web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Elvi Fundo/ Ndjesat e parakohshme për Erion Veliajn

10 Shkurt 2025, 15:35, Editorial Elvi FUNDO

Nga Elvi Fundo/ Ndjesat e parakohshme për Erion Veliajn

Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot në CNA, shumë kohë para se mediat e tjera ta raportonin, lajmi ishte i konfirmuar, po vonohej. Mediat e sistemit politik të kontrolluar donin ta kalonin me heshtje. Fillimisht e mohuan si gjithmonë. Pastaj thanë se ishte në arrest shtëpie dhe në fund doli një arrest me burg.

Në fakt në ato momente të para telefoni im nuk pushoi. Të gjithë donin të konfirmonin lajmin nëpërmjet meje. A thua se isha një nga oficerët që kishte bërë arrestimin e Erion Veliajt. Gjithçka ishte krejt e rastësishme.

Në momentin që Erion Veliaj është shoqëruar nga oficerët e BKH-së, një nga burimet e mia ka qenë pranë Bashkisë së Tiranës në rrugë duke kaluar atje dhe e panë si shumë qytetarë të tjerë, por i vetmi ndryshim qe se burimi im i njihte oficerët dhe të tjerët nuk i njihnin.

Gjithashtu një tjetër burim nga sistemi i drejtësisë tha se kishte dalë vendimi i gjykatës. Nga dy burime u konfirmua gjithçka dhe lajmi u publikua.

Por ajo që ishte më e rëndësishme ishin telefonatat, ndjesat që vinin nga ata njerëz me të cilët prej muajsh kam bërë betejë për SPAK-un, të cilët thoshin arrestohet apo nuk arrestohet Erion Veliaj para zgjedhjeve, apo më keq akoma nuk do ta arrestojnë kurrë, apo më keq akoma është formale, apo edhe më keq akoma se po tallen me shqiptarët, por në fakt SPAK-u, prokurori Ols Dado, drejtuesi i prokurorisë, Altin Dumani, kanë bërë një punë të shkëlqyer, spektakolare, për t’u përgëzuar dhe për t’u mbështetur, ndërkohë që media dhe shumë politikanë apo njerëz të opinionit publik kishin zgjedhur shantazhin, kërcënimet, rrugën e baltës, fyerjeve dhe sharjeve ndaj prokurorëve e oficerëve të BKH-së që po bënin një hetim për një dosje që në fakt ishte shpërthyese, një vullkan i vërtetë.

Në gati 1 vit u zbërthyen shumica e aferave të kryebashkiakut të Tiranës, i cili ishte zhytur në llumin e korrupsionit.

Tani gjithkush mund të fërkojë barkun, do të marrin edhe shpatën, gazetarë, analistë e opinionbërës. Do të thonë se ishin këta që e bënë, ishte ai, se hetimi kështu, se Erioni s’ka faj, etj. Do të sulmojnë SPAK-un dhe për ta thënë më popullorçe “meselera me xhixhilera”.

Por më e bukura sot janë telefonatat e vazhdueshme, jo vetëm për të konfirmuar lajmin, por ato të ndjesave.

Në një debat publik me Armand Shkullakun ai përdori një gjuhë arrogante, ndoshta dhe fyese ndaj meje vetëm se unë i thashë që arrestimi mund të jetë para zgjedhjeve dhe se prokurorët po punojnë në mënyrë spektakolare, pasi unë kisha vënë re veprimet që ata bënin në institucionet publike ku unë apo CNA vetë kishte denoncuar.

Me arrogancën e banakut dhe vetë gojës së opozitarit është më e turpshme të jesh arrogant në opozitë sesa kur je në pushtet, por ndjesa në telefon ishte shumë e mirë, megjithëse nuk pati kurajë të telefononte.

Nga ana tjetër të tjera, ndjesa erdhën edhe nga Sokol Nako që është një jurist nga më brilantët e vendit tonë dhe që shpesh ishte sa afër dhe larg bindjeve të mia, në kuptimin që nuk besonte se mund të kishte një drejtësi që të çonte Erion Veliajn në pranga.

Në fakt ndjesa duhet të jetë ndaj prokurorëve, Altin Dumani dhe Ols Dados.

Apo të tjerë si Ditmir Bushati që ndoshta besojnë se arrestimi i Erion Veliajt është goditje ndaj së majtës apo të majtë të tjerë që janë të lumtur me arrestimin e Veliajt dhe e shikojnë këtë si shpresë, po dhe karagjozllëqe mediatike të llojit që do t’i dëgjojmë e arrestuan sot se erdhi ai amerikani i famshëm i Trump-it.

Kur në fakt arrestimi i Veliajt nuk bën asgjë më shumë e më pak veçse i hedh më shumë benzinë zjarrit të Erion Veliajt.

Belind Këlliçi në betejën e tij përtej ndjesave të të tjerëve do të shpëtojë nga protestat e përjavshme. 

Në fund fatkeqësisht humbën ata që nuk besuan tek Altin Dumani, por që sot nuk duhet të jenë vetëm të lumtur, por duhet të jenë shumë krenarë për punën e tyre dhe për thyerjen e një tabuje në historinë e politikës dhe drejtësisë në Shqipëri./ CNA





Lajmet e fundit nga