Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë nga një jurist i shkollës së vjetër kjo nuk ka ndonjë peshë specifike për t’i kushtuar qoftë edhe ca radhë. Por thënë nga “kryetari” i reformës së vjetër dhe kryetari i reformës së re që po përgatitet të marrë jetë, merr një tjetër konotacion. Pa u hyrë këtu shtysave të njohura që detyrojne deputetin e PS-së të mbrojë Veliajn, edhe pse siç thotë dhe vetë, nuk e njeh dosjen në thelb, do të përpiqemi t’i japim të drejtë Xhafajt duke parashtruar disa fakte nga vendimi i gjykatës i palexuar ende nga juristi i shkuar.
Po, prokurori “nuk bind” kur thotë që ka një mekanizëm korrupsioni dhe pastrimi produktesh që nis nga Erion Veliaj. “Nuk bind” sepse Xhafaj është mësuar të shohë dhe të deshifrojë vetëm korrupsionin 2.000 lekësh, të cilin shoferi i dehur ia lë në dorë policit të varfër dhe ky i fundit e fut në xhepin e shpuar.
Këtu Xhafaj dorëzohet. Korrupsioni është i provuar dhe këta “të pacipë” që “turpërojnë” vendin dhe kombin, të kalben në burg. Kuptohet që fëmijët e tyre “nuk quhen”.
Rëndësi ka që BE-ja të kuptojë se luftën kundër korrupsionit e kemi seriozisht.
Dhe Xhafaj ka të drejtë të mendojë se prokurori “nuk bind”, kur për të menduar të kundërtën do t'i duhet të lexojë për dreq vendimin prej 370 faqesh, që një gjyqtar “i papunë” në këtë fillimvit ka gjetur kohën të shkruajë.
Prokurori “nuk bind” kur thotë që me firmën e kryetarit të bashkisë (bashkëngjitur firmës gjithë praktika) i jepen nja 10.000.000 (veç në një rast) nuses së dajës së Ajola Xoxës. Kjo pastaj, lekët e “zdromsave” të Tiranës ia jep dajës së Ajolës, nënës së Ajolës dhe në fund dhe ca Ajolës vetë. Po këtu Xhafaj ngec, se “nuk e di” akoma që kur lekët i merr Ajola i merr edhe burri i Ajolës. Tani, ky është ligji, ça t’i bëjmë ne. Por Xhafaj prapë thotë që prokurori “nuk bind”.
Dhe ka të drejtë.
Se pasi i jep këtë 10.000.000 lekësh, Erion Veliaj i jep prapë me firmën e tij nja 1.600.000 lekë dajës së Ajolës. Ky i merr dhe ia jep gruas së tij, nënës së Ajolës dhe Ajolës. Prokurori “nuk bind”.
Në fakt Xhafaj ka të drejtë, cili njeri me mend në kokë bindet për këtë? Por përsëri prokurori “nuk bind” kur tregon provat se Erion Veliaj i jep me firmën e tij nja 5.000.000 lekë të tjera një organizate tjetër të Ajolës. Këtu Xhafaj ka akoma më shumë të drejtë. Gjithkush do të përtonte të lexonte qindra faqe komunikime, jo më Xhafaj që ka mbi kokë gjithë punët e BE-së.
Dhe meqë të gjitha këto “nuk bindin”, se helbete nuk janë ndonjë gjë nja 17.000.000 për të tilla “koka” të kombit, atëherë do të bëjmë një workshop me gjithë kryetarët e bashkive në vend, me temën “si të pasuroheni pa 'bindur' prokurorët që po bëni korrupsion”.
Në përmbledhje, kryetarëve do t'u thuhet: gratë tuaja duhet të themelojnë secila nga 3 OJF dhe 3 SH.P.K. dhe nja 3 PERSONA FIZIKË.
Kujdes për emrat nuk kanë pse bëjnë. Të vendosin hallat e tyre, dajat, nuset e dajave, tezet, vjehrrat e ça u mban fisi. Pastaj te këto OJF kryetarët të kalojnë lekët e taksapaguesve me firmat e tyre.
Pastaj këto OJF t’i kalojnë lekët te gratë e kryetarëve dhe oooppp… u kry. Kryetarët bëhen ca milionerë. Për shpenzime xhepi, kuptohet. Kush do të thotë plaç me gojë. Nëse SPAK-u thyen hundët atëherë të gjithë zyrtarët që administrojnë fonde legjitimohen të mbushin vendin me OjF.
Megjithatë prokurori prapë “nuk bind”. Se shkolla e vjetër e Xhafajt kërkon që këtë skemën prokurori duhet ta ketë të dokumentuar me biseda mes burrit e gruas, një natë përpara zgjedhjes së të parit kryetar bashkie.
Biseda e imagjinuar: Shiko, unë nesër marr detyrën, po të them diçka dhe nuk ta them më se do na kapë SPAK-u pastaj. Fillo krijo OJF, sh.p.k., persona fizikë e kështu me radhë. Vendos emrat e dajës, nuses së dajës, kushërirës, nënës e ca të tjerëve dhe pastaj apliko në bashki tek unë. Do t’i firmos unë lekët dhe kështu do kemi ca miliona për shpenzime xhepi. Larg qoftë që këtë bisedë ta bësh para çdo rizgjedhjeje. Një herë mjafton.
Por prokurori “nuk bind”. Në fakt prokurori e dinte deri tani që duhej të bindte gjykatën, kështu thoshin librat e shenjtë, por tani i doli në horizont dhe Xhafaj. Dhe Xhafaj duhet bindur, se ndryshe të merr lumi me gjithë SPAK-un.
Veç një budalla mendon se SPAK-u nuk fshihet për 5 minuta kohë parlamentare. Dhe ky prokurori duket sikur ia ka qejfi këtë derisa nuk ka menduar të bindë dhe Xhafajn në gjithë këtë mesele që ka hapur.
Po nuk mbaron këtu, prokurori prapë “nuk bind” kur tregon vilën që kanë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Po pse të bindë, fundja ç’është një vilë 2 kate me 500 m2 truall nën të? Hicgje. Ku bindet Xhafaj nëse në vilë gjenden sende, dokumente, shënime për pagesa, dhoma gjumi, lodra, veshje e ku di ça tjeter, që tregojnë pronarët e vërtetë.
Prokurori “nuk bind”, sepse i bie më mbarë të gjithëve të binden se vila është e prindërve të gruas së kryetarit të bashkisë sesa e këtij të fundit. Pse të “bindi” fundja.
Dhe prapë prokurori “nuk bind” kur thotë që jo një herë, jo dy herë, jo tri herë, jo katër herë, jo pesë herë, jo gjashtë herë, jo shtatë herë, jo tetë herë, por të paktën deri tani nëntë herë (se ai dreq hetimi vazhdon) firmat që merrnin lekë dhe leje ndërtimi nga kryetari i bashkisë, jepnin ca “lekë xhepi” si sponsorizime te gruaja e kryetarit të bashkisë. Të jetë rastësi vallë që kjo punë të përsëritet kaq herë???? Po edhe mundet, derisa Xhafaj nuk bindet. Hall i madh për nder.
Dhe prapë prokurori “nuk bind” as kur gjenden nja 115.000 euro në kasafortë me ca prerje për qejf. Dhe “nuk bind” as kur në bankë gjenden dhe nja 860.000 euro të tjera që vijnë nga “bota e çudirave” të Lizës. Se fundja ç’janë kaq pak lekë në këtë lumin e madh që rrjedh në mes të qytetit dhe merr çdokënd përpara?
Prokurori prapë “nuk bind” kur i shket këmba doganave dhe përcjellin ca çudira që zor se gëlltiten pa ndonjë arkë vere, dhe me përqindje të lartë alkooli. 900.000 euro në veshje, make up, këpucë e kështu me radhë.
Një zbardhje do t'u ketë mbuluar fytyrën prokurorëve dhe hetuesve kur i kanë parë këto blerje. Mbase atëherë e kuptuan që nuk dilnin dot më prej andej. Se dhe ata njerëz janë, kushedi kanë pasur ndonjë moment dobësie dhe kanë thënë po hajd, të mbyllim njërin sy apo të dy. Po te pergjigjja e doganave do jenë trashur komplet dhe do kenë parë njëri-tjetrin me sytë pak të zgurdulluar.
Nuk ka mundësi, do kenë thënë. “Këtë mos ma bëj” do t'i jenë lutur me vete Ajolës. Po Ajola ia bëri. Dhe problemi është se kur ta bën Ajola zëre se ta ka bërë dhe burri i saj. Se dhe këtë Xhafaj nuk e di, apo e di? Se tani as kuptojmë më gjë. Që kur shpenzon gruaja në një çift pa regjim martesor të ndarë, shpenzon dhe burri. Apo jo z. Xhafaj? Si mendon ti? Duhet ta dinte apo jo Veliaj që gruaja e tij e kishte bërë Net a Porter si shtëpinë e saj të dytë?
Një “idiot” do mendojë që po, por një si Xhafaj do mendojë që prokurori “nuk bind”. Se në këtë rast është me mjaft vend shprehja “ç’më duhet mua se ç’bën gruaja ime” ose ndryshe “ç’më duhet mua se ç’bëj unë”. Shfajësim kalorsiak, por edhe “argumentativ”.
Këta zyrtarët që kanë gra, se jo të gjithë kanë këtë fat, duhet t’u thonë nxirrni paratë ku i keni dhe shpenzojini pa teklif, se del nesër Xhafaj dhe thotë që “nuk bind” prokurori. Sepse nëse prokurori “bind” do të duhet të pranojë Xhafaj që këto lekët “e vogla” nuk vijnë nga rrogat e zyrtarit, por nga “fati i fillestarit”. Dhe në këtë rast ky “fat” ka veç një burim, korrupsionin.
Dhe prokurori “nuk bind” as kur gjen që djali i xhaxhait të Ajolës blen me propozim të tij 23.000 euro një automjet që ishte blerë më parë 7.000 euro. Dhe këto eurot i fut cash në bankë për nënën e Ajolës, megjithëse makinen ia shet dhe Ajola. Dhe pas nja gjashtë muajsh e shet këtë makinë 11.000 euro. Dhe kur nis hetimi pas 2 vjetësh makina (një "Benz" i lodhur i 2010) shitet prapë 23.000 euro. Pak si cirk duket apo jo?
Dhe pastaj, po ky tipi i jep dhe nja 120.000 euro (që i mbante në jastëkë) Ajolës dhe nënës për t’i blerë tokën, në një kohë që merr kredi të butë në bashkinë e burrit të Ajolës. Dhe meqë ra llafi, ky tipi ka lekë të ligjshëm aq sa ka Xhafaj flokë të pathinjur. Një pyetje në këtë rast. Mos vallë këtu bie pak erë parfumosje parash? D.m.th. pastrim parash? Mbase jo, mbase prokurori prapë “nuk bind”.
Po tani u bënë shumë më duket. Dhe si të mos mjaftojnë këto, ky tipi, Veliaj këtë radhë, i këput dhe një “muhabet” për qejf me hetuesit duke i “këshilluar” që të mos merren me të dhe gruan e tij. Ata do kenë dashur ta pyesin: “më fal, me kë të merremi këto ditë deri në fund të mandatit, mund të na e thuash?”.
Po pastaj do jenë “frikësuar” dhe janë ndalur. Për vete në fillim, pastaj për dëshmitarët. Se kur ky tipi është aq trim sa i shkruan serbes atyre (se një të mirë e ka, i lë gjërat e shkruara), mbase dëshmitarët do na i hajë me gjithë pupla, do kenë menduar hetuesit e gjorë. Pa folur këtu për celularët që “dhurohen” si për Shën Valentin. Dhe prapë prokurori “nuk bind”.
Në fakt, tani që po e mendoj pak më thellë, këta prokurorët më shume se “nuk bindin” më ngjan se “nuk u bindën”. “Nuk u bindën” të ndaleshin atëherë kur duhet (se tani dhe të duan i marrin të keqen).
“Nuk u bindën” të merreshin me korrupsionin që arrin të kuptojë Xhafaj, atë të policëve dhe hajdutëve të vegjël të qeverisë. Ç’dreqin duan dhe zbërthejnë skema që Xhafajt i duhet mund e djersë për t’i lexuar e kuptuar. Apo i kupton dhe bën sikur nuk i kupton dhe “nuk bindet” se “ashtu është një punë”?
Hall i madh për nder, hall që të thinj shpejt dhe të detyron të blesh bojë me shumicë që të fshehësh atë që nuk e fsheh dot për shumë gjatë. Plakjen, jo prej moshës (ajo mirë se të vijë), por prej kalbjes brenda./ CNA
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, ...
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...