ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i fundit se e dimë që me Ramën skandalet s?kanë të sosur) i publikimit listës së pagamarrësve në Shqipëri.
Lloji të dhënave të përfshira, saktësia e tyre dhe mbi të gjitha organizimi i sistemuar profesionalisht i të dhënave nuk lë dyshim që kjo bazë të dhënash është nxjerrë nga sistemet e informacionit të institucioneve të shtetit shqiptar; në këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Tatim ? Taksave (DPTT) dhe / ose Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Rama na ka shitur si arritje fantastiko-shkencore harxhimet e pafundme të parave publike për të investuar në këto sisteme apo baza të dhënash, ku shtetasit madje nuk do të kenë nevojë të merren me punonjësit dembelë të administratës. Po ç?ndodhi me investimet dhe institucionet teknologjike që na bëri z. Rama, e për të cilat na solli deri kushërirën e tij të largët nga Parisi të ministronte këto punët e IT-së? Na doli që qenkan si kusi të shpuara e që rrjedhin atë që mbajnë: të dhënat. Veçse për fatin e keq të shtetasve shqiptarë po derdhen rrugëve të dhënat e tyre më personale, më intime, më sensitive, të cilat mund të mos ua kenë treguar as të familjarëve të tyre, e ndoshta as atyre me të cilët ndajnë krevatin.
Dhe kjo ndodh kur ka një legjislacion të tërë për mbrojtjen e të dhënave personale. Madje, kemi dhe një institucion të lartë, të pavarur, që raporton në Kuvend, me një Komisioner të emëruar nga Kuvendi me detyrën e posaçme për mbrojtjen e të dhënave personale.
Dhe mbi të gjitha, kjo derdhje (jo thjesht rrjedhje) rrugësh e të dhënave personale ndodhi për të dytën herë brenda të njëjtit vit. Pra kemi të bëjmë me një krim shumëpërmasor. Dhe ky krim nuk është as privat e as individual. Është krim shtetëror i mirëfilltë. Është atentat që vetë shteti ia ka bërë shtetasit dhe taksapaguesit të vet që e mban në këmbë, duke e nxjerrë cullak në rrugë informacionin që ia ka marrë me detyrim (lexo përmes ligjesh). Është akt terrorist që shteti bën kundër shtetasit dhe taksapaguesit të vet duke e lënë të ekspozuar përballë çdo krimineli. Përmasat e vërteta të këtij krimi me siguri do të shpalosen në ditët në vijim kur gjithnjë e më shumë specialistë do të shprehin këndvështrimin e tyre. Megjithatë, edhe deri në këtë moment e kemi mëse të qartë se krimi ka përmasa tepër të mëdha.
Po përballemi me një kronikë të një krimi të përsëritur. Pak muaj më parë një tjetër bazë të dhënash doli rrugëve, ajo që u pagëzua si databaza e patronazhistëve, e cila provoi me fakte atë që ndjenim se secili nga ne ishte në ndjekje për bindjet politike nga hafijet e partisë. Dhe informacioni ish marrë nga zyrat e shtetit. Shumëkush kërkoi hetim dhe nxjerrje para përgjegjësisë. Problemi e gjeti rrugën të përmendej deri në raportin e ODHIR-it. Por menjëherë vetë lideri global dhe ministri i katastrofave u hodhën në mbrojtje të vrullshme. Rezultati, ende dhe sot nuk kemi asnjë informacion mbi hetimin e kryer, përfundimet e arritura, pa le të flasim për fajtorë e të ndëshkuar. Faji deshën ta linin tek gazetarët që e publikuan e që shpëtuan nga ndërhyrjet e institucioneve ndërkombëtare.
Faji mbeti jetim e SPAK-u në mjerim. Pra mesazhi u dha i qartë: KJO LLOJ FIGURE KRIMI NUK NDËSHKOHET! Rezultati, krimi u përsërit. Madje duket se deri në këto momente edhe reagimi i institucioneve shtetërore po ndjek të njëjtën rrugë si në rastin e parë, të mbrojë keqbërjen. Deklarimi publik i zyrtarëve ishte aq i dobët në argumente sa që tregon, përveç papërgjegjshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit dhe trashësi mendore. Na mbushën mendjen që skedari ka qarkulluar ilegalisht, pra nuk ka qenë eksport i autorizuar?! Po mirë o të keqen zyrtarë, po ndonjë çikë mbrojtje nuk ndërtoni ju? E kuptoni që kanë dalë rrugëve të dhënat e një shteti?
Që në krimin e parë u kërkua nga opinioni publik veprim energjik i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, post të cilën prej vitesh e mban Besnik Dervishaj. Institucioni që ai drejton e ka detyrë ligjore të merret me të tilla probleme e krime.
Por ç?ndodhi?
Shurdhëri nga Komisioneri.
Dhe krimi e kuptoi se e kishte rrugën e hapur të përsëritej. Dhe u përsërit.
Por ç?ndodhi përsëri. Komisioneri Dervishaj na u spiropalizua pa i bërë syri tërr. Në emisionin ?Open? në Top Channel, me drejtuese Eni Vasilin, na dha verdiktin spiropalian: Këto gjëra ndodhin në të gjithë botën. Por nuk qe në gjendje të gjente një shembull të ngjashëm dhe gënjeu pa pikë turpi duke shitur për rrjedhje të dhënash një rast privat. z. Komisioner kanë rrjedhur të dhëna nga shteti, i cili me ligj e ka detyruar qytetarin t?ia dorëzojë, dhe e ka po me ligj për detyrë t?ia mbrojë, por që nuk i ka mbrojtur, i ka lëshuar rrugëve ?si kurva kopilët e vet? dhe tani kërkon të virgjërohet për fajin.
Është cenuar siguria individuale e çdo shtetasi / tatimpagues. Secili prej tyre është i ekspozuar ndaj vjedhjes së identitetit, mund të kriminalizohet padrejtësisht apo mund të shantazhohet.
Është cenuar shëndeti mendor i çdo shtetasi, pasi tashmë është e qartë që ndiqemi e përndiqemi në çdo gjë.
Është cenuar drejtpërdrejt siguria kombëtare, pasi jo vetëm janë ekspozuar të dhëna për punonjës institucionesh, përfshirë edhe ata të sigurisë kombëtare, por tregon se sa vulnerabël janë institucionet shqiptare dhe informacionet që ato kanë. Kjo mund të ketë pasoja në shumë marrëdhënie ekonomike dhe institucionale me shtete të tjera, pasi ndikon drejtpërdrejt në besimin ndaj institucioneve të shtetit shqiptar në lidhje me shkëmbimin e të dhënave.
Është shpërdoruar paraja publike, pasi është harxhuar për baza e sisteme informacioni që rridhkan çdo gjë që kanë.
Në kushte të një mjedisi normal shoqëror dhe institucionesh që veprojnë me përgjegjësi do të duhej:
Të nisnin hetimet urgjente dhe të zbuloheshin e ndëshkoheshin fajtorët. Por SPAK dhe institucionet e drejtësisë i kemi në periudhën e lehonisë, mbas mbarsjes së kushtetutës me shtojca.
Të jepte dorëheqjen Kryeministri, si frymëzuesi kryesor moral i këtij këtij krimi me mbështetjen e patundur politike që i dha patronazhistëve dhe bazës së të dhënave që ata përdornin, duke intimiduar në këtë mënyrë organet e drejtësisë. Por sigurisht Kryeministri do të vijojë të bëjë teatër. Në fund fare atij i leverdis qeverisja në kaosin e terrorit.
Të jepte dorëheqjen apo shkarkohej Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si i shurdhëti kryesor në këtë krim të përsëritur dhe për papërgjegjshmërinë që tregoi në prononcimin publik. Por sigurisht Komisioneri ka të tjera halle. I duhet të lobojë për të shoqen që të emërohet në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Të shkrihej i gjithë institucioni që drejton Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pasi jo me një po të paktën me dy raste brenda një viti dështoi totalisht të kryejë të vetmen detyrë për të cilën është krijuar. Por jo, institucioni do të vijojë të pijë kafe i qetë, thjesht do kërkojë më shumë trajnim.
Te shkrihet AKSHI,
si institucion i paafte per te mbrojtur te dhenat qe mbledh shteti, deri ne pergjegjes per mosngritjen e mbrojtjes se nevojshme te tyre. Por jo, AKSHI qe ta dini do te vijoje te marre me shume fonde tenderash. Lum si drejtorja e AKSHI-t
Të ngrihet opozita e të kërkoje llogari me komisione hetimore, me protesta, me ngritje pikash për të çuar çështjen në gjykata dhe për të mbështetur qyetarët të drejtohen në organet e drejtësisë. Por, kismet! Për momentin opozita ka hallin e luftës me vetveten. Ta lëmë të përleshet me të vetët.
Nuk po flas për dorëheqjet e shkarkimet që duhet të pasonin në të gjithë zinxhirin e drejtimit në institucionet përgjegjëse. Kjo është e tepërt për Shqipërinë e regjimit rilindas.
Por, të paktën një kërkesë na e plotëso o Beu ynë i Ndritur. Meqe për të inauguruar Open Ballkan ne zbrazëm edhe zorrët e barkut, fute në ndonjë marrëveshje të publikojnë pagat edhe ata të Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Të marrim vesh sa paguhen edhe nga nahitë e tyre se nuk u bë qameti. Se ndryshe në atë Ballkanin e hapur, vetëm Shqipëria po del e shqyer./CNA.al
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Kur Serbia nuk njeh ende krimet e luftës dhe as kërkon falje...
Pas ngjarjeve, dy kuvende paralele dhe një referendum për sh...
Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një ...
Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht lu...
Nga ajo çfarë u pa më 11 dhjetor në Air Albania, është fare ...
Nuk është peng i askujt, nuk e shantazhon dot askush, askush...
Mjaft u befasuat me vjedhjet qeveritare. Të gjithë janë hajd...
Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokuro...
A është arrestimi i Lefter Kokës një skemë e zgjedhur nga SP...
Fjalimi i Bashes sot flet se ky politikan nuk di dhe nuk ka ...
4446 delegatë votuan dje pro shkarkimit të Bashës në Kuvendi...
Nga Bejdo Malo……U gëzova shumë kur pashë mbi 3000 forca poli...
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të s...
Përjetova një situatë shumë të veçantë, si asnjëherë më parë...
Nga Ylli DylgjeriFurgona me polici, autoblinda, shihedhesa, ...
Nga Artan Fuga Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë de...
(Lidhur me vizitën e zotit Eskobar në Shqipëri)Mendoj se shq...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...