web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Mblidhet sot Komisioni për Çështjet Europiane

27 Shtator 2024, 08:46, Aktualitet CNA

Integrimi në BE/ Mblidhet sot Komisioni për Çështjet

Një mbledhje komisionesh do të mbahet këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se do të mblidhet Komisioni për Çështjet Europiane në orën 11:00.

Në rend dite është shqyrtimi i Draft Pozicionit negociues për Grupimin e parë të kapitujve "Themelorët" për negociatat për anëtarësimin në BE.

Kujtojmë se BE ka vendosur të shkëpusë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit.

Gjithashtu, BE do të hapë kapitujt e parë për Shqipërinë, siç janë Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar./ CNA





Lajmet e fundit nga