
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që prej 12 vitesh qeveris vendin. Opinioni publik është i ndarë. Sondazhet tregojnë që sërish shumica e shqiptarëve e mbështesin kryeministrin Rama.
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha hedh akuza të forta. Shumë prej zyrtarëve të lartë të PS-së, kryetarë bashkish, etj., janë nën akuza për korrupsion, disa janë të arrestuar, disa ndiqen në gjendje të lirë. Koncesione, skandale, afera, akuza, kundërakuza etj.
Përtej asaj makinerisë së madhe që thotë kryeministri, që punon çdo ditë, që është PS-ja, asaj i mungojnë socialistët e vërtetë.
Dje, CNA solli një material ku e identifikonte me emrin e Ditmir Bushatit, por ka dhe mjaft emra të tjerë.
Po flasim këtu për socialistët me kontribute, të ndershëm, që mund të jenë plot, diku në rreshtat e asaj partie, por nuk shfaqen.
Ndoshta nuk janë aq servilë sa 99-çat apo disa nga këta të sektit të Rilindjes brenda socialistëve që kontrollojnë gjithçka që ndodh në qeverisje.
Partia Socialiste ka bërë goxha hapje, forume rinore, anëtarësime, veprime organizative, por deri tani kryeministri Rama nuk ka sjellë “buqetën” e socialistëve të vërtetë që mund të jenë surpriza apo të rikthyerve, të atyre që dikur i ka ndëshkuar se kanë thënë një fjalë më tepër, por që fjala e tyre në fakt mund të ketë pasur dhe peshë.
Edi Rama ka nevojë të dëgjojë dhe të lexojë, të dëgjojë ata që e kritikojnë, ata që janë luajalë me të, jo servilët të cilët në çdo kohë rezultatin e kanë të zgjidhur. Do përfundojnë të korruptuar, do bëjnë dëme, do bëjnë gjëmën dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Partia Socialiste ka nevojë për socialistët e vërtetë, për shumë nga burrat dhe gratë intelektuale të saj që janë të struktura, që nuk po shfaqen deri tani, nuk po i shohim më as në një qasje publike, një elitë që mund të ndryshojë një pjesë të madhe të deputetëve apo të përfaqësimit të PS-së sepse kemi një parlament ku mazhoranca ka deputetë që flasin sa gishtat e duarve. Flet kryetari i grupit Niko Peleshi, Toni Gogu, Erion Braçe ndonjëherë flet dhe Xhafaj dhe më pas flasin ministrat.
Pjesa tjetër me rreth 60 deputetë është thjesht dhe vetëm për të ngritur kartonin. Aty mund të ketë dhe intelektualë të vërtetë, por u ka ikur fjala, kanë gëlltitur gjuhën.
Ndaj duhet të shohim rikthimin e atyre që flasin, të shohim ata që hyjnë për të folur, për t’i dëgjuar, për të vepruar sepse vërtetë PS-ja ka nevojë të ndryshojë, është një forcë e madhe dhe pasuri kombëtare shqiptare, e cila duke vrarë bijtë e saj më të mirë i sjell dëm vendit dhe e kundërta do të ndodhë nëse është më e hapur, më e çlirët dhe më pak komplekse se dhe pa asnjë problem mund të sigurojë dhe një mandat të katërt në rast se di të sillet ndryshe, të ketë qasje me socialistët, me të vërtetën dhe të drejtën./ CNA
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...