"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nga Dr.Arben Ramkaj
Çdo krizë e madhe globale, ka vënë seriozisht në pikëpyetje tezat ekonomike klasike mbi rritjen ekonomike dhe rishpërndarjen e pasurisë. Kështu kriza financiare e vitit 2008, e cila nisi në SHBA si një kolaps në tregun e pasurive të paluajtshme, dhe u përhap me shpejtësi në mbarë globin, nxori në pah shkallën tronditëse të thellimit të hendekut mes një pakicë të vogël super të pasurish dhe pjesës tjetër të popullsisë.
Pagat marramendëse të bankierëve dhe drejtuesve të korporatave të mëdha, kryesisht në formën e bonuseve, shkaktuan protesta dhe trazira të mëdha sociale në SHBA dhe Perëndim. Ato dëshmuan ekzistencën e një lloj sistemi të padrejtë të përfitimeve nga një pjesë e popullatës.
Madje disa ekonomistë arritën deri aty, sa të vënë në pikëpyetje dobinë e globalizmit, aq shumë të trumbetuar të paktën 3 dekadat e fundit, që pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe shembjes së bllokut komunist, që bazohej aq shumë tek ideologjia e ngurtë e ekonomive të komanduara, dhe ishte kokëfortësisht kundër tregjeve të hapura.
Ekonomisti me ndikimin më të madh gobal vitet e fundit është francezi Thomas Piketty. Në librin e tij bestseller të vitit 2014 ?Kapitali në shekullin XXI?, ai bën një një paralajmërim të zymtë:Ekonomia amerikane ka filluar tatëpjetën, dhe mund të bëhet si Europa aristokratike e shekullit XIX, ku puna do të ketë më pak rëndësi, ndërsa pasuria e trashëguar akoma më shumë.
Sipas tij, pasuria në duart e pak njerëzve, rrezikon të lëkundë themelet e demokracisë liberale. Analizën e tij të detajuar, ekonomisti francez e bazoi tek 300 vite të dhëna ekonomike. Për ngushtimin e pabarazive, ai propozoi vendosjen e një takse globale mbi korporatat, gjë që fatmirësisht ndodhi në samitin e fundit të vendeve të G7-ës.
Veç hendekut të madh të pagave një problem tjetër është nepotizmi, shumë i theksuar në vendet me një prapambetje të theksuar demokratike si Shqipëria. Shumë shpesh njerëz që janë në poste të larta drejtuese, u japin hapësirë njerëzve apo ekspertëve që kanë lidhje të ngushta familjare me ta.
Kjo lidhje e blen shpesh heshtjen e tyre mbi skandale për ta cilat ata mund te kenë dijeni, në këmbim të promovimit të tyre në publik. Rrjedhja dhe publikimi në rrjetet sociale dhe pjesërisht edhe në media i listës së pagave për figurat më të njohura publike në Shqipëri dhe jo vetëm, po shkakton një pakënaqësie të madhe tek grupet e interesit, të cilat janë të angazhuara në të njëjtën fushë, si për shembull tek grupet komunitare, kompanive private, organizatat joqeveritare apo edhe komunitetet fetare.
Kjo pasi zbulimi i pagave shumë të larta të disa titullarëve të institucioneve apo kompanive private, po gjeneron dallime të forta midis lidershipit edhe punonjësve të thjeshtë. Ai priret të ndikojë jo pak në kohezionin brenda shumë kompanive, dhe për pasojë edhe në përqasjen e tyre në të ardhmen mbi mënyrën e të bërit biznes.
Akoma më e rëndësishme:kjo rrjedhje informacionesh, të cilat ishin deri dje konfidenciale dhe duhej të mbeteshin të tilla konform përcaktimeve ligjore, po shkakton shumë irritim edhe tek familje shqiptare që jetojnë në varfëri ekstreme, apo që mezi mbajnë frymën gjallë me ndihmën ekonomike modeste që u jep shteti.
Dhe indinjata e tyre është mëse e kuptueshme. Kur ata shohin këto rroga marramendëse, dhe kur mendojnë se vetë nuk kanë mundësi që t?u blejnë as ilaçe apo ushqime për fëmijët e tyre, ky kontrast i madh u shkakton natyrshëm shumë zëmërim por edhe revoltë ndaj elitave.
Për më tepër, kjo situatë e çimenton de fakto modelin sipas të cilit kur është fjala për pasurimin e tyre, elitat politike kanë në thelb të njëjtën qasje. Nga ana tjetër ajo demaskon çdo lloj retorike boshe mbi barazinë e shanseve, rishpërndarjen e pasurisë dhe kultivimin e një shoqërie që ka në themel solidaritetin për më të dobëtin dhe të pamundurin.
Sot një pjesë e elitës rezulton të ketë shumë prona, të cilat nuk i kanë trashëguar nga famijarët e tyre, dhe as sepse kanë ndonjë profesion të veçantë, që i shërben atyre për këtë pasurim me rritme galopante.
Pra duke se përfaqësuesit e kësaj elite, e lidhin angazhimin në politikë me vendosjen e një standarti jetese, i cili është shumë i ndryshëm nga shumica e popullisë. Një standart që ka një diferencë të madhe nga pjesa tjetër.
Mjerisht, kjo dukuri shqetësuese nuk vërehet vetëm në politikë, por edhe në botën universitare. Ndodh shpesh që në univesitete dhe katedrat akademike, pedagogë, profesorë apo edhe rektorët, të kërkojnë bonuse të veçanta për njerëz të veçantë që i përkasin rrethit të tyre elitar, duke injoruar meritat e pjesës tjetër të stafit akademik.
Nepotizmi dhe klientelizmi, e dëmton seriozisht edhe procesin e shpërndarjen e barabartë të fondeve për kërkime shkencore apo për zhvillimin e jetës studentore në përgjithësi.
Së fundmi por jo më pak e rëndësishme, kjo rrjedhje informacionesh konfidenciale, e rrezikon haptazi sigurinë tonë kombëtare.Shumë njerëzve u dihen tashmë publikisht të ardhurat që fitojnë nga pagat, adresa e shtëpisë, numri i telefonit, llogaria bankare etj.
Kjo gjë i bën ata të shantazhueshëm, jo vetëm nga ana e grupet kriminale, por edhe nga pjesa keqdashëse dhe keqbërëse e politikës, si edhe e njerëzve që punojnë në administratën publike apo private, të cilët për shkak të interesave të ngushta, apo edhe qoftë edhe thjeshte zilisë i godasin njerëzit që nuk janë në pozita të forta, dhe që nuk kanë mundësi të mbrohen.
Por kjo rrjedhje informacionesh shumë të ndjeshme, bart edhe rreziqe të tjera të sigurisë kombëtare. Kështu, tani ka shumë të dhëna sensitive edhe mbi jetën private e shumë pjesëtarëve të shërbimeve sekrete. E gjitha kjo prodhon një konflikt dhe trazim të madh social, i cili është atualisht vetëm në fazat e tij të para.
Në gjendjen aktuale, shoqëria shqiptare mund të përshkruhet më së miri nga citati profetik :?Kur nuk turpërohesh, atëherë bëj ç?të duash!?. Skandali me dekonspirimin e të dhënave konfidenciale personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarëve, është sigurisht përgjëgjësi e asaj pjese të ekzekutivit, që duhej të garatonte në çdo moment mbrojtjen e tyre.
Në 3 dekadat e demokracisë pluraliste, Shqipëria është tronditur nga jo pak skandale. Por kjo që ka ndodhur ditët e fundit, dhe që mund të rezervojë edhe zbulime të tjera të paligjshme, përbën një ngjarje të paprecedentë, e cila do të shkaktojë konflike afagjata në shoqërinë tonë.
Zbulimi i listës së pagave mujore, ka bërë që shumëkush të nisë ta shohë me inat fqijin e tij, dhe ky çrregullim social do të molepsë edhe raportet sociale brenda kompanive, komuniteteve, dhe shoqërisë në tërësi.
Ky do të jetë në konflikt që do të gjenerojë pakenaqësi të përhershme. Dhe kjo shkon përkundër asaj që pretendohet si vendosje e drejtësisë sociale, nëpërmjet respektimit të sundimit të ligjit, apo përmes një reforme në drejtësi, e cila ka ndodhur falë një imponimi politik nga lart-poshtë. Në fakt mesa po shohim, shoqëria shqiptare është duke u angazhuar për të kundërtën, diçka që nuk po arrihet të kuptohet nga aktorët e politikë-bërjes në Shqipëri./CNA.al
Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave person...
Nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me pagat, kjo e fundi...
Nga Ylli DylgjeriBravo Allajbeu! Bravo se ke gjetur fiks nje...
Sali Berisha, zgjodhi Air Albanian për Kuvendin e tij dhe at...
Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 mil...
Nga haberet e kazanit mediatik që po vlon prej dy ditësh në ...
Nga Përparim Kabo Ajo listë pagash që qarkullon on line po i...
Nga Armir ShkurtiNuk e kam për “fraksionin gastro”. Pra për ...
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i f...
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Kur Serbia nuk njeh ende krimet e luftës dhe as kërkon falje...
Pas ngjarjeve, dy kuvende paralele dhe një referendum për sh...
Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një ...
Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht lu...
Nga ajo çfarë u pa më 11 dhjetor në Air Albania, është fare ...
Nuk është peng i askujt, nuk e shantazhon dot askush, askush...
Mjaft u befasuat me vjedhjet qeveritare. Të gjithë janë hajd...
Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokuro...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...