web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja e Vangjush Dakos/ GJKKO shpall moskompetencën për ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit

2 Tetor 2024, 11:54, Aktualitet CNA

Dosja e Vangjush Dakos/ GJKKO shpall moskompetencën për

Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën për 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, pjesë e dosjes së Vangjush Dakos.

F.H., A.T., D.D., B.S. dhe H.R., të cilët kishin kërkuar gjykim të zakonshëm, do të gjykohen në një gjykatë rrethi pas vendimit këtë të mërkurë të GJKKO-së.

Ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa togat e zeza vlerësuan se nuk është kompetencë e kësaj gjykate gjykimi i këtyre personave.

Sa i përket grupit ku është pjesë dhe Vangjush Dako, F.F., F.E. dhe A.B., do të lexohet pretenca nga SPAK-u, pasi është ndarë çështja për shkak se kanë kërkuar gjykim të shkurtuar./ CNA





Lajmet e fundit nga