Erion Veliajn nuk ka kush ta mbrojë
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...

Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, për të relativizuar e orientuar zgjedhjet e fundit parlamentare të saj. E megjithatë, zgjedhësit e Kosovës e treguan vetë pjekurinë e tyre politike, duke vendosur, me votën e tyre të lirë, që qeveria e ardhshme të jetë më kolegjiale për të vazhduar punën në dobi të Kosovës, duke i prerë rrugën qeverisjes nga vetëm një parti politike.
Kosova, vendi i dytë më i varfër në Europë sipas përllogaritjeve të institucioneve të besueshme europiane, tregoi vlera të pasura standardesh europiane duke zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet në Kosovë ishin model për procesin zgjedhor të mirorganizuar, fushatën elektorale klasike ku partitë dhe kandidatët shpalosën alternativat e tyre, procesin e votimit dhe numërimit të shpejtë dhe të pakontestueshëm.
Bashkimi Europian ka përshëndetur menjëherë faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Një delegacion i Komisionit për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, menjëherë pas zgjedhjeve, u shpreh se procesi i zgjedhjeve në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor dhe se anëtarët e komisioneve zgjedhore vendore duhet të përgëzohen për bashkëpunimin e tyre kolegjial dhe respektues, duke kapërcyer dallimet politike.
Në Shqipëri, ashtu si edhe në Kosovë, listën e kandidatëve e bën partia apo kryetari, por, në Kosovë, votuesit zgjedhin anëtarët e parlamentit (deputetët) drejtpërdrejt përmes votimit të fshehtë bazuar në listat e hapura. Kjo do të thotë se në Kosovë është qytetari që zgjedh deputetin dhe renditjen e bën votuesi, ndërsa në Shqipëri ende vendosin orekset, parapëlqimet dhe pazarllëqet e politikanëve të partive.
Në Kosovë, vota e diasporës është thjesht pjesë e normalitetit të procesit zgjedhor.
Përkundrazi, në Shqipëri, u desh pothuajse një luftë që të arrihej përfshirja në votime e diasporës dhe kjo vetëm duke filluar nga zgjedhjet që presim të zhvillohen më 11 maj 2025! Për të mos folur që, edhe pse u arrit që diaspora të bëhej pjesë e procesit zgjedhor, stërkëmbëshat për ta penguar nuk kanë të sosur.
Në Kosovë, menjëherë pas zgjedhjeve, brenda 24 orëve përfundon numërimi dhe humbësi njeh humbjen dhe merr përgjegjësitë e humbjes. Ndërsa në Shqipëri, pa mbaruar akoma mirë procesi zgjedhor, fillon avazi i akuzave për vjedhje – një epitet më vete ky që përdoret vetëm në Shqipëri, një shprehje akoma më vulgare sesa vetë tjetërsimi i votës, apo manipulimi i procesit.
Kështu, Kosova, me vetëm pak vite shtet, arriti të bëjë atë që Shqipëria, me mbi 100 vjet shtet, nuk ka arritur ta bëjë: të zhvillojë zgjedhje të lira, të drejta, të ndershme dhe të pranuara nga subjektet konkurruese.
Ja pra, ku e kemi një model për kulturë mbarëkombëtare. Duke vlerësuar dhe zbatuar të tilla modele nga njëri-tjetri, edhe bashkimi kombëtar bëhet një lëndë më e prekshme për të arritur atë që Shqipëria e ka të detyruar me kushtetutë dhe Kosova e sheh si një ëndërr të përjetshme legjitime.
Në këtë kontekst, zgjedhjet politike në Kosovë dhe mesazhet që na dhanë ishin dhe janë pjesë e vëmendjes dhe vlerësimit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për të cilën çështja kombëtare është një nga prirotetet e prioriteteve.
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, ...
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Elvi Fundo Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Me...
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...