Video - Lucës i bien brekët në Berlin
Sarkazmat e biznesmenit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që u zhvillua sot në kryeqytetin gjerman.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, vlerësoi punën e RCC-së dhe Sekretares së saj të Përgjithshme, Majlinda Bregu, duke theksuar kontributin thelbësor në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.
“Duke bërë bilancin e 10 viteve të Procesit të Berlinit, mund të them se ka shumë për të qenë krenar për arritjet konkrete përmes agjendave tona të bashkëpunimit rajonal. Fluksi i pandërprerë i mallrave kritike gjatë pandemisë dhe më tej, korsitë e gjelbra që janë tashmë realitet jo vetëm brenda Ballkanit, por janë zgjeruar edhe me BE-në; dyfishimi i vëllimit të tregtisë brenda rajonit për mallrat në 5 vite; rritja prej 500% e përdorimit të roaming brenda Ballkanit Perëndimor; afro 1,200 kompani të reja kanë marrë pjesë në tregtinë brenda rajonit; lehtësimi i lëvizjes së fuqisë punëtore dhe trajtimi i dinamikave në ndryshim të tregut të punës dhe zhvendosjeve demografike me njohjen reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë dhe të shtatë profesioneve. Të gjitha këto, të njohura dhe të panjohura, kanë bërë që 82% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të mbështesin bashkëpunimin rajonal,” tha Bregu në takim."RCC-ja, në krye të së cilës kam pasur nderin të shërbej gjatë gjashtë viteve të fundit, ka udhëhequr punën për Tregun e Përbashkët Rajonal si platforma kryesore për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal. Ky treg ka demonstruar se si mund të duket një Treg i vërtetë Rajonal, duke ofruar gjithashtu një pasqyrë të potencialeve të Tregut të Unik Europian. Megjithatë, pengesat e mbetura, bllokadat politike apo angazhimet e paplotësuara, së bashku me potencialet e mëdha të pashfrytëzuara, janë gjithashtu pjesë e të njëjtit bilanc që rajoni duhet të përpiqet t’i adresojë,” shtoi Bregu.
Ajo theksoi se RCC, së bashku me partnerët, është duke punuar në planin e ri të të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratimi i të cilit pritet në Samitin e Procesit të Berlinit më vonë këtë muaj.
“Bashkëpunimi rajonal nuk duhet të jetë vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve, por për zbatimin e plotë të angazhimeve. Nuk mjafton të drejtojmë gishtin ose të presim që të tjerët të udhëheqin. Ka hapësirë që të gjithë të bëjnë më shumë. Të gjithë kemi nevojë për më shumë integrim sesa dezintegrim; të gjithë kemi nevojë për më shumë bashkëpunim sesa izolim; të gjithë kemi nevojë për më shumë bashkim jo vetëm me fjalë, por me veprime; kemi nevojë për planifikim më të mirë dhe instrumente të qëndrueshme financiare si pjesë e anëtarësimit gradual të BP-së në BE, kemi nevojë për një mendësi prej të rrituri, jo vetëm për një Plan Rritjeje. Ky është një udhëtim kolektiv nëse duam të sjellim ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme. Bashkëpunimi nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri! Ia kemi borxh vetes dhe brezave të ardhshëm,” përfundoi Bregu.
Pas takimit, Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor lëshuan një deklaratë mbi përforcimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar arritjet në agjendat e koordinuara nga RCC për CRM. Ata ranë dakord për Deklaratën e Përbashkët që riafirmon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, që pritet të miratohet në Samitin e Berlinit më vonë këtë muaj.
Sarkazmat e biznesmenit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca ...
Parlamenti ka shpallur vakancën në Gjykatën Kushtetues...
CNA, e cila ka rënë pre e sulmeve të njëpasnjëshme të ...
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga...
Policia ka proceduar penalisht deputetët e opozitës, t...
Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për përplasjen...
Ambasada e SHBA dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato...
Një ditë më parë, seanca parlamentare u shoqërua me dhunë ...
Opozita ka nisur aksionin e saj opozitar dhe po pengon dhe...
Deputetët e opozitës janë nën hetim për shkak të dhunës së...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar menj...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar për situatën e krijuar pasdi...
Gazetari Isa Myzyraj ka dënuar ashpër sulmin e Aldor Ninit...
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme ku...
Shoqata gazetarësh, gazetarë, kanë reaguar në lidhje me su...
Duke nisur nga dita e nesërme deri në datën 8 tetor do të ...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka reaguar në lidh...
Kryeministri Edi Rama në muajin e ndërgjegjësimit për kanc...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka shprehur rezerva ndaj Lulzim B...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...