
Erion Veliaj flet herë pas here edhe me subkoshiencën e tij. Sot në daljen mediatike që bëri, ai tha se mediat i kishin kryqëzuar drejtorët dhe prezumohet pafajësia derisa ka një vendim gjykate. Megjithëse për drejtorët e Erion Veliajt si Redi Mollën apo Mariglen Qaton e Taulant Tushën ka vendime gjykatash, për të fundit janë dy.
Erion Veliaj kishte mitin e njeriut të pathyeshëm, të paprekshëm dhe që i mbante njerëzit, kurse Rama i lëshonte. Tashmë, Erion Veliaj jo vetëm ka lëshuar drejtorët, por po lëshon edhe veten e tij.
Nga ana tjetër, foli dhe bërtiti se mediat kishin bërë gjyq dhe nuk mund ta bënin këtë, nuk mund të silleshin si prokurorë, por duhet të respektonin të drejtën e prezumimit të pafajësisë për Redi Mollën, për Tushën, drejtorët e tjerë të Bashkisë së Tiranës, që herë i mohon, herë i pranon, pastaj i shkarkon.
Në fakt, Erion Veliaj ka bërë thirrje për prezumimin e pafajësisë së ish-kryeministrit Berisha. A është Berisha një njeri i arrestuar nga SPAK-u? A ndodhet në ballkon dhe del çdo natë duke sulmuar Altin Dumanin, gjyqtarët e GJKKO-së, prokurorët e çështjes, si njerëz të Edi Ramës, të urdhëruar prej tij për ta arrestuar. Ndërkohë që Erion Veliaj ka dalë dhe ka folur dhe të tjerët me radhë, duke sulmuar Berishën, duke i thënë hajdut që duhet të hynte në burg se është me prova e të tjera.
Ndërkohë që sipas konceptit të Veliajt për Redi Mollën, për Taulant Tushën, Mariglen Qaton dhe drejtorët hajdutë të tij, duhet të kemi prezumim pafajësie. Po për doktorin pse nuk duhet të kemi prezumim pafajësie? Po për zyrtarët e tjerë të Partisë Socialiste se kërkon Redi Mollën dhe hajdutët e bashkisë, por ka lëshuar ish-zv.kryeministrin e Edi Ramës, të cilin e përdor për të kërcënuar shefin e tij.
Nga ana tjetër, Erion Veliaj sillet me dy standarde, jo vetëm te prezumimi i pafajësisë, por edhe te hajdutët e tij, bashkëpunëtorët, drejtorët e tij, që i dinte që bënin zullume, të paktën një vit më parë dhe nuk mori asnjë masë. Nuk i kontrolloi, nuk i frenoi, përkundrazi i qarkulloi dhe i ngriti në detyrë.
Ky është Erion Veliaj, i cili bashkohet me Berishën dhe këtë herë e bëri edhe me një qëndrim publik, sepse në të parin i sulmoi vëllain me dosje të konsumuara. Pas takimeve të fshehta me Gazment Bardhin në periferi të Tiranës, risolli edhe njëherë dosjen e Olsi Ramës dhe çoi edhe dokumente në SPAK.
Gjithë kjo u bë me qëllimin që Veliaj të hiqte vëmendjen e opinionit publik nga arrestimet e drejtorëve dhe të ta kalonte tek dosja e vëllait të Ramës. Tani del dhe kërcënon Ramën, nga ana tjetër vetë bashkëpunëtor dhe mbrojtës i Sali Berishës.
Pra janë dy fakte: dalja e dosjes së Ramës dhe teza e prezumimit të pafajësisë, që s'duhet të bëhet ende gjyqi publik për bashkëpunëtorët e tij hajdutë. /CNA
Aktivisja Elona Caslli shprehet në rrjetet sociale se ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Arlind Qori i "Lëvizjes Bashkë" ka bërë një shkrim të ...
Kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Gazment Bardh...
Erion Veliaj u ankua sot për qëndrimet e mediave ndaj ...
Erion Veliaj po "kërcen" nga belaja. Sa herë del, jep ...
Në një deklaratë nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës,...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljen e tij mediatike ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar bashkëpu...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar s...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Kryebashkiaku i dosjes "5D", Erion Veliaj, dje në një dalj...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të enjten në o...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Erion Veliajn ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehm...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është treguar kritik në...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Alban...
Këtë të premte u zhvillua mbledhja e radhës e Komision...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...