Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat është shprehur se skema "5D" e Tiranës shtrihet edhe në Durrës.
“Prokuroria e Durrësit ka arrestuar 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për abuzime me paratë e rindërtimit. Sipas prokurorisë, të arrestuarit kanë vjedhur paratë duke regjistruar stallat e derrave dhe kasollet e lopëve si banesa për t’u dëmshpërblyer.
Pse e theksojmë këtë fakt?
Po të bëni krahasime me Bashkinë e Tiranës apo qeverinë qendrore, skema e ‘drejtësisë së rilindur’ është e njëjtë: akuzohen ose arrestohen drejtorët dhe lihen të lirë ideusit dhe përfituesit e skemës. Kështu edhe me rastin e Rrogozhinës, ndërkohë që pak kilometra më tej, në Bashkinë e dytë më të madhe në vend, atë të Durrësit, abuzimet dhe vjedhja me rindërtimin bën aq zhurmë sa beteja e dikurshme mes Cezarit dhe Pompeut në periferi të këtij qyteti.
Të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve, tregojnë se Bashkia e Durrësit lëvroi dhjetëra milionë euro për disa kompani gjysmë fiktive, pjesë e oborrit të favoreve të Sakos me kompani.
Kështu:
Më 3 shkurt 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në Rashbull. Fitues u shpall bashkimi i kompanive Rajli Ndërtim dhe G.P.G Company. KLSH thotë se dhënia e kontratës te dy kompanitë e mësipërme ishte në shkelje të ligjit për shkak se Rajli Ndërtim nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.
Sipas audituesve të KLSH, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Sipas marrëveshjes, Rajli Ndërtim pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.
Por skema zbulohet e plotë te një fakt tjetër. Paratë e disbursuara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G sipas kontratës. Jo! 2 milion euro kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një mbulesë për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Për çdo qokë ka një favor. G.P.G mori në këmbim një kontratë 4 milionë euro nga Emiriana Sako pak muaj më vonë.
Kush është kjo kompani e preferuar e Rilindjes në Durrës?
Rajli Ndërtim është një kompani që zotërohet nga dy aksionerë me bazë në Durrës. Në periudhën nga 1 janari 2019 deri në 31 dhjetor 2023, ajo ka realizuar një xhiro totale prej 8.5 milionë eurosh. Të gjitha kanë ardhur nga një burim i vetëm: Bashkia e Durrësit.
Pjesa dërrmuese kanë ardhur nga tendera me procedurë të mbyllur duke e përligjur këtë me gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit. Nën ‘gjendjene jashtëzakonshme” Me të njëjtin justifikim, Rajli dhe GPG morën para dy muajsh edhe 4.5 milionë euro të tjera. G.P.G dhe Rajli kanë marrë 20 milionë euro nga Emirjana Sako. Të gjithë me tendera të mbyllur.
Rajli Ndërtim është një kompani nën ombrellën e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Durrësit. Rajli është kopertura finciaro-kriminale për të pasuruar drejtuesit lokalë dhe për të vjedhur zgjedhjet. Rajli është 5D e Durrësit dhe prokuroritë lokale apo SPAK nuk mund të hetojnë kasollet e Rrogozhinës apo të Galigatit por masakrën me fondet e rindërtimit.
Çdo gjysme-hetim është hedhje hi syve dhe një tallje e madhe me paratë publike që paguajnë rrogat e larta dhe benefitet e shumta të SPAK”, shprehet Balliu./ CNA
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e komisionit “Xha...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokrat...
Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën për 5 ish-zyr...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka akuzuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për sulmet e Iranit...
Grupi parlamentar i PD-së ka kallëzuar në SPAK 73 deputetë...
Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh, të hënën,...
Ditën e sotme në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për ç...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahiu është paraqitur ...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre zyrtarët e Bashkisë...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u rekomandoi të...
Shoqata gazetarësh, gazetarët dhe politika kanë dënuar...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ambasada shqiptare në Izrael ka dalë me një njoftim, pasi ...
Në Berlin të Gjermanisë do të zhvillohet “Global Albanian ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për sulmet e njëpa...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Sarkazmat e biznesmenit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca ...
Parlamenti ka shpallur vakancën në Gjykatën Kushtetues...
CNA, e cila ka rënë pre e sulmeve të njëpasnjëshme të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...