web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj gënjen sërish/ Fajin ma kanë prokurori dhe gjyqtari

19 Shkurt 2025, 14:54, Politikë CNA

Veliaj gënjen sërish/ Fajin ma kanë prokurori dhe gjyqtari

Erion Veliaj ka dalë sërish duke thënë gënjeshtrën e radhës duke bërë rolin e të paditurit për akuzat që rëndojnë ndaj tij korrupsion dhe pastrim parash.

Të dyja këto akuza janë të evidentuara në dosjen prej rreth 400 faqesh me fakte dhe prova për korrupsionin që ka kryer apo pastrimin e parave akuza për të cilat GJKKO dha vendimin arrest me burg.

Veliaj gënjen sërish/ Fajin ma kanë prokurori dhe gjyqtari

Kujtojmë se para arrestimit të Veliajt, ky i fundit u thirr në SPAK në 30 prill të 2024, ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës pas daljes nga SPAK-u deklaroi se ishte “me dy kolegë hetues” dhe se i falënderoi këta të fundit për profesionalizmin e treguar. Investimin në SPAK e cilësoi një investim për së mbari në Shqipëri. Ai nuk e pranoi se ishte nën hetim, por pretendoi se qëndroi për plot 7 orë me “kolegët” në cilësinë e personit në dijeni, edhe pse ishte vënë në dijeni se ishte nën hetim.

“Falënderoj kolegët e SPAK-ut, një institucion që unë nuk kisha pasur të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim për së mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet t’i forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor. Të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të hetimit dhe për çështje të sekretit hetimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe disa prova të tjera, m’u kërkua dashamirësisht që të mos i ndaj me gazetarët. Do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime”, tha Veliaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.al)

FAKTET

Në dosjen voluminoze të zbardhur nga gjykata me faktet dhe provat e paraqitura tregohet qartazi se Erion Veliaj në krye të bashkisë ka dhënë miliona lekë fonde për OJF-të që zotëroheshin nga vetë bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Në dosje thuhet qartë se Erion Veliaj me firmën e tij ka dhënë shumicën e fondeve për OJF-të e bashkëshortes.

Pra ka miradministruar fondet e bashkisë duke i futur në xhepin e familjes së tij.

Qelizat telefonike, dëshmitë dhe komunikimet e zbardhura në vendimin e gjykatës janë një provë e asaj që vila në Qerret është e Veliajt dhe Xoxës, këtë e ka thënë dhe vetë bashkëshortja e tij në komunikimet që janë zbardhur.

Sa për mbi 800 mijë eurot e shpenzuara për blerje të çmendura nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa tashmë në dosje del qartë se janë kryer 130 praktika sipas Doganës Shqiptare, dhe shtetasi Erald Ismaili, i cili është një lidhje e fortë e Ajola Xoxës.

Sipas të dhënave nga gjykata, rezulton se vlera e blerjeve nga Erald Ismaili është rreth 650 milionë lekë. Pjesën tjetër të blerjeve e ka bërë Valbona Xoxa me rreth 132 milionë lekë mallra, përfshi këtu dhe doganën, rreth 23 milionë lekë janë bërë blerje nga Ajola dhe rreth 30 milionë lekë janë bërë nga “Ava Studio” e nënës së Ajola Xoxës.

Për këto dhe të tjera fakte dhe prova Erion Veliajt ia kanë fajin prokurori dhe gjyqtari të cilët e kanë kapur në gafil dhe në korrupsion./ CNA





Lajmet e fundit nga