Skandalet e Qeverisë Rama të vitit 2021
Nga Ylli Dylgjeri1-Këmba përpjete me tabanin e grisur te këp...
Nga Hasan Bello
Në arkiva gjendet një sasi e madhe dokumentacioni që konfirmon kujdesin e shtetit shqiptar dhe personalisht të Mbretit Zog lidhur me Kosovën.
Mbreti ishte i bindur se krahas aksionit politik dhe diplomatik për të penguar shpërnguljen e popullsisë shqiptare të Kosovës, ishte e rëndësishme që të formohej një elitë kosovare. Për këtë arsye, ai do të zbatojë një strategji perfekte, e cila synonte arsimimin e të rinjve kosovarë në shkollat dhe gjimnazet shqiptare, në kurset dy-tre vjeçare të xhandarmërisë dhe ushtrisë shqiptare. Por shumë prej këtyre studentëve, ai do t`i dërgoi me bursë shtetërore në universitetet e Italisë, Austrisë dhe Francës.
Për ta ilustruar po marim shembullin e albanologut dhe gjuhëtarit të njohur Prof.Selman Riza, i cili në vitin 1922 do vij në këmbë nga Gjakova në Tiranë për tu shkolluar. Pas mbarimit të shkollës plotore ?Naim Frashëri? me rezultatet të shkëlqyera në vitin 1925, ai do të studioi si bursist në Liceun francez të Korçës. Në vitin 1932 ekselentit Selman Riza, Ministria e Arsimit do t`i akordoi një tjetër bursë, për të studiuar në Universitetin e Tuluzës në Francë. Në vitet 1932-1935 ai do të diplomohet në dy fakultete, për gjuhë-letërsi franceze dhe drejtësi. Kalvari dhe kontributi i tij pas vitit 1944 në gjuhësinë shqiptare është kapitull më vete.
Por ashtu si Selman Riza në shkollat e mbretërisë shqiptare do të studiojnë edhe Fadil Hoxha (në Gjimnazin e Shkodrës dhe Normalen e Elbasanit), Emrush Myftari (shkollën ushtarake mbretërore dhe Liceun francez) etj, etj., personalitete nga kosova që më vonë do të bëhen drejtues të rëndësishëm të lëvizjes komuniste dhe institucioneve të ish-Jugosllavisë.
Përpjekjet e Mbretit Zog për të krijuar një elitë intelektuale, ushtarake dhe politike për çështjen e Kosovës legata jugosllave në Tiranë e ndiqte me kujdes të posaçëm. Raportet e saj drejtuar Ministrisë së Jashtme në Beograd ishin të mbushura me informacione shqetësuese. Kështu, në vitin 1931, ajo i raportonte MPJ se ?është brengosës kujdesi dhe angazhimi i qeverisë shqiptare ndaj kosovarëve?. Kjo legatë e konsideronte këtë strategji të Mbretit Zog si ?hap i parë për krijimin e inteligjencës në radhët e shqiptarëve të Kosovës, të cilët më vonë do të dinë t`i mbrojnë dhe t`i kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare?. Prandaj legata në fjalë do t`i propozojë Beogradit të merrte masa për ?parandalimin e këtij aksioni të rrezikshëm?.
Për të përgatitur elitën kosovare, me urdhër të Mbretit Zog në qytetet kryesore të Kosovës si në Gjakovë, Prizren, etj u përzgjodhën disa fëmijë që vinin nga familje nacionaliste dhe u kaluan ilegalisht në Shqipëri, për t`iu nënshtruar shkollimit brenda dhe jasht vendit. Për këtë qëllim, në vitin 1935 vetëm nga Gjakova kishin hyrë në Shqipëri 14 fëmijë, të cilët ishin sistemuar në konviktet e shtetit. Sipas legatës jugosllave, deri në këtë moment gjendeshin 1000 nxënës kosovarë që studionin në shkollat e cikleve të ndryshme dhe ato ushtarake të shtetit shqiptar. Këta të fundit, sipas saj, indoktrinoheshin si luftëtarë të zjarrtë të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe kundër Jugosllavisë. Përveç Mbretit Zog, legata jugosllave fajësonte edhe Italinë, e cila, sipas saj, nxiste nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar.
Një aspekt tjetër shqetësues për këtë legatë ishte fakti se Mbreti Zog kishte emëruar si oficerë për mbrojtjen e kufirit me Jugosllavinë elementë të ardhur nga Peja, Gjakova, Prishtina, Ferizaj, Kaçaniku etj. Kjo ishte një zgjidhje perfekte, duke njohur patriotizmin dhe besnikërinë e kosovarëve, për të mbrojtur Shqipërinë nga Jugosllavia.
Ajo i sugjeronte Beogradit të pengonte me çdo kusht politikën e Mbretit Zog për shkollimin e kosovarëve në universitet europiane. Ndërsa MPJ në Beograd akuzonte legatën dhe konsullatën shqiptare në Shkup për përhapjen e librit shqip në Kosovë./CNA.al
Nga Ylli Dylgjeri1-Këmba përpjete me tabanin e grisur te këp...
Nga Mimoza HajdarmatajReflektim në 31 vjetorin e themelimit ...
Nga Paulin MarkuPas humbjeve të zgjedhjeve të 25-Prillit der...
Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë...
Nga Kastriot FrashëriFestivali i 60 i RTSH, prova se nuk pro...
Festivali i 60 i një institucioni 83-vjecar si RTSH (me fill...
Në një tjetër kontekst, epitetet “i çmendur” dhe “normal” do...
Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfs...
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Në Kushtetutën Amerikane kur flitet për ndarjen e pushteteve...
A mundet Shqipëria e Edi Ramës, kjo që ka gjoja rritje ekono...
Nga Lutfi DervishiPublikimi listave të pagave vuri në qendër...
Nga Ermal HasimjaLexova librin e Lea Ypit. 99% e librit ësht...
Nga Dr.Arben RamkajÇdo krizë e madhe globale, ka vënë serioz...
Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave person...
Nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me pagat, kjo e fundi...
Nga Ylli DylgjeriBravo Allajbeu! Bravo se ke gjetur fiks nje...
Sali Berisha, zgjodhi Air Albanian për Kuvendin e tij dhe at...
Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 mil...
Nga haberet e kazanit mediatik që po vlon prej dy ditësh në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...