Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Nga Armir Shkurti
Nuk e kam për “fraksionin gastro”. Pra për ata që rrijnë pas Lulit për të zënë punë në qeveri a administratë a kudo ku ka para publike, në kushtet e një pushteti dhuruar nga jashtë apo edhe ndarje bashkëqeverisjeje me Ramën. Këta të kafshojnë, shajnë, godasin, qesëndisin, përlyejnë me çdo fëlliqësi të ultësisë njerëzore. E para, për ti rënë kush e kush në sy kryetarit si langua i devotshëm. E dyta, për të larguar sa më shumë rivalë prej sahanit.
Janë këta që presin të bëhen doganierë, policë qarkullimi, tatimorë, inspektorë, drejtorë. Me pak fjalë hajdutë me vulë shteti. Vjedhin për veten, për eprorët dhe për partinë.
Pa dallim fare, këta ndodhen në çdo grupim politik, në çdo parti dhe në thelb janë partia vetë. Këta janë edhe baza e korrupsionit ekonomik, politik e shoqëror në vend. Këtyre ç’tu thuash? Edhe ty që i qorton a shan “ke të drejtë”- do të të thonë . Sepse hipokritë, servilë e pa dinjitet janë që në lindje.
Nuk e kam as për idiotët. Këta, për hir të së vërtetës, ndahen në dy fraksione: Ata që shkojnë pas kryetarit zyrtar dhe ata që shkojnë pas logos së partisë. Le të vejë Luli kryetar i PS, LSI… mor edhe i PPSH, këta pas tij do venë e për të do vriten. Kot! Pa arsye e qëllim! Se janë idiotë!
Siç dhe të dytët venë pas partisë, kudo që ajo gremiset.
Këtyre, jo vetëm mos u fol, por, çfarëdo të të thonë, u thuaj: ” ke të drejtë”!. Përndryshe veç do humbasësh kohë, nerva, qetësinë e nganjëherë edhe gjykimin.
U flas atyre demokratëve të arsyeshëm që sot janë në krah të Lulit për motive të ndryshme. Dikush sepse ka besuar atë që Basha ka thënë, dikush që ka kërkuar një politikë të re, dikush që s’ka patur zgjedhje më të mirë etj:
Vëllezër!
Po përpiqem të shpjegoj togfjalëshin “lider i opozitës”
? Lider ose “udhëheqës” është një njeri që merr përsipër të frymëzojë, bashkojë, drejtojë dhe tu heqë udhën njerëzve të tjerë. Kështuqë, si fillim, për vete duhet të ketë ide të qarta, karakter të fortë, pavarësi në mendim e veprim, përgjegjësi etj etj.
“Liderin” Basha një ditë të bukur na e nxorri Berisha si prestigjatori lepurin nga kapelja. Na e bëri Berisha deputet, ministër të jashtëm, të brendshëm, të transporteve. E bëri kryetar bashkie dhe kryetar partie.
Mirëpo ( sipas “liderit” tani ) ky Saliu ishte komunist, i korruptuar, antiamerikan. Dhe ky Saliu… na e paska kontrolluar! Liderin!!
Kështuqë në 2017, “lideri” hap një çadër e premton: ” Më merrni zvarrë po hyra në zgjedhje me Ramën kryeministër”. Ca javë më vonë, jo vetëm hyri në zgjedhje me Ramën kryeministër, jo vetëm s’e mori njeri zvarrë, por në zgjedhje vajtën me qeveri të përbashkët, me ministra nga partia e Lulit.
Fiks 3 vjet më vonë, ditën kur Rama me Veliajn shembën Teatrin Kombëtar, faqe gazetarëve Basha pranoi se “marrëveshja qe gabim”. Për çdo gabim, ai që është udhëheqës paguan. Në rastin Basha, për çdo dështim fajin e kanë “të tjerët” dhe gabimet e “të tjetëve” i paguajmë ne e kurrë “lideri.
Vazhdojmë?
Dogji mandatet në shkurt 2019, edhe pse amerikanëve u premtoi ndryshe atë ditë. Do të kish pas qenë veprim kyç politik, nëse do të qe pasuar nga mosbindje civile dhe protesta masive…
Protesta?
Ah po! “Lideri” nisi protesta në të cilat njerëzit thirreshin para kryeministrisë, ku “lideri” shkarkonte kryeministrin Rama, pastaj i çonte protestuesit në ekskursion tek kuvendi ku i priste Lleshi. Në fakt këto janë të vetmet protesta të dhunshme që njoh ku dhunën e pësojnë vetëm protestuesit! Thithën gaz e hëngrën dru demokratët tek rruga “George W Bush” e pastaj përfunduan komisariateve derisa “lideri” s’i thirri më.
Nuk hyri në zgjedhjet lokale “lideri” dhe me këtë veprim i dha gjithë bashkitë Ramës.
Në prill sivjet hyri në zgjedhjet parlamentare me ca shifra taksash e përqindje fitimesh, pa shprehur kurrë shqetësim se vota duhet ruajtur nga vjedhja. Kur humbi “lideri” tha :”fitova por ma vodhën”. Pastaj “lideri”, pa dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit futi partinë në votim e u rizgjodh kryetar. “Lideri” pastaj hoqi Saliun se “lideri është proamerikan”….
Nëse jemi dakord që ky “lider” nuk ka asnjë cilësi udhëheqësi por prej aparatçiku të establishmentit të tranzicionit.
Pjesa e dytë e togëfjalëshit: “i opozitës”.
Që prej marrëveshjes okulte të 17 majit ’17 Lul Basha ka funksionuar shkëlqyeshëm si zëvendëskryeministër dhe ministër për Opozitën i Ramës. ’17, ’19, ’21 janë tri dhurata të arta që kryetari “i opozitës” i bëri Edi Ramës duke i dhuruar në tepsi argjendi pushtetit e duke shuar ky vetë çdo shkëndijë opozitarizmi në vend.
Vëllezër demokratë që keni ngecur tek Luli se deshët opozitë moderne dhe jo opozitën e Saliut:
Në 8 vite pushtet brenda partisë punën më me duk që bëri ishte qërrimi i PD- së prej çdo individi me vlerë, me emër, me pasues, me iniciativë dhe merita. Këta i zëvendësoi me rroça – poça që s’dihet nga i solli e që Lulin e shohin si perëndi. Ndërsa pozicionin në PD si një mrekulli rënë nga qielli e që duhet mbajtur me dhëmbë mos të ta rrëmbejë langoi ngjitur.
Në këta 3 muaj, me dhimbje, dalluam se “lideri i opozitës” e ka djegur tokën rreth vetes. Aty s’mbin gjë. As edhe një kokërr për bê që të mund ti vëshë gishtin “ja mo ky edhe mund të bëhet”! Një popullatë e rëndomtë mediokrish që ambicjen më të madhe kanë që të kenë vëmendjen e kryetarit e ndonjë gjë për me vjedh kur të vijë sahati i hajrit me kap pushtetin.
Paradoksalisht, Saliu, njeriu që e prodhoi këtë fatkeqësi, duke vendosur dhe mbështetur me heshtje lidershipin e Lulit, sot është thirrur nga historia ta ndreqë këtë gabim.
Domethënë: minus tetë vjet, minus shpërbërja e strukturave dhe bazës, minus përçarja….
E llogarisim dot, vëllezër demokratë se sa urgjent duhen bërë gjërat për të kapur sa më parë kohën dhe vendin e humbur?/CNA.al
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i f...
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Kur Serbia nuk njeh ende krimet e luftës dhe as kërkon falje...
Pas ngjarjeve, dy kuvende paralele dhe një referendum për sh...
Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një ...
Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht lu...
Nga ajo çfarë u pa më 11 dhjetor në Air Albania, është fare ...
Nuk është peng i askujt, nuk e shantazhon dot askush, askush...
Mjaft u befasuat me vjedhjet qeveritare. Të gjithë janë hajd...
Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokuro...
A është arrestimi i Lefter Kokës një skemë e zgjedhur nga SP...
Fjalimi i Bashes sot flet se ky politikan nuk di dhe nuk ka ...
4446 delegatë votuan dje pro shkarkimit të Bashës në Kuvendi...
Nga Bejdo Malo……U gëzova shumë kur pashë mbi 3000 forca poli...
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të s...
Përjetova një situatë shumë të veçantë, si asnjëherë më parë...
Nga Ylli DylgjeriFurgona me polici, autoblinda, shihedhesa, ...
Nga Artan Fuga Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë de...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...