web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse Presidenti i Republikës nuk tha asnjë fjalë sot në Ditën Botërore të Luftës Kundër Korrupsionit?!

9 Dhjetor 2021, 18:04, Opinione CNA

Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkroi më 9 dhjetor të vitit 2003 Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota, midis të cilëve edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke i dhënë kesaj date një vlerë të veçantë për të bërë një bilac e për të përcaktuar prioritete në luftën kundër korrupsionit.

Ndaj sot edhe në Shqipëri, autoritete të ndryshme shtetërore dhe publike nënvizuan në këtë ditë perparësinë që merr lufta kundër korrupsionit në vendin tonë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke përfituar nga fakti se zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar e nisi  vizitën e tij në Tirane me takimin me të në selinë e PD-së, nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite pikërisht në këtë ditë.

Ndërsa, në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit Escobar tha se kërkon përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit teksa theksoi se pret me kënaqësi të takojë zotin Basha në Washington së shpejti.

Ndërsa shefi i zyrës së prezencës së OSBE në Tiranë, ne fjalën përshëndetëse në Forumit të Nivelit të Lartë për Luftën Kund?r Korrupsionit tha se:

?Korrupsioni në Shqipëri, si kudo tjetër, është një problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional.

Një mjedis i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike. Ai është një kërcënim i kudogjendur, që, në manifestimin e tij më të keq, i dënon me varfëri grupet tanimë të cenueshme dhe rrit pabarazinë duke devijuar fondet nga kujdesi shëndetësor, arsimi dhe shërbime të tjera thelbësore dhe duke dobësuar në të njëjtën kohë shtetin. Korrupsioni nuk është thjesht një çështje financiare. Ai mund të çojë në mungesë të ndjeshme të stabilitetit shoqëror dhe në konflikte. Prandaj, ekziston një lidhje e qartë midis zhdukjes të korrupsionit dhe garantimit të sigurisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit afatgjatë?.

Sakaq, ambasada amerikane nënvizon faktin se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë.

?9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t?u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre?, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

Ndërsa Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë në mesazhin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit theksoi se,  ?Rikupero me integrim? është motoja e këtij viti.

?Ajo përqendrohet në rimëkëmbjen përmes zbutjes së korrupsionit dhe thekson se vetëm me integritet ne mund të arrijmë rikuperimin përfshirës nga COVID-19?, shkruan në postimin e vet zyra e BE në Tiranë.

I vetmi që nuk tha asnjë fjalë është Presidenti i Republikës Ilir Meta, eshte pse Presidenti e ka në përgjegjësinë e vet të drejtojë mesazhe për popullin dhe institucionet e shtetit si Kryetar Shteti që është.

Heshtja e Ilir Metës sot në ditën e luftës kundër korrupsionit, nuk është një ?harresë? burokratike e këshilltarëve të tij, të cilët edhe sot gjetën kohën të publikojnë lajmin se Presidenti ka nderuar me titullin ?Mjeshtër i Madh? disa ish futbollistë mesatarë.

Heshtja e Ilir Metës është mesazh, është qëndrim. Ai e di shumë mirë që nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit!





Lajmet e fundit nga