaqe gjithsej prej 70 km2 do të lartësoheshin jo një po tre inceneratorë? A mundej një ministër mjedisi, madje atëherë jo i partisë së Ramës, të disbursonte nga thesari miliona euro, ende pa u vënë asnjë tullë? A e shpërfillte dot ai rekomandimin e Bashkimit Europian, që me ndërtimin e tre djegësve Shqipëria po ecte në rrugën e gabuar? A kishte ai vendimmarrje për ta vënë Alqi Bllakon, ish vartësin e tij që firmosi shumë çka pro inceneratorëve, në listën e sigurtë të deputetëve të PS në Tiranë?
Por, më shumë se të gjitha këto pyetje retorike ka një moment dhe datë epokale që tregon se Lefter Koka është thjeshtë një cironkë në këtë mega aferë. Pikërisht këtë të enjte, në 16 dhjetor, mbushen plot pesë vite që shteti shqiptar ka thyer një rekord, që ia kalon për nga spektakolariteti edhe grabitjes më të madhe që është bërë ndonjëherë në këtë rruzull. Në 16 dhjetorin e 2016-ës pra, kompania e inceneratorëve i ka dorëzuar qeverisë ofertën e pakërkuar për të ngritur djegësin e Elbasanit. Po brenda ditës u hartua kontrata 40 faqshe e ndërtimit të tij.
Kjo kontratë i dërgohet disa ministrive. Ato e miratojnë brenda të njëjtës ditë. Ligji parashikon një hapsirë 7 ditore për ankesa, por kur urdhri i të parit është i prerë, askush nuk pyet për ligj. Prandaj brenda së njëjtës datë, madje brenda orarit zyrtar, kontrata negociohet dhe nënshkruhet. Ajo i dërgohet Këshillit të ministrave që vendos ti kalojë 21 milionë eurot e para inceneratorit të elbasanit. Pra brenda 24 orësh shteti shqiptar ka punuar si një sahat zviceran në funksion të kësaj mega grabitjeje duke nxjerrë plot 14 akte.
E pra gjithkush e kupton se çfarë do lloj prestigjatoiri të ketë qenë, Lefter Koka nuk e zotëronte këtë fuqi magjike. Atë e kishte vetëm një njeri. Ai që e shpuri Partinë Socialiste të zhvillonte një miting politik në barkun e mbarsur me farë kriminale të inceneratorit të Elbasanit, ai që u shndërrua në klloun në përballje me gazetarët vetëm për të mos iu përgjigjur pyetjeve për këtë aferë.
Vetëm pasi i rikthehesh kësaj historie e kë me të lehtë të kuptosh, se në sagën 400 milionëshe të inceneratorëve, Lefter Koka ka qenë vetëm një çirak i Edi Ramës. Ai ka punuar si i tillë kur ishte ministër dhe po e paguan po si i tillë duke përfunduar në burg. Edhe skema e grabitjes edhe ajo e ndëshkimit ka një padron të vetëm.
Një segment i papërfillshëm në këtë pazëll është edhe SPAK që kryen vetëm aktet për të cilat i kanë dhënë leje. Po të lexosh akuzën që prokuroria e posatçme ka ngritur, aty nuk vihet në pikpyetje një grup i strukturuar që ka ndërtuar një mekanizëm për të zhvendosdur para publike, por po hetohet thjeshtë një ish ministër që ka hapur disa kompani fantazëm për të marrë rryshfet.
Ky është realiteti i një tollumbaceje që po nxirret në treg e çpuar. Rama e ka shitur Kokën në SPAK, për ti vënë skandalit kapak. Prandaj as ekzaltimi i Yuri Kim dhe as ndonjë opozitar që do të kapet pas fijes së flokut, nuk mund ti?a servirin publikut si të vërtetë.
A është arrestimi i Lefter Kokës një skemë e zgjedhur nga SP...
Fjalimi i Bashes sot flet se ky politikan nuk di dhe nuk ka ...
4446 delegatë votuan dje pro shkarkimit të Bashës në Kuvendi...
Nga Bejdo Malo……U gëzova shumë kur pashë mbi 3000 forca poli...
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të s...
Përjetova një situatë shumë të veçantë, si asnjëherë më parë...
Nga Ylli DylgjeriFurgona me polici, autoblinda, shihedhesa, ...
Nga Artan Fuga Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë de...
(Lidhur me vizitën e zotit Eskobar në Shqipëri)Mendoj se shq...
11 Dhjetori 2021 do jetë një ditë e madhe në historinë tonë ...
Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkroi më 9 dhjetor të ...
Është fare e thjeshtë për ta përcaktuar se kujt i përket par...
Më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i Demokratëve. Me sa po p...
Pikërisht ditën që zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar er...
Nga Artan Fuga Për shkencat politike shqiptare është një ras...
Nga Elona CaslliZoti Basha keni zhvilluar sot një aktivitet ...
Të sunduar, asnjëherë sundues!Ne jemi popull i vogël që në h...
Vota zgjidh krizën në Partinë Demokratike!Nuk është nevoja t...
Nga Mentor Kikia“Një vështrim ndryshe mbi ditën që shënoi nd...
‘Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...