
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vëllait të kryebashkiakut, janë shqetësuar së bashku me disa avokatë për fotot e Erion Veliajt në sallën e gjyqit. Njerëz që janë përfitues direkt dhe indirekt të fondeve të Bashkisë së Tiranës, janë mërzitur shumë në lidhje me fotot që ka publikuar CNA.
Fotot e publikuara sot nga CNA janë në sallën e gjyqit në GJKKO, për masën e sigurisë së kryebashkiakut Erion Veliaj.
Si gjithmonë, ne jemi dakord me disa gjëra nga ato që thonë, pra që të hapet një hetim, të gjendet nga kanë rrjedhur ato foto. Janë foto ashtu siç gënjen, apo i ka fotografuar ndonjë njeri i Erion Veliajt?! Përpara se të dalin në sulm, duhet edhe ta mbajnë paksa veten, megjithëse e kanë humbur kontrollin. Së pari, thuhet se fotot e publikuara në CNA, kanë dalë nga këndi ku rrinë prokurorët. Është gënjeshtër.
Fotot tona janë anësore, prokurorët janë përballë. Kush ka qenë në GJKKO nëpër sallë, e di mjaft mirë ku ulen prokurorët dhe e kuptojnë mjaft mirë kush i ka bërë ato foto. Që të dalë hetimi i pastër, atje ka kamera, mjafton t’i hapin, t’i shikojnë.
Sa për nxjerrjen e fotove dhe përdorimin e tyre për alibi të tjera, duket se vërtet po na japin peshë shumë të madhe dhe faleminderit për rëndesinë që na jepni e vlerësimin.
Për ata që shqetësohen, se ç’janë këto foto, si kanë dalë, e çfarë skandali i madh, e që po bëjnë propagandë duke shkelur ligjin, me kërcënimet e shantazhet që po u bëjnë prokurorëve, sidomos në rastin e të pandehurve, pra të vetë Veliajt.
Ndoshta do të ishte mirë t’i shohin pak në një këndvështrim tjetër gjërat, sepse nuk është çështje hotelesh, as në Ksamil, e as në Sarandë, të vëna në emër të kalamajve për t’i fshehur.

Dikujt mund t’i dhembë koka se Erion Veliaj i ka dhënë shumë para dje, apo vëllai i tij, apo ineceneratorët. Dikush tjetër mund të këtë edhe halle të tjera, por në fund, mirë është të kthjellohen pak, të mendohen, të mos nxitohen. Nuk është çështje propagande e diversioni është çështje e së vërtetës. E vërteta dhemb shumë.
Ndaj dhe më shumë se kujtdo tjetër po u dhemb mediave të inceneratorëve, po u dhemb njerëzve të paguar nga Erion Veliaj dhe vëllai i tij, sepse nuk qajnë hallin se është Erioni në qeli qajnë hallin e “haraçit” mujor apo parave të dyshimta me të cilat janë investuar hotele, biznese, godina televizionesh e kështu me radhë. Ndaj mirë është të kthjellohen, të pinë një gotë ujë, të jenë më gjakftohtë se kështu po marrin më qafë dhe njerëzit e tyre siç morën më qafë dhe Erion Veliajn me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e tyre.
Ashtu sikundër po e nxjerrin blof me gënjeshtrat e përditshme dhe shantazhet që bëjnë ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, kështu do ta marrin më qafë këdo tjetër duke menduar se i dinë të gjitha, se janë të zotët e gjithçkaje, se kanë informacion për çdo gjë tjetër dhe se me politikë me sharje me kërcënime me padi të rreme me fyerje do zgjidhin gjithçka.
Në fakt e vërteta dhemb shumë, shumë shpejt ndoshta, nga hetimet që vazhdojnë mund të dalin dhe emrat e këtyre që bëjnë avokatinë e Erion Veliajt sot. Atëherë nuk do të ishte një ditë e bukur edhe pse janë kthyer në lëtyra për një kockë. Të mjerët e medias shqiptare të cilët janë avokatë të hajdutërisë, aleatët e paguar të inceneratorëve dhe dikush edhe pjesë e lidhjeve me krimin, që paguhen për të sulmuar SPAK-un dhe gjyqtarët po e marrin përgjigjen me kohën dhe të vërtetën.
Sikur të ishit shqetësuar kaq shumë dhe të kishit shkruar kaq shumë sa po shkruani në mbrojtje të një hajduti të kapur në vjedhje me 1 mijë abuzime, sikur të ishit shqetësuar kaq shumë për jetën e Ardit Gjoklajt që humbi jetën në landfill, për inceneratorët që nuk ekzistojnë, për dosjen “5D”, për tenderët, për shembjen e teatrit, për zullumet, ndoshta dhe ju do të ishtit më të qetë shpirtërisht dhe ai zotëria nuk do të ishte në burg me këto halle që ka, pasi do t’ia kishit kthyer mendjen e kokës.
I sfidojmë publikisht të shkojmë të gjithë në SPAK dhe të dorëzojmë telefonat të shqetësuarit e vërtetë, gjobaxhinjtë dhe kushdo mendon se me këto flluska do na ndalë që të themi të vërtetën kundër Veliajt dhe çdo bashkëpunëtori të tij./CNA
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...